Çfarë dihet për Teqen e Helvetive?

September 30, 2016 11:01

Çfarë dihet për Teqen e Helvetive?

I nderuar lexues!

Teqja e Helvetive ndodhet në Berat; është ndërtuar në gjysmën e dytë të shek.XVIII. Së bashku me xhaminë mbret, medresenë etj. formonin një ansambël në qendrën e vjetër të qytetit. Përbëhet nga salla e faljeve në qendër të kompozimit, një ambient varrimi në anën jugore dhe një portik me 6 harqe në anën perëndimore. Salla e faljeve me planimetri katrore dallohet për dekoracionin e pasur të brendisë. Tavanet janë të punuara me dru të gdhendur dhe të pikturuar. Shkallëzimi i vëllimeve, harmonizimi i pjesëve të plota dhe të hapura, përkujdesja në përpunimin dekorativ të elementeve, siç janë hyrja kryesore, dritaret, harqet e deri tek parmakët e korniza në formë dhëmbë sharre prej guri, karakterizojnë trajtimin e jashtëm të monumentit.

September 30, 2016 11:01
Komento

1 Koment

  1. Arben September 30, 19:47

    PO PER EMRIN, PERSE NUK SHKRUANI PERSE E KA KESHTU.

    HELVETET JANE ZVICERANET AUTOKTON.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*