Çfarë dihet për mozaikun me luftën e amazonave?

May 20, 2017 09:37

Çfarë dihet për mozaikun me luftën e amazonave?

 

I nderuar lexues! Mozaiku me luftën e amazonave është gjetur në rrënojat e një banese në qytetin antik të Apolonisë.

Ky mozaik si dhe të tjerët e kësaj banese janë vepra të fillimit të shek.III e.s., kur nis sundimi i dinastisë së Severeve. Në emblemën e madhe të tij, të rrethuar nga katër breza me motive gjeometrike, është paraqitur një kompozim prej katër grupe figurash shumëngjyrëshe mbi një sfond të bardhë.

Grupet e figurave janë të lidhura njëra me tjetrën, duke filluar nga ai i Akilit me Pantasilenë e vrarë dhe duke përfunduar te grupi që tregon dy amazona, të cilat sulmojnë një luftëtar të rënë në gjunjë. Gati të gjithë fushën e mozaikut e zë emblema.

May 20, 2017 09:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*