Çfarë dihet për Zdrajshin

March 18, 2018 03:45

Çfarë dihet për Zdrajshin

Zdrajshi është fshat në rrethin e Librazhdit që përmendet si vendbanim që më 1467.

Në veri të fshatit ndodhen rrënojat e një qyteze me emrin “Kala”, kurse në perëndim janë rrënojat e një qyteze ilire.

Bën pjesë në zonën etnografike të Çermenikës.

Këtu u  hap e para shkollë shqipe, në krahinën e Çermenikës më 1916.

Gjatë LANÇ janë zhvilluar disa përpjekje ndërmjet forcave partizane dhe pushtuesve.

Këtu ka rënë Heroina e Popullit Shejnaze Juka.

Zdrajshi ka qenë qendër e kooperativës së bashkuar.

Në të ka pasur shkollë të mesme bujqësore, muze, shtëpi kulture, spital, njësi tregtare e komunale.

Sot e gjithë zona është thuajse e braktisur.

b.m. / dita

 

March 18, 2018 03:45
Komento

3 Komente

  1. Patriot Mekembenetok March 18, 18:50

    E braktisur, e braktisur eshte zona, por bunkeret nuk paskan levizur vendit!

    Reply to this comment
  2. MH March 18, 19:36

    Shejnaze Juka.
    Asht me origjin bije Pecaj Shale e gjakut te bajraktarit Mark Lula(Marlula).Daja i babes se Mic Sokolit.Para se te shkeputen nga trungu i oxhakut te Pecajve,kishin mbiemnin Çukaj.Kur jane vendos ne Shkoder aty diku tek qinari i Top Hanes kane ndrue besim nga katolik ne mysliman dhe per te mos hupur krejt nga origjina kane ndrue vetem germen e pare te mbiemnit “Ç” ne germen “J”.Pinjoll i ketyne Çukaj asht dhe ish sportisti futbollisti ma simpatik i Vllazenise,rrezisten dhe me shpirt luftarak per te kene gjithmon fitimtar i ndjeri Xhelal Juka.

    Reply to this comment
  3. MH March 18, 19:38

    Shejnaze Juka.
    Asht me origjin bije Pecaj Shale e gjakut te bajraktarit Mark Lula(Marlula).Daja i babes se Mic Sokolit.Para se te shkeputen nga trungu i oxhakut te Pecajve,kishin mbiemnin Çukaj.Kur jane vendos ne Shkoder aty diku tek qinari ne Top Hane kane ndrue besim nga katolik ne mysliman dhe per te mos hupur krejt nga origjina kane ndrue vetem germen e pare te mbiemnit “Ç” ne germen “J”.Pinjoll i ketyne Çukaj asht dhe ish sportisti futbollisti ma simpatik i Vllazenise,rrezisten dhe me shpirt luftarak per te kene gjithmon fitimtar i ndjeri Xhelal Juka.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*