Çfarë duhet të bëjë PS me Ramën?

December 7, 2018 02:19

Çfarë duhet të bëjë PS me Ramën?

I nderuar z.Kryeredaktor

Unë që po ju drejtoj këtë Letër, jam e majtë, jo antare e Partisë Socialiste, por që gjithmonë kam votuar për të. Vij nga një familje patriote, që gjatë luftës u bë pjesë e Ushtrisë NC-Çl dhe e ideve komuniste, të vetmet që u dhanë dritë e shpresë shumicës së popullit shqiptar, jo vetëm për liri e pavarësi por edhe për çlirim shoqëror.

Ëndra dhe besimi që populli inspiroi gjatë luftimeve me pushtuesin e huaj dhe me kolaboracionistët u bë realitet pas Çlirimit të vendit.

Kontributi i Luftëtarëve shqiptarë,të radhitur në Koalicionin e Madh Antifashist Botëror,duket i parëndësishëm  në krahasim me kontributin e Bashkimit Sovjetik, Amerikës apo Britanisë, por dhe të gjitha vendeve të tjera të pushtuaranga nazi-fashistët. Por realisht vendi ynë i vogël dha një kontribut të madh, duke pasur parasysh popullsinë e tij prej më pak se 1.000.000 banorë në atë kohë.

Jo vetëm kaq, por ne krenohemi se përveç ndihmave materiale angeze, dhe këshilltarëve të tyre, shumë më të pakta se ato që i dhanë Ballit Kombëtar dhe Legalitetit , Ushtria NC-ÇL e çliroi vetë, pa ndihmën e askujt, gjithë territorin e Shqipërisë.  Kjo ka rëndësi të veçantë, se nuk u desh asnjë ushtar i Koalicionit anti-fashist të ndihmonte në Çlirimin e vendit, siç u bë në Jugosllavi, Greqi, Itali, Poloni, Francë etj, vënde me popullsi shumëfish më të mëdha se vendi ynë, ku dhe lufta guerilo-partizane ishte shumë e zhvilluar.

Prandaj dhe monarko-fashistët grekë e patën të pamundur, megjithë ndihmën direkte të Britanisë të realizonin ëndrën e tyre të marrjes së Jugut të Shqipërisë në tavolinë, në Konferencën e Paqes në Paris,duke pretenduar që ne kishim qënë pjesë e ushtrisë fashiste.

E të mendosh që këto pretendime absurde, grekët edhe sot e kësaj dite, i përdorin si “gozhdë Nastradini” së bashku me ligjin qesharak, por jo të parrezikshëm të  Luftës, dhuratë nga klikat kolaboracioniste qeverisëse gjatë pushtimit, të cilat sot me tam-tame po i ringjall ky tranzicion “demokratik” , që nga qeveria blu e deri në qeverinë e sotme mavi.

Por pse unë po i dërgoj këtë Letër të Hapur, gjithë Partisë Socialiste, që nga Kryesia e Partisë  e deri tek  anëtari më i theshtë.

Partia Socialiste lindi si ndryshim i emrit  dhe i superstrukturës së PPSH. Baza e saj ishte pothuajse po ajo, veteranët, që në 1990 ishin 28 vjet më të rinj, një pjesë nga bijtë e tyre, që kishin influencë të madhe në PS, sepse kishin pasur poste drejtuese, si në ekonomi ashtu dhe në Parti, dhe ne të tjerët, bijtë e veteranëve, që na udhëhiqte vetëm patriotizmi.

Kjo ishte një bazë e fortë, e kulturuar dhe atdhedashëse, që siç dihet i bëri ballë shtetit blu, antishqiptar. Unë kam qënë në një nga komisionet e zgjedhjeve të para, në Tiranë. Ishin zgjedhjet më demokratike që janë bërë. Njerzit votuan vetë, pa presion, se PD kujtonte se e kish fitoren në dorë. Rezultati i zgjedhjeve të 91, ishin zhgënjyese për PD, por, çuditërisht, dhe për botën.

Dihet si vazhdoi e ndryshoi historia, si u ideua masakra e Shkodrës, dihet kush i leu duart me gjakun e pafajshëm të dy të rinjve, që dëshëronin me të drejtë ndryshim, por ndryshim demokratik, e jo me dhunë e zjarrvenie. Kështu u krijua precedenti i forcës që filloi të përdorej në masë nga PD si mjet nënshtrimi.

Po ku qëndron gabimi i Kryesisë së Partisë Socialiste? Në programin e saj ishte e natyrshme dhe e domosdoshme dëshira për ndryshim, në mënyrë rrënjësore të konceptuarit e zhvillimit të ekonomisë, në një kohë kur ekonomia socialiste kishte dështuar.  Por në krye të saj u vunë bij të ish pushtetarëve, të shkallës së mesme, të cilët, megjithë kulturën, arsimin e plotë dhe dëshirën për të ndryshuar, treguan se nuk kishin idealin e lartë të mbrojtjes së atdheut, të pasurive të tij, se ishin mësuar t’i gjenin të gjitha gati, pa mundim.

Kritikë mund të bëjë kushdo, por kur vjen puna të ruash sa ke arritur dhe të jesh i zoti të arrish ëndrën e popullit për tu bërë“ si gjithë Europa”, atëhere ndryshon puna.

PS, megjithëse kishte shtetin, të organizuar më së miri, në të gjitha strukturat e saj, kishte një shumicë të majtë të padiskutueshme, e gënjeu dhe zhgënjeu atë, duke u dorëzuar para presionit të Rajersonit dhe të një Partie, e cila që në fillim u duk që ishte revanshiste, antikombëtare.

