Çfarë dimë për Onufrin

August 27, 2019 03:16

Çfarë dimë për Onufrin

Onufri ishte piktor shqiptar i shekullit XVI.

Krijoi në fushën e pikturës murore dhe të ikonave.

Shtoi, në vijim të traditës pikturore të shek.XIII-XV elementin realist dhe etnografik.

Onufri shkoi drejt zbutjes së kanonit bizantin, drejt përqasjes në një masë më të madhe të pikturës kishtare me jetën e gjallë dhe ambientin real.

Ai ka zbukuruar me pikturat e tij një varg kishash në Berat, Shpat të Elbasanit, si dhe Maqedoni e Greqi.

Veprat e Onufrit kanë karakter të kushtëzuar mesjetar nga tema dhe trajtimi.

Zë një vend të shquar në kulturën shqiptare dhe atë ballkanike.

La pas nxënës dhe pasues të njohur.

o.p. / dita

August 27, 2019 03:16
Komento

1 Koment

  1. demo August 28, 16:19

    Kaq.Nje mrekulli.
    Fantazite e Zeqos jane si llustra jevgut.
    Ti i thua llustraxhiut:-Nuk dua xhela,nuk dua kadife.Jo!Llustraxhiu do beje te veten,qe te duket si prodhuesi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*