Çfarë do bëhet me ne 30 mijë të diskriminuarit?

July 5, 2018 10:00

Çfarë do bëhet me ne 30 mijë të diskriminuarit?

I nderuar z.Kryeredaktor

Ju lutem botoni në këndin tuaj, letrën tonë të hapur për kryeministrin Edi Rama. E kemi shkruar në pergjigje te ligjit te ri te strehimit dhe e kemi titulluar: Qeveritarë e ligjvenes, a do te vini barazi ndermjet shtetasve te cilet Ju i udhehiqni?! Lutem trajtojeni me përparësi, sepse problemi është shumë shqetësues.

****

I nderuar z.Kryeministër

Eshte e vertete se qeveria ka mbajtur mjaft premtime per te cilat edhe ne si votuesit tuaj gezojme per keto arritje, se ne fund te fundit prandaj erdhet ne pushtet me voten e madhe popullore te cilet shpresonin se nje dite do te ndryshonin shume gabime e faje te bera nga ish qeveria e Berishes ne shkelje te ligjeve e kushtetutes.

Gezohemi dhe iu inkurajojme per ndryshimet e bera ne shume fusha te jetes si, ne ekonomi, kulture, turizem, transport, shendetesi etj. Por….!? Ndermjet premtimeve qe ende nuk po shohin drite ne fund te tunelit eshte dhe mbetet problemi ynë i strehimit, si problemi me akut, strategjik e i perhershem per kedo qeveri qe do te jete ne pushtet.

Detyrohemi t’ju rikujtojme se ne 1 milioneshin e votave ishin edhe votat e mbi 30 mije qytetareve te cilet banonin ne banesat shteterore (para vitit 1992) te cilet, jo per fajin e tyre, as per zgjedhjen e tyre, por u strehuan nga shteti i kaluar sipas rregullave dhe ligjeve ne fuqi.

Keta qytetare ne vitin1992, ne zbatim te ligjit 7652 u lane jashtë privatizimit te banesave sepse banonin ne ish pronat private. Ky ligj, sic dihet beri te mundur qe mbi 230.000 familje te beheshin pronare te shtepive duke paguar nje vlere qe varionte nga 0 leke ne 6000 e 18000 leke maksimumi, nder te cilet kane perfituar edhe qeveritaret e ligjvenesit qe ishin dhe jane sot ne pushtet.

Kane kaluar 25 vite, ne presim dhe ende shpresojme tek qeveria e cila te impenjohet e te gjeje rruget per te rregulluar kete handikap te papare ne asnje nga vendet e demokracive te rajonit.

Kete padrejtesi, kete veprim barbar per te mos thene “genocid” ndaj kesaj shtrese te popullit tone nuk jemi ne gjendje ta kuptojme. Shpesh mendojme se mos valle kemi bere ndonje gabim ndaj shoqerise apo shtetit, mos bejme pjese ne ndonje grupim rracor qe mund te prishe “rracen e kulluar” te ish qeveritareve e parlamentareve e te liderve te partive politike, apo mos kemi qene antare apo simpatizante  te partive  nazi – fashiste apo…..?!

Pergjigja eshte Jo. Ne jemi po aq qytetare te denje sa edhe ju qe I blete shtepite sa vlera e nje biciklete, ndersa ne me ato palo ligje qe nxorri qeveria Nano dhe qe e nxiu me tej Berisha dhe ju qe vazhdoni te zbatoni keto ligje, na detyroni te paguajme miliona per te blere nje shtepi. A e dini zoterinj se jane hartuar e ndryshuar gjashte here ligjet e strehimit? Vetem qeveria Meta e cila hartoi nje ligj qe i pergjigjej qytetareve duke i dhene vleren ne lek atyre qe banonin ne banesa ish prone private nga 1.800.000 lek te reja për nje apartament 1+1 dhe 2.300.000 lek te reja për 2+1, ligj te cilin qeveria Nano e çfuqizoi dhe hartoi ligjin te financimit te banesave me 3% interes ne banka.

Nuk duam te zgjatemi me historikun e lojes se ligjeve por nuk rrime dot pa  kujtuar menxyren e aktit normativ te qeverise Berisha kur Ju e braktiset kuvendin dhe kur ky akt u kthye ne ligj, sepse ishit te vetedijshem per shkeljen e te drejtave me elementare te qytetareve per drejtesi e barazi para kushtetutes por sot ju, vzhdoni pa iu dridhur qerpiku zbatoni me perpikmeri kete akt antikushtetues te rrezuar dy here nga gjykata kushteuese. Ju nuk duhet te harroni se zbatimi me dore te hekurt I aktit normative nga ana e policies se Berishes, qe nxorri me dhune dhe hodhi ne rruge 3200 familje ku pervec streseve psiqike e morale pati edhe 4 viktima: 2 gra te moshuara ne qytetein e Durresit, njera u vetedogj ndersa tjetra ndroj jete ne cadren e plasmasit para bashkise. Ne Tirane, nje qytetare pesoj infarkt ne oborrin e shtepise kur I nxorren me force plackat, ndersa ne Kavaje nje qytetare tjeter vrau vehten. Shtrojme pyetjen, a mund te heshtet per kete gjeme njerzore? Ju keni heshtur dhe vazhdoni te heshtni.