Si reagoi PS ? Që në fillim u bashkua me zërat e korbave të zinj, të orkestruar mirë nga agjenturat e huaja, të lobeve antishqiptare në Amerikë, si greke, sërbe e akoma më shumë balliste, si Biberaj, Pipa me shokë, për të sulmuar Shqipërinë Socialiste dhe Enver Hoxhën, me të gjithë armët e sofistikuara që zotëronin mirë, shpifje e presion. Menduan se duke sharë “Diktaturën” dhe udheheqësin e saj do të “pastroheshin” nga e kaluara e tyre, dhe do të bëheshin të besueshëm për të huajt, që i udhëhiqnin e i udhëzonin , hap pas hapi.

Në këtë çorbë anti-shqiptare morrën pjesë të gjitha ambasadat e vendeve perëndimore, të cilat vunë kusht kryesor çrënjosjen nga memoria të të gjitha arritjeve të Diktaturës Komuniste. Kështu u lëshua kushtrimi për zjarr e shkatërrim, nga veriu në jug, për shkatërrimin e të gjitha veprave, që ky popull i mjerë me djersë e mundim i kishte ndërtuar në 50 vjet.

Kjo situatë oportunizmi, servilizmi dhe nënshtrimi ndaj të huajve, duke hedhur baltë mbi të kaluarën, e duke bërë be e rrufe që nuk kishin asnjë lidhje me të, i dobësoi ata, i bëri të pabesueshëm, i ktheu në baltë plastike ndaj çdo presioni të huaj, ndërkohë që luftonin kundër një partie- klan i UDB-së.

Kur edhe dekani dhe filozofi i PS-së, Servet Pëllumi, pa asnjë analizë koherente, objektive, shkruante kundër Enver Hoxhës dhe “krimeve” të diktaturës, deri edhe kundër Marksit, çfarë mund të prisje nga klika neofashiste e pinjollëve të krerëve të   kolaboracionistëve të tipit Butka me shokë?!  Çfarë mund të prisje prej shumë nga të persekutuarit komunistë, që organizatën e tyre pseudo-veterane, e bashkangjitën me ata, kundër të cilëve kishin luftuar deri në ’44 ?!

Më kujtohet si sot, babai im, veteran, ish-pjesmarrës në çlirimin e Tiranës, kur në nëntor të 1991 dëgjoi ish-gjeneralin e dënuar, Rahman Perllakun, për të cilin kishte njërespekt të veçantë, që në radio deklaroi se Shqipëria u çlirua në 28, e jo në 29 nëntor të 1944.

Deri atëherë im atë nuk besonte që Perllaku i ishte bashkuar korrit antishqiptar, që kishte marrë përsipër të ndryshojë gjithë historinë e periudhës së Luftës dhe të ndërtimit socialist. Kur dëgjoi këtë gënjeshtër të poshtër nga njeriu që kishte qënë ushtarak i lartë, mbylli sytë u zverdh dhe pasi qëndroi nj ëcopë herë pa folur, sikur dikush ta kish zënë prej fyti, tha: “Nuk e besoja, por këta e paskan pasur hak dënimin”!

E thënë nga im atë , që 1974 e kishte përjetuar shumë keq, si të padrejtë e dobësim të ushtrisë, dënimin me vdekje apo arrestimin e grupit të ushtrisë, kjo kishte domethënie të madhe. E gjithë kjo luftë kundër vehtes, për tu bërë fresk të huajve, për t’i bindur se “ne jemi njerëz me dy këmbë si ata” dhe për përfitime thjesht personale, na e uli figurën , si komb me personalitet, siç njiheshim para 90-s.

Vitet e mëvonshme treguan se edhe kur PS ishte në pushtet për tetë vjet, kuptohet se nuk mund të krahasohet me pushtetin e PD, nuk solli ndryshime rrënjesore, të pritshme për popullin që e ndiqte. Po të kujtosh çfarë është realizuar në 8 vitet e para të pas 1944, as ka krahasim në ndryshimet rrënjësore që solli për popullin “diktatura”.

Vetëm kaq të ishin idealistë ata që kryesojnë të majtën, të krahasohen me rezultatet, të cilat i kanë nxirë , por që mbahen mënd mirë nga ata që e jetuan diktaturën.   Mendo sot, ministri Gjiknuri guxon dhe mburret për nxjerrjen e kromit, se ka kaluar rezultatet e para 90-tës. Por harron derëziu të analizojë (duke e nxjerrë vehten bllof) se në dobi të kujt ka vajtur nxjerrja e babëzitur dhe pa kriter e kësaj pasurie përrallore, popullore, sa , të paktën, të pyesë sa ka përfituar  Bulqiza nga pasuritë e saj nga e cila kanë përfituar manjatët shqiptarë, të huajt dhe shteti vetë. Zero!

Lufta e brendshme në PS dhe ndarja e saj, solli marrjen e pushtetit nga PD. Në këtë kohë Edi Rama bëhet personazh i rëndësishëm, në vakumin që u krijua brenda PS, nga lufta e saj e brendshme. Kur ai u pranua në PS, të gjithë e dinin që vinte nga e djathta, por që me ftesën e së majtës kishte kryer me sukses mbresëlënës detyrën e Ministrit të Kulturës dhe atë të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, në kohën më të vështirë të kjoskëzimit dhe të shëmtimit të saj.

Për hir të të vërtetës, Edi Rama i meritoi votat e të majtës, për punën në ndryshimin e Tiranës. Kishte dhe të meta, patjetër kishte, u betonizua Tirana dhe u zhdukën sipërfaqet e gjelbërta në mes pallateve, ku luanin fëmijët dhe rrinin pensionistët. Ka më të metë se kaq, të zhdukësh gjelbërimin?!

Por ky nuk ishte vetëm faji i tij, por i të gjithë deputetëve të majtë , të paguar nga populli, që as duan tia dinë për ligjet që votojnë. I votojnë në tufë, pa menduar konseguencat ose dhe duke përfituar nga to. Zgjedhja e tij si kryetar i PS , kishte vakum ose jo, u bë nga kryesia. Të gjithë e njihnin me kë kishin të bënin, me një njeri të kulturuar, puntor por kërkues për atë që kërkon deri në prepotencë.  Drejtimi i një partie , e sidomos e një shteti, nuk është si të drejtosh një ministri ose një bashki , qoftë ajo dhe Tirana.

Ndryshimet që solli Rama, si në parti dhe në krye të shtetit, nuk u pëlqyen nga garda e vjetër, se kuptohet që vizioni i tij, si për mirë ashtu dhe për keq, nuk kishte lidhje me të tashmen por me të ardhmen, kur do të vendosë pushtet absolut.

Me marrjen e pushtetit në 2013, shteti filloi të funksionojë por me kosto. Shpesh herë gjen që shteti ndërhyn , në aksione apo projekte që në fakt rregullojnë mjedisin , por pa një shpjegim të gjërë paraprak, jo vetëm me aktorët por dhe me publikun e gjërë, i cili vihet në dijeni vetëm kur fillon dhuna.

Si rasti i banorëve të Astirit. Pse shteti , që “është në gjendje të kapë lepurin me qerre” nuk publikoi më parë gjërësisht këtë aksion kaq të madh, me vlerë vërtet të rëndësishme për zhvillimin e asj zone, pjesë e rëndësishme e Tiranës? Pse shteti nuk publikoi paraprakisht listën e familjeve që duhej të lëviznin, dhe bashkë me to dhe mundësitë reale që ato kanë për të lëvizur? Pse duhet të informohet publiku vetëm 15 ditë më vonë për dokumentet që disponojnë për pasuritë e pa deklaruara të shumë prej tyre, më të zellshmit në kundërvenin me forcë kundër policisë?

Kjo sjellje tregon o paaftësi organizative të organizmave përkatëse, pra shtetit, o arrogancën po të shtetit, që mund të bëjë atë që do, pa marrë mundimin të sqarojë. Kjo arrogancëe çoi më së fundi, Ramën, në nderimin shtetëror të krye-tradhëtarit Frashëri.

Ai, mundet,është nisur nga rëndësia e bashkimit të popullit tonë të vogël. Por uthulla nuk bashkohet me vajin. Kështu Rama nuk u ndal para asnjë shkrimi të historianëve, luftëtarëve të lirisë, Nderit të Kombit, komenteve të pafundme të komentuesve, që sikur dëshëronin ta ndihmonin të ndalej para dalldisë , që do ta damkoste si anti-shqiptar .

Akoma më keq, me fjalën që mbajti para varrit të kryetradhëtarit, u kërkoi luftëtarëve, fituesve në sytë e botës mbarë, të ulnin kokat, ata që kishin luftuar kundër fashizmit dhe bashkëpuntorëve të tyre. Të ulnin kokat patriotët, luftëtarët gati 100 vjeçarë, që i bëjnë nder këtij vendi, dhe bijve të tyre.

Ai në sy të gjithë popullit, dhe pasardhesve të tradhëtarëve,kërkoi të baltosen heronjtë, ata që që shkruan me gjak dhe me penë një prej Epokave më të Lavdishme të Historisë së Shqipërisë. Unë këtë sjellje kontroverse të Edi Ramës, në këto pesë vjet, nuk e prisja. Për aq sa e kam njohur personalisht, dhe për sa kam ndjekur ndikimin e tij në jetën tonë pas vitit 2000, kam pasur besim të patundur se me kulturën, patriotizmin, kultivuar që në familje, dëshirën e madhe për të bërë shumë për ndryshimin e jetës dhe vendosjes pikë të këtij tranzicioni të stërzgjatur, do të bënte shumë.

Por ai i vuri kazmën çdo gjëje të mirë që bëri, dhe me veprimet e tij ka vënë në rrezik ndarjen e të majtës, më shumë se është ndarë.

Po ajo që është akoma më shqetësuese është pyetja që më lind për rolin e Kryesisë së PS . Pësh –pëshet e pakënaqësive kundër kryetarit i bëjnë vetëm korridoreve, e bile dhe me kazanin mediatik, apo dhe me ndonjë mik “kundërshtar”, se ata janë “opozitarë, por vëllezër”, por kurrë nuk kanë kundërshtuar emrat e çuditshëm të deputetëve , pa asnjë lidhje me të majtën tradicionale, idealiste, që shumë nga ata janë të inkriminuar apo të dyshimtë në aktivitetet e tyre të biznesit.

Shumë emra të rinjsh,pa idenditet, të nënshtruar plotësisht nga pushteti i Kryetarit, që nuk kanë asnjë lloj zëri në vendim-marrje, kanë zënë karriket e ministrave , zv. Ministrave dhe drejtorëve të administratës shtetërore, duke përfituar sa munden, duke “ndejtur urtë”.

Po PS , tradita e saj, organizimi dhe organizatat, a kanë fuqi vendim-marrëse ?! Nuk besoj. PS ka vite që po tregon se është një parti që përfiton vetëm nga baza idealiste, nga veteranët dhe familjet e tyre, që besojnë  akoma se PS është ruajtëse e vlerave të Luftës Heroike NC-ÇL, të Rilindasve tanë të mëdhej , të Heroit tonë kombëtar Skënderbeut.

Por ku ishte dhe është Partia Socialiste kur :

-Rama e ndërroi emrin e partisë, e vuri Rilindje, po Rilindje e kujt ???

– Rama ndërroi ngjyrën e flamurit, duke nakatosur të kuqen me blu ??

– Rama ndërtoi muzeun e gjetheve,muzeun bunker, ku ekspozoi fotot e tradhëtarëve ??

– Rama fali tokë shqiptare, për varreza greke, duke i bërë karshillëk popullit të tij të masakruar nga andarët grekë??

– Rama sajoi një kamp përqëndrimi të paqënë, duke hedhur baltë e arogancë, jo vetëm ndaj popullit të Tepelenës, por dhe ne të gjithëve??

– Rama krijoi një precedent tërrezikshëm , me rivlerësimin figurës dhe të rolit të kryetradhëtarit kolaboracionist, Frashëri ??

– Rama, çdo ditë bën batuta pa kripë në rrjete sociale, por nuk ju jep një përgjigje prej kryetari të PS dhe kryeministri të vendit, të gjithë komentuesve të shqetësuar për veprimet e tij, që me dashjen apo pa dashjen e tij po çon ujë në mullirin e armiqve të këtij populli, në emër të të cilit flisni në çdo fjalim që mbani??

Ku janë Ruçi, Braçe apo dhe garda e vjetër e dalë në “lirim”, Pëllumbi, Dokle, Dade etj.??? Mendimi i tyre është i vlefshëm sot, se nuk flitet për Enver Hoxhën, meazallah, për rivlerësimin e tij, po për kryeballistin, për hir të të cilit kryeministri dhe kryetari i tyre do t’ia mbyllë gojën fituesve.

Pse nuk ja shtrëngoni vidhat, ku është kurajoja juaj qytetare dhe socialiste për të treguar se Partia është krijuar mbi ca vlera të rëndesishme dhe duhet t’i ruajë me konseguencë ato??

Prandaj, për sa më sipër nuk mendoj se në këtë katrahurë që po krijohet është faji vetëm i Edi Ramës.

Është në nderin dhe në detyrën e Partisë Socialiste të prononcohet për veprimet që ka ndërmarë Kryetari i tyre, diametralisht të kundërta me idetë e bazës së tyre të majtë.

Nuk do të dëshëroja kurrë që këto situata , të rëndësishme për historinë e jetën tonë,  të mos jenë në gjendje të përballohen dhe të zgjidhen brenda Partisë. Nuk mendoj se duhet të përjashtohet Edi Rama, por mendoj se nëse PS nuk është në gjendje, me proçedurat e brendshme të forcojë personalitetin drejtues, në përputhje me moralin e atyre që e votojnë, atëhere kot që ekziston. Heqja e Edi Ramës nuk pastron e as e forcon partinë pa një reformim të brendshëm, një vetting brenda partisë, ku të kontrolloni idealet që ju udhëheqin, ju drejtuesve të PS-së.

Ju lutem, mos na detyroni pas 30 viteve të mos kryejmë detyrën si qytetarë, të mos votojmë.

Lola Komimi

 

December 7, 2018 02:19
Komento

16 Komente

  1. George Orwell December 7, 04:15

    E nderuara LORA KOMIMI

    Nuk e di se cfare pozite shoqerore..arsimimi dhe shkalle intelekti por te me falni edhe pse dukesh atdhetare ne ato qe shkruan..nuk besoj se eshte puna te Rama apo PS por “ngjitu me lart”
    .
    Shpreh opinionin tim qe me teper jane ato qe ka Rama siper kokes qe e kane futur ne kete batak “antiPS dhe antiatdhetar “
    Le te shkojme pak mbrapa ne kohe:
    ___________________________
    Shqiperia humbi sovranitetin egzaktesisht ne shkurt mars 1992 kur nje ambassador I huaj merr pjese felliqesisht ne votime.Dhe nje nga synimet e tij ishte shkaterrimi I PS dhe vendosja e Bull-Dogut te tyre Sali Pinocetin.
    Kam qene personalisht ne dy protesta ne 1993 kur arrestuan Fatos Nanon dhe ne 1996 ne sheshin Skenderbej dhe e them me plot gojen qe Europa & Amerika jane plotesisht fajtore qe lejuan veprime fashiste te Berishes tyre

