Çfarë duhet bërë për një rast që dyshohet me Covid-19?

March 25, 2020 21:55

Çfarë duhet bërë për një rast që dyshohet me Covid-19?

Krahas rregullave të distancimit social dhe kujdesit për higjienën që të gjithë në duhet të tregojmë, thelbësore në shkëputjen e zinxhirit të infektimeve është edhe referimi i duhur i rasteve për kujdes mjekësor të specializuar.

Lidhur me pyetjen se çfarë duhet bërë për një rast që dyshohet me koronavirusin e ri, ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik sqarojnë se: “Në kontekstin e shfaqjes së një agjenti infektiv, për të cilin nuk njihet mirë mënyra e transmetimit të drejtpërdrejtë nga njeriu te njeriu dhe rreziku epidemik dhe biologjik, çdo rast i dyshuar duhet të trajtohet sipas procedurës së përgjithshme bazuar ne ligjin 15/2016 për sëmundjet infektive.

Kështu, të gjithë mjekët e qendrave shëndetësore që trajtojnë një pacient që dyshohet se është i infektuar me koronavirusin e ri, duhet të njoftojnë sipas ligjit 15/2016 dhe të kontaktojnë mjekun infeksionit, si dhe Qendrën Kombëtare të Urgjencës në numrin 127, nëse rasti duhet të paraqitet, apo shtrohet në spital menjëherë për shkak të gjendjes shëndetësore të manifestuar.

Por, nëse pacienti kontakton sistemin e kujdesit shëndetësore parësor (mjekun e tij të familjes, Qendrën Kombëtare të Urgjencës Shëndetësore në numrin 127), këshillohet që të mos e drejtoni menjëherë në urgjencë, por të organizoni kujdesin e tij me masat e para mbrojtëse, në mënyrë që të shmanget kontakti me pacientët e tjerë, dhe madje edhe në mungesën të shenjave në favor të transmetimit nga njeriu te njeriu. Ndërsa për rastet kur simptomat flasin për një gjendje të rëndë, pacienti duhet të referohet për trajtim më të specializuar pranë Shërbimit Infektiv në QSUT, që aktualisht është spitali i parë për trajtimin e Covid-19.

 

p.k\dita

March 25, 2020 21:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank