Çfarë duhet bërë para, gjatë dhe pas një tërmeti

November 26, 2019 15:09

Çfarë duhet bërë para, gjatë dhe pas një tërmeti

Çfarë duhet të bëjmë para tërmetit

1 – Sigurohuni që të keni një mjet shtëpiak për zjarrfikje, një set mjekësor të ndihmës së parë, një elektrik dore

2 – Mësoni si jepet ndihma e parë.

3 – Në familje duhet të dinë të gjithë si fiket gazi, uji dhe energjia elektrike.

4 – Të keni një plan paraprak ku të takoni familjen tuaj pas një tërmeti nëse shkëputet komunikimi.

5 – Mos mbani objekte të rënda në rafte të larta (ato bien gjatë tërmetit dhe mund tju dëmtojnë).

 

Çfarë duhet të bëjmë gjatë tërmetit

1 – Rri i qetë! Nëse je brenda, rri brenda. Nëse je jashtë, qëndro jashtë.

2 – Nëse jeni brenda qëndroni përballë një muri afër qendrës së ndërtesës, nën kafazet e dyerve të brendshme, ose shtrihuni nën tavolinë. Qëndroni larg nga dritaret dhe dyert e jashtme.

3 – Nëse jeni jashtë, qëndroni larg nga shtyllat e energjisë. Qëndroni larg ndërtesave (sende mund të bien nga ndërtesa ose vetë ndërtesa mund të bjerë).

4 – Mos përdorni shkrepëse, qirinj ose flakë.

5 – Nëse jeni në makinë, ndaloni makinën dhe qëndroni brenda derisa të ndalet tërmeti.

6 – Mos përdorni ashensorë (ata ngecin gjithsesi).

7 – Kini kujdes nga oxhaqet (ato mund të bien)

 

Çfarë duhet të bëni pas tërmetit

1 – Kujdesuni për veten dhe ofroni ndihmë për këdo që ka nevojë.

2 – Kontrolloni burimet e ujit, gazit dhe elektrikut. Nëse ndonjëra është dëmtuar, fikini.

3 – Qëndroni jashtë ndërtesave të dëmtuara.

4 – Kini kujdes nëae kërkoni në rrënoja. Vishni çizme ose këpucë të forta për të mos prerë këmbët.

5 – Qëndroni larg plazheve. Cunamit ndonjëherë godasin pasi toka ka ndaluar së dridhuri.

6 – Nëse jeni në shkollë ose në punë, ndiqni planin e urgjencës ose udhëzimet e personave përgjegjës.

 

l.h/ dita

November 26, 2019 15:09
Komento

1 Koment

  1. Tomor Voda November 29, 06:40

    — Kujtesa, udhezues dhe istruksoione te tille jane te domosdoshem
    —- Ato duhet te afishohen ne disa vende ku grumbullohen njerez per nevoja tte ndrysme si — Shkolla, qendra mjeksore, banka e arka kursimi, etjer…
    —- Ne shkolla duhet te futen ne programin mesimor disa mesime te tilla qe kane brenda anen teorike dhe praktike . Te gjenden lenda [lendet] me te parshtateshme ku te perfashihen mesime teorike praktike
    —- Te pergatitet nje broshure ne forme kujtese , shoqeruar me anen figurative te paisjeve dhe veprimeve per perdorimin e tyre apo Gaz,Elektrik, Uje, Mjekesi [ndima e shpejt ] ettjj … Ate ta kete cdo familje..
    — Dikur , disa nga keto njohuri mereshin ne shkollat e mesme ne edukimin ushtarak, punen me dru e metal, ne FVVP , ne SHLU[shkollat ee lira ushtarake/ne Zbore etj
    —- Ne disa raste jane mare masa, jane hartuar rregullore e ligje pasi e kemi pesuar . Pershembull deri ne fillim te vteve 1980 ne rregulloren e jetes brendeshme ne ushtri PER TU MBROJTUR NGA ORTEQET E BORES GJATE VENDOSJES NE FUSHIM OSE MARSHIME ishin shkruar vetem 4-5 rreshta .
    Ato u pasuruan mbasi ndodhi ORTEKU I FEKENIT ku humben jeten rreth 12 studente dhe oficer si dhe u demtuan shume te tjer…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*