    ¬¬¬¬¬¬¬¬¬¬¬¬¬¬¬¬¬¬¬_______________________
    ARRESTIMI I LIDERIT TE MAJTE PER 100 DOLLARE NGA BERISHA-RAJERSONI-BLERIM CELA
    NDERSA LIDERI I DEMON-KRACISE LUL I ZI BASHA EDHE PSE VRAU PROTESTUES DHE PSE VODHI ME DIPLLOMATE ME KOLLARE MBI GJYSEM MILJARDI DOLLARE..AMBASADORI ARVIZU E QUAJTI YLL NE NGJITJE
    Në mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS, Fatos Nano para arrestimit tij do të deklaronte midis të tjerash:
    “Nuk jam unë i pari viktimë politike e shtetit ballisto-fashist që po riinstalohet në Shqipëri nga klani revanshist që drejtohet nga Sali Berisha. Ka mbi një vit që në Shqipëri drejtësia është vënë nën presionin dhe kërcënimet e tipit të oborreve feudale nga partia që drejton Sali Berisha; ka mbi një vit që çdo shqiptar i ndershëm është i kërcënuar për të shkuar në burg ose me bukën e fëmijëve po të guxojë të kërkojë drejtësi politike e sociale…
    …Berishën, Kalakulën, Zhulalin, Çelën, Arbnorin, Dostin, Butkën, Spahinë e të tjerë, që deri dje i kërkonin favoret e Enver Hoxhës edhe deri me letra besnikërie nga birucat e burgut, i tremb Partia Socialiste…
    Këtë e kanë ndjerë edhe “diplomatë” të tipit Hill dhe Rajerson, që pasi bënë karrierë në CIA dhe Beograd, i vunë në tavolinë Berishës skenarin. Nuk ishin aspak të rastit paralajmërimet e tyre gjatë fushatës së zgjedhjeve kundër socialistëve, kënaqësia e tyre patologjike për të urdhëruar një genocid të përgjithshëm politik në Shqipëri kundër të gjithë atyre që denoncuan dhe iu kundërvunë zbatimit të skenarëve dhe planeve të pluhurosura të “antikomunizmit” makartist të përgatitur jo vetëm për vendin tonë, në periudhën e “doktrinës Truman” të pasluftës. Dhe Berisha e klani i tij nuk kanë hezituar të veprojnë para mesazheve, porosive dhe skemave të gatshme për të cilat kanë nënshkruar në zyra sekrete. Ata që aq shumë flasin për lirinë, marrin frymë vetëm nga thesi ku i kanë futur dhe ku ua kanë mbyllur edhe kokën. Kështu dhe ata vetë do të shkojnë siç kanë nisur, drejt asfiksisë. Fundet e diktatorëve dhe diktaturave janë të pashmangshme. Është fatkeqësi e madhe dhe fatalitet që Shqipëria nuk drejtohet sot në Shqipëri. Politika për Shqipërinë nuk bëhet në Shqipëri, për shqiptarët e me shqiptarët…

    ****

    Berisha tha ne 6 mars 2018 te studio e Sokol Balles tekstualisht” UNE VRAVA NE 21 JANAR 2011 DHE DO VRISJA DHE EDI RAMEN ME DOREN TIME SIPAS KANUNIT TE LEK DUKAGJINIT..BILES DHE PER TE DERGUARIN PERSONAL TE OBAMES NUK E CAVA TRAPIN…
    .cfare do te thote kjo…
    .ja ka bere sala amerikes tete me dy
    apo keto i shkelin syrin nga mbrapa ?
    -Si ka mundesi qe i derguari Obames & Klintonit iku me bisht ne shale nga “frika ” Berishës
    .
    -Si ka mundesi qe antiamerikani Arvizu quajti kryemistrin vrases-burre shteti
    .
    Si ka mundesi qe sherbimet inteligjente amerikane jane gjunjezuar para Salimonsren qe u betua qe do vriste Edi Ramen ne 21 janar 2011 sipas kanunit Leke Dukagjinit
    ateriali i meposhtem eshte shenjterimi Enver hoxhes nga:
    shteti amerikan
    BE
    TE PERMJERRURIT POLITIKE
    ish-kryeministri Monstër Sali Berisha ka tronditur opinionin publik.
    .
    Për të parën herë ai ka deklaruar dje se ka pasur një skenar për të vrarë Edi Ramën më 21 janar të 2011.
    .Duke folur dje në studion e Sokol Ballës, Berisha deklaroi hapur se një ditë para kishte urdhëruar 5 snajperë që të qëllonin për vdekje kreun e opozitës të asaj kohe dhe sipas tij, kjo bëri që Rama të mos ishte në protestë.
    Bisha ka rrëfyer se i ka dërguar mesazh Ramës përmes një zyrtari të SHBA. “Në 21 Janar, qëndrova, ata që kanë ardhur më kanë gjetur në zyrë dhe më kanë gjetur me dosje në duar. Pas disa ditësh erdhi një zyrtar amerikan i dërguar nga Klinton dhe më thotë, më kërkon: “A ka mundësi të mos vish nesër në zyrë?” I them absolutisht, se është ditë pune, po edhe të mos ishte, do isha në zyrë. Me tha: “S’bëhet nami se nuk je”. I thashë: “A të të jap mesazhin për Ramën?
    Po preke gjënë më të vogël do jenë 5 snajper, 4 nga të katërt anët dhe unë në mes dhe do goditet, vetëm po nuk e shpoi plumbi”. “Ti po thua,- tha, Shqipëria e shek 19”.
    Më vjen keq i thashë, Shqipëria e shek 21. Unë për zjarrvënës do bëj atë që më takon të bëj. I thuaj se një postë policie po e prekën, në mënyrë absolute s’do kthehet në Shqipëri i gjallë. Ia kanë thënë, që po të lëvizte në atë mënyrë do qëllohej, u zhduk në 21 janar si ajo e pulës. Funksionoi”, deklaroi ai. Më tej ai ka përmendur dhe Kanunin.
    .
    . Ai deklaroi se është rritur me frymën e Kanunit dhe prandaj nuk ka aspak frikë. “Prindërit e mi, 50 vite më parë, pavarësisht se ishin besimtarë myslimanë, Kanunin e Lekës e kishin si diç- ka hyjnore, pasi kështu ishte në tërë Veriun
    ……
    Në vend të mbylljes:
    Nuk besoj se e keqja na vjen nga Rama qe eshte jo I rrezikshem ne gabimet e tij ne krahesim me tolerimin e krimeve berishiane cerekshekullore
    Krimineli Monster Saleh Rom Berishaj
    ne 6 mars 2018 me deklaratat perverse t
    e studio e SBalles ne nje fare menyre
    u gradua mekembesi ilegal I Trampit
    dhe Merkelit ne Shqiperi……
    .
    Eshte dita qe u legalizuan dhe amnistuan “de fakto” mijra krime te tij duke e bere si Pinoceti I Ballkanit ..
    .