Keto ngjarje ngjajne si dy pika uji me vrasjen e 4 qyteareve para kryeministrise te cilet kerkonin drejtesi e barazi. Beni shume mire qe i rikujtoni keto 4 vikima, por nuk beni hic mire kur harroni me dashje po 4 vikimat e lartepermendur.

Edhe dy fjale per deputetet e kuvendit. Vertet nuk i zgjodhem ne si emra ne listat e deputeteve, por iu votuam me besim se sido qe te vij puna Ju duhet dhe mund te diskutoni pa friken e kryetarit te partise apo k/ministrit kur shkelet kushtetuta, kur bastardohen, anashkalohen e shkelen ligjet.

Mos harroni Ju se ne listen e te pastreheve jane baballaret, vellezerit, motrat tuaja. Diskutoni ne komisione me shpirt dhe jo vetem me ngritjen e dores sepse ulni vlerat tuaja si perfaqesues te popullit qe  iu ka zgjedhur sepse zgjidhjen e drejte kushtetuese nuk e zgjidhin format qe permban akti normativ i Berishes. Nuk zgjidhen padrejtesite me lemosha finanziare me 0% inters (dhe keto aq te pakta). Shtepite sociale me 70 – 100 mije leke qera ne muaj nuk e zhbejne dot pabarazine ndermjet atyre qe i fituan shtepite ne vitin 1992 me crime qe cituam me lart.

Shoqata jone nuk do te terhiqet asnjehere per te kerkuar zbatimin e kushtetutes e cila na jap te drejte me nenet e saja nr.15,17,18 e 25. E drejta vonon kur qeveriset mbrapsht por ajo triumfon kur ne gjykaten kushtetuese do te ulen gjyqtare te ndershem, te paanshem te cilet do te na i njohin te drejtat tona kushtetuese.

Grupi i punes qe hartoi ligjin e ri per strehimin asnjehere nuk na ftoi si perfaqesues te grupeve te interesit per te na degjuar si grupi me I madh e me problemaik qe eshte shoqata jone, prandaj ne me keqardhje themi se rruget qe rekomandon ligji për strehim për ne jane hipokrizi, dredhi e dashkeqese.

Falënderojme lexuesit, kushdo qofshin ata qe te na mbeshtesin ne kauzen tone te drejte.

Myftar Kurti 

Kryetar / Shoqata e Qeramarësve Në Shtëpitë Shtetërore ish-Pronë Private

 

 

July 5, 2018 10:00
Komento

5 Komente

  1. MH July 5, 14:31

    Kauza e juaj asht aq e drejte sa drita e diellit mbi toke,Edhe nese ret e zejne Ai e gjen vrimen per te depertuar drejt mbi toke.
    Une do i kisha ba thirjje Kryeminstrit teper i dashuruar me temen bashkqeverises.Urdhero dhe zgjidhi keto pune se nuk jan pak.
    Persa ma siper te mirepresim ose na mireprit te bahemi “bashkqeverises”.

    Reply to this comment
  2. shigjetari July 5, 19:53

    PER kte problem vertet madhor esht maskaralliku i PDs me sokol olldashin ne krye qe nxoren ligjin dhe nxoren njerzit jasht me dhun ,dhe si plera te ksaj politike qe jan ,nuk i kerkuan ish pronarve qe te dorzonin shtepin e shtetit qe kishin ne kembim te asaj qe pretendonin te mernin ,por ata plera i ben pronar te nje shtepi dhe nje apartamenti , ju ju lan jasht ,se nga rrugaçet ePDs nuk ke çfar te presesh ,kta ne at koh nxoren dhe nje çift pleqsh ne durres nga80 vjeç dhe vdiqen nga i ftoti ne stol ne lulishte ,ato gjynahe beri olldashi me trimat e vet ne at koh, ED RAMA dhe PSja urgjent duhet ti rregulloj me banim kta njerez qe kan te gjitha te drejtat e botes te ken nje apartament se dhe aty ku kan qen kan paguar 50 vjet qera ,ED RAMA mos haj mut e shperblen ish te burgosurit qe kan qen shkelsa ligji dhe jan denuar me gjyq ne at koh se kan qen llumi i shoqeris se asaj kohe , por tju rregulloj ju e ka detyrim se politika dhe shteti ju ka vjedhur me dhun ,ju ka grabitur qeveria PDs , ED RAMA duhet urgjentisht te rikuperoj demet qe ka ber partia antishqiptarve PDja ,siç riparoj demet me biznesin ,çohuni te ter ne kemb dilni ne shesh mos u shkulni nga sheshi pa mar nje vendim politika qe ju grabiti tju kthej hakun qe meritoni si ter SHQIPTARET,le te nxieri me dhun ish pronaret nga apartamentet e PPSHse dhe tja u japi ju ,jo ca te nenes e ca te lopes ,ngrihuni ne kemb me fmi gra e burrra pleq e plaka ,me dhun mereni ate qe meritoni me pash , rrespekte shoqates tuaj.

