Çfarë duhet të dini kur masni tensionin?

October 31, 2017 19:59

Çfarë duhet të dini kur masni tensionin?

Për të marrë një vlerë sa më të saktë të tensionit duhet të bëni dy deri në tre matje në të njëjtën kohë.Presioni i gjakut duhet të matet në mënyrë të standardizuar duke përdorur pajisje që plotësojnë një sërë kushtesh. Kur matja e tensionit bëhet nga mjeku, infermieri, apo edhe vetë në kushtet e shtëpisë, duhet të ndiqni procedurat e detajuara në vijim.

Rreth 4-5 minuta përpara se të matet tensioni, duhet të qetësoheni, pasi tek njerëzit emotivë mund të gjendet tension i lartë edhe në rastet kur nuk janë hipertonikë.

Mansheta e aparatit duhet të puthitet mirë me krahun e zhveshur dhe në asnjë mënyrë të mos vihet mbi rroba. Gjatë matjes duhet të qëndrojmë shtrirë, ose ulur.

Duhet të shmangni pirjen e duhanit, marrjen e kafeinës apo të ushqimit për të paktën 30 minuta para matjes së tensionit.

Matja duhet të fillojë 5 minuta pasi ju të jeni qetësuar.

Duhet të uleni të ndjeheni mirë e të qetë dhe jo duke folur. Krahët duhet të jenë të zhveshur dhe të mbështetur në nivelin e zemrës. Këmbët duhet të jenë në dysheme.

Mansheta e aparatit duhet të puthitet mirë me krahun e zhveshur dhe në asnjë mënyrë të mos vihet mbi rroba. Në çdo matje presioni i gjakut matet jo më pak se dy herë.

Në disa kushte të caktuara, tensioni duhet të matet si në pozicionin shtrirë, në shpinë apo në këmbë.

Madhësia e manshetës për matjen e tensionit duhet të rrethojë të paktën 80 për qind të krahut, për të bërë kështu një matje sa më të saktë.

Matjet duhet të merren nga një instrument i kalibruar dhe i vlerësuar gjatë kohëve të fundit.

Duhen mesatarisht dy apo shumë matje e lexime të ndara nga 2 minuta. Nëse leximet ndryshojnë nga 5mmHg, ose dhe më shumë duhet të bëhen lexime të tjera, pasi diçka nuk ka shkuar siç duhet të matjen e tensionit të lartë të gjakut. p.k/dita

October 31, 2017 19:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*