    .Mos denimi I krimberishës
    nga ndërkombetaret.(USA-BE ).
    me sakte mbrojtja hapur
    që po I bejne Salisatanait
    na bejne te besojme
    se pushtimi “poshtrim me mirekuptim” nga miqtë
    qënka më I rëndë se pushtimi nga armiqtë….
    .
    Cfare prêt zonja Lala dhe ju atdhetaret shqipfoles nga Rama kur Amerika dhe Europa Zgerdhihen kur nje Perbindesh pranoi krimin e 21 janarit 2011 biles mburrej se do vriste Ramen me kanun..biles triofator deklaroi se e perdhosi dhe te derguarin e presidentit amerikan…
    .
    A mos duhet te ngrihemi ne kembe te mbrojme Ameriken nga Berishi I llugut te zit e Tropojes ..apo..ishte loja….
    .

    Titulli me i sakte:

    Çfarë duhet të bëjë PS me “ato” që e trodhën Ramën si Fatosnanon ?

    Reply to this comment
    • Besniku December 8, 20:39

      Skenderbeu, rilindasit, Ismail Qemali, partizanet e E.Hoxha nuk u dorezuan duke I vene fajin te huajve, se I kishin shume te qarte ke kishin perpara, por me zgjuarsi, kulture e trimeri, perfituan nga rrethanat, nga aleancat e momentit si Skenderbeu me Venedikun e mbreterine e Napolit, e keshtu gjithe udheheqesit e tjere, per te perfituar per momentin, por duke mos u perkulur, duke mos perdredhur bishtin, duke I qendruar besnik deri ne fund idealit, qellimit kryesor , lirise dhe nje te ardhme te garantuar per popullin.
      Prandaj , mendoj, ne nuk kemi pse te flasim apo merremi me te huajt.
      Ne kete sistem, per te cilin te gjithe enderuam,per nje jete me te mire se ajo e viteve 80, qellimi justifikon mjetin, dhe qellimi eshte pasurimi me çdo mjet.
      Keto 28 vjet treguan pikerisht kete , qe ne emer te parase ndryshoi çdo standart, morali, menyra e jeteses, shkaterrimi i vendit,ne emer te pasurimit.
      Nuk e ka fajin vetem bisha Berisha, PS tregoi qe nuk kishte forcen morale per te udhehequr kete popull, drejte nje te ardhme te desheruar.
      Ju nenshtruan aq neveritshem te huajve, qe nga Nano e te gjithe me radhe, sa humben çdo lloj personaliteti e force vetevendosese.
      Nuk mendoj se duhet te presim qe te huajt te harrojne interesat e tyre, si Anglia dhe Franca per Greqine, Serbine, krijesen e tyre, etj.
      Ata vazhdojne te bejne nje loje te rrezikshme, duke mos marre parasysh pasojat, per hir te tregjeve.
      Ne , po te kishim nje parti , pavaresisht te pa eksperience, por me ideale, qe te perfaqsonte interesat e shumices, te majtes se popullit, gjerat me siguri do te ishin shume me ndryshe.
      Nuk do kishim mbetur pa ushtri, industri, bujqesi, arsim e kulture.
      Mendoj qe fajin duhet ta gjejme brenda nesh, jo tek te tjeret.
      Kete, duhet te gjejme menyre ta zbulojme, nje ore e me pare, para se UDB e te tjeret, te sajojne nje 97 tjeter.
      Atehere s’do te kete nato qe te na mbroje.

      Reply to this comment
  2. KOZi December 7, 11:56

    Nuk e dij se a e kerkon ne vendin qe duhet artikullshkruesja !
    Per kujtese ; ne vitet 1990 nga “era Gorbacov” te gjitha partite komuniste,punetore,te punes etj te Europes paten ndryshime ne program,statut,strukture ku dallohej largimi nga Marksi,Lenin,Stalini.
    Ne Itali me treguan me pas u zhvillua Kongresi i Partise Komuniste Italiane dhe u vendosen ndryshime te medha si dhe emri ne Partia e Majte Italiane. Mirepo rreth 1/3 e delegateve dhe rreth 8 deputet te Parlamentit nuk pranuan dhe me qe ishin ne minorance u larguan ne nje salle tjeter dhe vazhduan te mbajne emrin PKI si dhe Antonio Gramshin figure drejtuese.
    Me qe ne Kongresin e Partise Punes ne korrik 1991 nuk ndodhi ndonje largim ose kundershtim mendoi qe ato kundershtaret qendruan ne PS . Sot ka ardhe koha si ato komunistet italiane edhe komunistet shqiptare si dhe te majtet “shembullore” te largohen nga PS dhe te vazhdojne ne nje salle tjeter………tung