    Reply to this comment
  3. Lori July 8, 12:56

    Paradoksi i kesaj maskarade e iniciuar nga pianeci Nano e e pasuar nga kryekrimi shqipetar Berishe “burre shteti” qe s’la maloker pa bere me prone e vjedhur e zaptuar ne Tirane e ne qe iu nenshtruam ndryshimeve demokratike(demografike) u trajtuam si dikur kulaket duke mos na dhene te drejten per tu bere pjese e shoqerise ne integrimin e sistemit e ekonomise se tregut te lire duke na mohuar te startojmete barabarte ne kete shoqeri!Jo vete qe dallaverxhijte,te paudhet,halabaket rmbyen pronat shteterore e sot jetojne si bllokqene por kerkush prej ksaj klse te felliqur politike prej mese 28 vjeçare nga te dyja krahet nuk u kujtuar per Ne si njerez ku mbizoteronte zbatimi i ligjit deri ne zgjidhjen e ketij problemi!Kane kalua mese 2 vite e kalvari i kesa beme shkerdhatokracie vahdon edhe sot ne ditet e some ku autori shume bukur e shtjellon!Ne sot vazhdojme te jemi akoma te denuar per te mos u bere pjese e kesaj shoqerie duke u nepekembur per nje kerkese legjitime e mese te drejte ku jo vetem qe duhet te paisemi me strehim si gjithe popullata e viteve 90 falas por duhet perse jo te na njihet edhe nje demshperblim siç po beni Ju horrat e politikes sot me ata qe u prishin qetesine duke i kompesuar nje per nje !Ish pronareve sistemi i instaluar u fali edhe pronat shteterore u ishin banues para 1990 edhe ato per te cilat pretendonin se ua kishte marre pushteti popullor ne fillim vitet e pasluftes!Jam i bindur qe ka ardhur koha qe z.Rama te vere dore urgjentisht mbi kete shtrese duke gjetur modalitetet e nevojeshme qe kete pjese te shoqerise ta beje te barabarte me pjesen tjeter qe jo vetem iu njohen pronat por edhe iu fzlen ato ish shteterore!Le tua sekuestroje Berisheve,Nanove,Meteve e plot langove me kollare te jargosura nga yndyrat e perditeshme qe hane ne saje te ketij populli qe e ka me lehte te protestoje perse nuk ç’faq Tv telenovelat Turke se sa per te qene nje shoqeri me te drejta te barabarta!Kam bindjen se siç bene takimet katund me katund z.Rama duke degjuar zerin e popullit le ta digjoje edh zerin e kesa shtrese qe sot eshte abandonuar duke u degzdisur ku te mund jashte kufinjve te ketij vendi per te gjetur ndonje strehe!

    Reply to this comment
  4. rruga kavajes July 8, 17:55

    bravo shigjetari.pronaret e shtepive te shtetezuara para se te na kercenin duke na kercenuar dhe shantazhuar,te dorezonin hyrjet e socializmit ku kishin pjese dhe prinderit tane si prona shoqerore.madje ata moren vrull pikerisht nga anti-ligjet qe shkelin te drejtat civile ku e drejta e strehimit eshte themelore.keshtu ata u bene me 10-15 hyrje kurse ne si hebrejte me placka ne krah me pleq prinder te semure qe pas pak kohesh na vdiqen te deshperuar.pse ne nuk jemi edhe ne pronare nuk kane patur prona prinderit tane ne kohen e zogut te mrekullueshem ? ata qe pretendonin banesen time ishin disa sifilitike tirone 95 % antare te ppsh dhe u pozicionuan turpshem kondra duke lepire ate qe kishin peshtyre ku ishin tash 40 apo 50 vite kur paskan qene pronare dhe anti-komuniste kinse ?
    e drejta do te dale ne shesh sic thonin latinet post tenebras lvce pas erresires 70 vjecare do te shkelqeje edhe per ne rrezja e drites ! Durim duhet vec Durim ! ARRIBA SHQIPNIJA !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*