Çfarë do të thotë Bezisten?

November 13, 2017 04:55

Çfarë do të thotë Bezisten?

Bezisten quhej dikur një treg i mbyllur që shërbente për shitjen e mallrave të çmuara: të pëlhurave të importit, argjendarisë, armëve të zjarrit, gurëve të çmuar etj.

Përfshinte një numër dyqanesh, ishte i fortifikuar, i siguruar me porta të mëdha dhe të rënda dhe ruhej natën nga njerëz të armatosur.

Bezistenët ishin bërthamat më të rëndësishme tregtare të qendrave më të mëdha qytetare.

Në Shqipëri në shek. XVII – XIX Bezistene u ndërtuan në Shkodër, Prizren, Berat, Prishtinë etj. nga njerëz të pasur dhe funksionarë të lartë.

Me rëndësi ishin Bezisteni i Shkodrës, i ndërtuar më 1807-1808 nga veziri Ibrahim pashë Bushatlliu dhe Bezisteni i Prizrenit, që u dogj më 1835.

n.s. / dita

November 13, 2017 04:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*