Çfarë duhet të bëni kur ju pickojnë insektet?

November 14, 2017 16:27

Çfarë duhet të bëni kur ju pickojnë insektet?

Pickimet nga insektet janë mjaft të zakonshme. Shumica e këtyre pickimeve nga insektet shkaktojnë vetëm reagim lokal, duke përfshirë këtu skuqje, të ënjtura, dhimbje dhe kruajtje, në zonën ku ka ndodhur pickimi.

Por, ka edhe raste kur reagimet janë më të rënda dhe nevojitet menjëherë ndihma e specializuar mjekësore. Megjithatë ekzistojnë një sërë këshillash që mund të ndiqen për të lehtësuar simptomat e shkaktuara nga pickimet e insekteve.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik bëjnë me dije se duhet të merrni vete spërkatës kundër pickimit të mushkonjave dhe insekteve të tjera. E nëse pickoheni, duhet të veproni menjëherë me largimin e thumbit nga lëkura, si dhe të bëni pastrimin me ujë dhe sapun të vendit ku ka ndodhur pickimi. Gjithashtu, mjaft e vlefshme në këto raste është edhe mbajtja e një pakoje me akull për të ftohur vendin e prekur.

Më tej rekomandohet që të aplikoni edhe kremra antiseptike për të shmangur infektimin. Përpiquni të hiqni thumbin që është ngulur në trup dhe lyeni zonën e pickuar me locion kalamine për të mënjanuar të kruajturit.

“Nëse personi i humbet ndjenjat, ose ka ënjtje të trupit duhet thirrur menjëherë mjeku. Duhet të dini që mjekimi në çdo rast fillon me largimin e thumbit të insektit nga lëkura. Te reagimet e rënda anafilaktike (shoku) duhet të jepet adrenalinë, kortikosteroide dhe preparate te kalciumit”, bëjnë me dije ekspertët e shëndetit publik. p.k/dita

November 14, 2017 16:27
Komento

2 Komente

  1. Thanasi qe ta plasi November 14, 18:18

    Mjafton te vendosni akull per disa minuta

    Reply to this comment
  2. asd November 15, 10:42

    …keshille me vend … “Nëse personi i humbet ndjenjat, ose ka ënjtje të trupit duhet thirrur menjëherë mjeku”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*