Çfarë dihet për mozaikun e kapelës së Durrësit?

July 25, 2015 14:06

Çfarë dihet për mozaikun e kapelës së Durrësit?

I nderuar lexues! Mozaiku i kapelës së Durrësit është mozaiku i vetëm muror i zbuluar në Shqipëri. Në një kapelë të vogël të ndërtuar në amfiteatrin antik në Durrës ka pasur një ansambël të tërë mozaikësh, prej të cilëve janë ruajtur dy panele vertikale në faqet e saj perëndimore e jugore. Në panelin e faqes perëndimore që është ruajtur fare pak, përreth figurës qendrore, një person perandorak femëror, ka anash dy figura të tjera femërore. Bien në sy edhe mbeturinat e dy figurave të vogla dhuruese. Më i ruajtur është paneli i faqes jugore. Në anë është figura e Shën Stefanit dhe më pas vjen pjesa kryesore me tre persona, në figurë qendrore, një basileus me tipare femërore, dy kryeengjëj anash dhe dy figura të vogla të dhuruesve anash. Sipër është një mbishkrim prej dy radhësh.

July 25, 2015 14:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*