Çfarë e shkaktoi krizën ekonomike turke dhe rënien e lirës

August 14, 2018 11:26

Çfarë e shkaktoi krizën ekonomike turke dhe rënien e lirës

Ekonomia e Turqisë, e cila po shihet në rrezik nga rënia e monedhës lira, është nxitur nga një mosmarrëveshje e Donald Trumpit dhe Recep Tayyip Erdoganit, mbi fatin e një shtetaseje turke të prangosur në Izrael, e atë të një pastori amerikan të ndaluar në Turqi.

Udhëheqësit turq thonë se lirimi i njëkohshëm i dyshes në fjalë, – Ebru Ozkan e burgosur mbi pretendimet për lidhje me Hamasin në Izrael dhe Andrew Brunsonit, një predikues nga Karolina e Veriut, – është diskutuar në samitin e NATO-s më 11 korrik.

Kjo bisedë po shihet gjithashtu edhe si shkak për vendosjen e tarifave të reja ndaj Turqisë gjatë së premtes së kaluar.

E ndërsa bazat ekonomike të Turqisë kanë shqetësuar tregjet globale prej pak kohësh, sfondi politik i trazirave turke ka qenë më pak i qartë.

Një vëzhgues turk shumë pranë vendimmarrësve të vendit tha për “The Guardian” se biseda mes Trumpit dhe Erdoganit është keqinterpretuar nga presidenti amerikan, i cili besoi se kishte arritur një marrëveshje me homologun e tij për lirimin e pastorit Brunson, pasi detyroi udhëheqësin izraelit, Benjamin Netanyahu të kërkonte lirimin e Ozkanit.

Në anën tjetër, Erdogani besonte se kishte rënë dakord për transferimin e Brunsonit, një rezident në Turqi prej 23 vitesh, nga burgu në arrest shtëpie, përpara lirimit të tij të mundshëm.

“Erdogani i kërkoi ndihmë Trumpit për zonjën e burgosur në Izrael. Ishin vetëm ata të dy dhe një përkthyes. Trump i kishte thënë se donte tërheqjen e palës turke kundrejt pastorit fillimisht. Dhe, kur Erdogani i dha miratimin, ai nënkuptoi se në Turqi do të punohej për këtë çështje. Por, gjërat duket se i trazoi zv.presidenti Mike Pence, ndoshta për shkak të periudhës së zgjedhjeve të mesmandatit. Kështu, Trumpi ka ngatërruar një proces me një marrëveshje”, tha vëzhguesi turk.

Brunson u burgos në tetor të vitit 2016, tri muaj pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti kundër presidentit turk, i cili besohet gjerësisht se u udhëhoq nga kreu në ekzil i lëvizjes politike “Gulen”, Fethullah Gulen, i cili jeton në Pennsylvania të Shteteve të Bashkuara prej dy dekadash.

Turqia e mohoi të hënën në mbrëmje se po planifikonte lirimin e Brunsonit dhe sa i takon Erdoganit, ai mbetet ende sfidues përballë tarifave të reja ndaj çelikut dhe aluminit, duke këmbëngulur se zgjidhja është qasja e tij joortodokse ndaj çështjeve ekonomike.

s.a/dita

August 14, 2018 11:26
Komento

6 Komente

  1. Achaia August 14, 11:51

    Krizën Turke e shkaktoi marrja zjarr e bythëpërpjetëve Selcuk!

    Reply to this comment
  2. OperaNëBenevrekë August 14, 12:00

    Do ngelemi pa aeroportin e arkitekt Sinanit ne Vlone tash

    Reply to this comment
  3. ganiu August 14, 12:04

    E fortë kjo.

    Reply to this comment
  4. Arben August 14, 13:00

    Perpara o Sulltan.

    Reply to this comment
  5. h August 14, 13:05

    U kenaqen brekgrisurit qe ka 30 vjet qe mbushin barkun
    me lënoshat dhe mbetjet e evropes dhe botes.
    Keto jane spekullime dhe shantaxhe te trampit
    te nënshtrojë Turqinë nën kapriçot e tij idiote.
    Ekonomia nuk humbet 40% të vlerës për dy ditë.
    Ciklett ekonomike kanë kohë të gjata.
    Turqiai eshte shtet i vërtetë,jo si shqiperia ku
    4 maskarej tallin bythen me popullin dhe askush
    nuk ka forcën të bëjë asgjë veçse të llapi pandalim.

    Reply to this comment
  6. malua August 14, 13:20

    turku te pakten ka shtet dhe kundershton dhe ameriken..jo si ne qe kemi 1000 vjet qe lepihemi here turkut, grekut, italianit dhe tani shba.. tani bejme si patriote dhe shajne turqine..jo se urrejne turqine se ky vend nuk di te urreje, se ska arsye e motiv..po vetem se mendon se e drejta qendron me europen dhe shba ngaqe jane me te zhvilluar..thjesht komb servil dhe pa gjak

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*