    Reply to this comment
  3. MH December 7, 13:38

    Une do te deshiroja qe ky artikull te bahet broshure dhe tu jepet te gjithe te majteve e ne vecanti anetareve te partise socialiste 2-3 muaj para se te behen zgjedhjet per kryesin e PS,cdo anetar nji vote.Nuk jam me iden e autores se shkrimit per zbutjen me pozicionin e Rames ne Parti.
    Me Ramen ne krye te PS do kete rrjedhje humbje numer votash ne vitin 2021.
    Me garanci ambsolute nese votohet per kryesin e PS kryetar partie E.Velija.E majta e perfaqesuar nga PS do kete fitore rekorde ma teper se ne vitin 2017.
    Me vendosjen ne krye te PS z.Velija kryhet dhe rreformimi i PS sic parashtron e nderuemja e shkrimit vertet historike per te majten Shqipotare.Lola Komimi.

    Reply to this comment
  4. everest December 7, 15:42

    Edi Rama e ka vulosur tashme tradhetine e tij ndaj Luftes Antifashiste,ndersa per PS-ne ai e ka degraduar deri ne kufome!
    Rama nuk iken vete nga PS-ja,sepse ne PS kane mbetur vetem ca perfitues te zellshem,qe pa Ramnen nuk do kishin bere gje!
    Shumica ne PS jane militante tu shplare,qe akoma gjykojne se Rama eshte si dikur Enver Hoxha dhe kane besim te verber tek ai!
    Fakti qe PS-ja ka heshtur pas tradhetise qe Rama beri me nderimin e krye kolaboracionistit M.Frasheri,ne fakjt ka vdekur dhe nuk duhet te presim gje tjeter!
    Ata qe mendojne se Erion Veliaj eshte pasuesi me i mire pas Rames ne krye te PS-se GABOHEN!
    Veliaj eshte klonimi i Rames dhe eshte me i keq se Rama ne te gjitha drejtimet!
    Veliaj eshte super servil i Rames!
    Ai ne cdo gje suksesin ia dedikon vetem Rames!
    Ashtu si Rama Veliaj ia dedikon sukseset ne Bashki vetem vetre3s se tij,prandaj edhge del ne media cdo dite vetem ai sikur nuk ka te tjere ne Bashki qe i bejne ato pune!
    Veliaj eshte me tipare ANTIPOPULLORE,sepse ne asnje dite nuk ka bere pritje populli dhe kurre nuk eshte marre me ankesat e qytetareve!
    Kjo mjafton qe Veliaj te jete njeriu i pa pershtatshgem jo si kryetar i PS-se,por edhe si kryebashkiak!
    Veliaj ka investuar vetem per t’u dukur,per imazhin e tij personal dhe ka lene ne mjerim zona te tera te banuara me dendesine me te madhe ne te gjithe Bashkine e Tiranes sic eshte YZBERISHTI,prane Astirit,ku per 50 mije banore nuk ka asnje cerdhe,kopesht,shkolle shteterore,asnje kend lojrash,lulishte, nuk ka shtruar asnje rruge te pa shtruar,plehra dhe qen rrugace si lukuni etj!

    Reply to this comment
  5. Me durim December 7, 16:22

    Jam 100% dakort me artikullshkruesen dhe mendimet qe parashtron. Partia Socialiste dalengadale po i humbet vlerat e saj, ashtu si do humbas dhe votuesit. Dhe Edi Rama qe premtoi shume dhe ka bere boll, e ka tradhetuar idealin e socialisteve, ose e ka fshehur thelle te verteten e tani po e nxierr. Nuk e meriton me te drejtoje ate parti. Socialistet duhet ta dine se do katandisen si PASOK-u ne Greqi me ate qe po i bejne vetes dhe popullit. Dhe per kete nuk ka faj Sali Berisha se ai e tha se e dinte greminen qe kishte krijuar me korrupsionin galopant, por nga Edi Rama qe i eshte kthyer me gjoks kundra atyre idealeve te njerzeve qe e besuan. Prandaj, sa s’eshte vone shume, socialiste, megjithese sa pak kane ngelur ne ate parti, te rimarrin partine qe u eshte tradhetuar perfundimisht. Eshte nje pikpyetje e madhe se kush do ta drejtoje ate vend, Arlind Qorri?! Nje cope idiot rrugaç sa s’ka ku te shkoje me. Megjithate, dhelpra tha se s’eshte per mua, kur s’ja arriti dot edhe une te behet si te doje, ashtu si tha Saliu “pas mua kijameti” apo Fatosi “kam dhier ne parti”, nuk di si do thote ne fund Edi Rama. Sikur do rrojme 200 vjet.

    Reply to this comment
  6. Sazani December 7, 18:29

    Edvini e hoqi maskën , sot po shohim ç’kalbësirë kemi ngjitur në krye .
    Rethanat që favorizojnë daljen në krye të këtij mafiozi , janë komplekse dhe lidhen që me partinë mëmë , derivat i së cilës është PS . Mbështetjen e Edvinit nga e majta , indirekt e ka ndihmuar gangsterri Berisha që e quante bllokmen . E vërteta është krejt ndryshe , por , Saliut nuk i duhet e vërteta , ai operon me gënjeshtra .
    Në fakt , gjyshi i Edvinit nga nëna , i vëllai i Spiro Kolekës , njihej si njeri i çekuilibruar psiqikisht dhe antikomunist . Vlonjatët komshij të tij , dinë shumë histori për të . Nga babai, Edvini ynë ka lidhje me mbretin Zog. Bajraktarja shoqja Nexhmije bashkë me burrin e saj , shokun tonë Enver , e shfrytëzuan mirë talentin e skulptorit Kristaq Rama duke e shpërblyer me ofiqe të pamerituara . Partia ishte e tyre dhe ata afronin apo largonin , kë të donin . Kështu Edvini u bë bllokmen dhe u ngjit në krye të së majtës duke pasur në shpirt e në mëndje viruset e heronjve të tij Ahmet Zogu- Mit’hat Frashëri !
    Edvini është një mish i huaj, një kancer malinjë në PS dhe duhet përzënë me shqelma nga Partia bashkë me tradhëtarët Gramoz Rruç e kompani !

