Çfarë dihet për Teqen e Helvetive?

October 15, 2014 23:02

Çfarë dihet për Teqen e Helvetive?

I nderuar lexues! Teqja e Helvetive ndodhet në Berat; është ndërtuar në gjysmën e dytë të shek.XVIII. Sëbashku me xhaminë mbret, medresenë etj. formonin një ansambël në qendrën e vjetër të qytetit. Përbëhet nga salla e faljeve në qendër të kompozimit, një ambient varrimi në anën jugore dhe një portik me 6 harqe në anën perëndimore. Salla e faljeve me planimetri katrore dallohet për dekoracionin e pasur të brendisë. Tavanet janë të punuara me dru të gdhendur dhe të pikturuar. Shkallëzimi i vëllimeve, harmonizimi i pjesëve të plota dhe të hapura, përkujdesja në përpunimin dekorativ të elementeve, siç janë hyrja kryesore, dritaret, harqet e deri tek parmakët e korniza në formë dhëmbë sharre prej guri, karakterizojnë trajtimin e jashtëm të monumentit.

October 15, 2014 23:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*