Çfarë dihet për Pjetër Budin?

August 7, 2015 12:26

I nderuar lexues! Pjetur Budi (1566-1622) ka qenë shkrimtar i letërsisë së vjetër shqiptare dhe klerik. Lindi në Gur të Bardhë të Matit. Ishte autodidakt, por i pajisur me kulturë të mirë për kohën. U ngarkua me detyra të rëndësishme kishtare, deri peshkop i Sapës dhe i Sardës (Shqipëri e Veriut).

Me gjithë petkun fetar, Pjetër Budi u përpoq edhe të organizonte një kryengritje të gjerë kundër osmanëve, por këtij qëllimi nuk ia arriti dot. Me përpjekje të mëdha, arriti të botonte në Romë tri vepra në gjuhën shqipe.

Njëra ndër to, “Pasqyra e të rrëfyemit”, që përmban udhëzime mbi ritin katolik të rrëfimit, nuk është një përkthim i thjeshtë; aty autori ndër të tjera, flet edhe për doke e zakone të vendit në atë kohë, që paraqesin interes për historinë, etnografinë dhe si fillime të prozës shqipe. Vepra e gjerë e Pjetër Budit ka rëndësi sidomos për studimet historike të gjuhës shqipe.

August 7, 2015 12:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*