    Reply to this comment
    • Maxhun Puka December 7, 19:16

      Edwini le ta varni te bolet e Gjergj Kastriotit..
      .
      POR NESE VJEN NE PUSHTET DEVILI BERISHE DHE DJALLI BASHE..HARRAM QE JENI SHQIPTARE;
      .
      Ky njeri për shumë arsye nuk duhet të lihet i lirë, jo vetëm se përbën një rrezik eventual për destabilizimin e vendit por së pari ai ka llogari për të larë me drejtësinë. Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi.

      Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës.

      Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim.

      Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij.

      Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare. Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij. Populli ka durim, madje edhe kur e keqtrajton ndonjëherë ka durim, por kur popullit i soset durimi të bën atë që nuk ta bën as Zoti

      Ju lutem mos beni gabimin e te ziut arvizi qe barazoi krimin e berishes ne 21 janar 2011 me viktimat e tij

      Reply to this comment
  7. alphade December 7, 23:04

    Cfare duhet te beje ..??? T’a heqe qafe kryeballistin…….!!

    Reply to this comment
  8. Kris 1 December 7, 23:26

    Rama nuk eshte produkt i PS por i mafies se ndertimit qe i ktheu nderin qe i kish bere si kryebashkiak per te pastruar paret ne ndertim.KokepalRet ne kryesine e ps duke filluar nga burri me fustan alias Ruci kishin nduer duart me pare e piste te berishes.
    Besoj se Ps nuk ekziston dhe rilindja e ka absolutisht te pamundur te heq Ramen.Shumica e tyre vine nga mitra e Saliut ose nga hici.
    Te ndereshmit duhet te largohen nga arkivoli i Ps dhe te formojne nje force te re te se majtes

    Reply to this comment
  9. Arben December 8, 13:18

    Rama dhe pis duhet te zhduken sepse Jane hajduta.

    Reply to this comment
  10. leone December 8, 13:35

    Meriton nje bravo te madhe zonja Komin.Te njejtin mendim me te ndajne shumice e elektoratit te majte socialist dhe jo vetem.Si dhe shumica e elektoratit te partise se vjedhur nga LSI e liker floririt.Shkrimi i saj eshte nje kembane per tere udheheqesit e majte akoma te PS-se si dhe per garden e vjeter.Edi Rama,me levizjet e tij e ka devijuar udheheqjen e partise dhe programin e saj dhe nuk i pergjigjet bazas se majte te zgjeruar te partise dhe ka ardhur koha qe te mos jete me kryetar i partise.Ka kellqe partia te beje detyren ndaj elektoratit,apo do vazhdoje te zvarritet para tekave dhe ideve ekstremisto-balliste te Edi Rames?Koha do e tregoje!!!

    Reply to this comment
  11. Lec-kabashi December 9, 09:08

    — CFAR DUHET TE BEJE PS ME RAMEN ?…!!!!!!…
    — Pergjigje shume e thjesh:=
    ”LENE TE KALOJ MOR JAHU”

    Reply to this comment
  12. Zani Burimi December 9, 12:28

    Komentet qe ka shkrimi juaj jane shumica pro autores se Letres se Hapur, tregojne drejtperdrejtsi detyre imperative heqjen e Rames dhe nje angazhim te burrave dhe grave te forte per nje analize te thelluar te PS.

    Reply to this comment
  13. MH December 9, 14:40

    Çfarë duhet të bëjë PS me Ramën?

    Tavendosin ne materiale rikupero ne arkivin e te djathteve,SHQUP-isave Shqiptare

    Reply to this comment
  14. KOZi December 9, 18:42

    – perseritje – Nuk e dij se a e kerkon ne vendin qe duhet artikullshkruesja !
    Per kujtese ; ne vitet 1990 nga “era Gorbacov” te gjitha partite komuniste,punetore,te punes etj te Europes paten ndryshime ne program,statut,strukture ku dallohej largimi nga Marksi,Lenin,Stalini.
    Ne Itali me treguan me pas u zhvillua Kongresi i Partise Komuniste Italiane dhe u vendosen ndryshime te medha si dhe emri ne Partia e Majte Italiane. Mirepo rreth 1/3 e delegateve dhe rreth 8 deputet te Parlamentit nuk pranuan dhe me qe ishin ne minorance u larguan ne nje salle tjeter dhe vazhduan te mbajne emrin PKI si dhe Antonio Gramshin figure drejtuese.
    Me qe ne Kongresin e Partise Punes ne korrik 1991 nuk ndodhi ndonje largim ose kundershtim mendoi qe ato kundershtaret qendruan ne PS . Sot ka ardhe koha si ato komunistet italiane edhe komunistet shqiptare si dhe te majtet “shembullore” te largohen nga PS dhe te vazhdojne ne nje salle tjeter………tung.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*