Çfarë e trembi Berishën në Shkodër?

Nga ARBEN ÇOKAJ May 17, 2013 11:38

Çfarë e trembi Berishën në Shkodër?

Sa bazë kanë zërat që Shkodra e përmbytur do përmbysë për të herë të parë në 23 vjet raportet PS-PD? Çfarë informacionesh i erdhën Berishës që goditi kaq hapur Topallin dhe cila është arsyeja e fshehtë që e shtyu të ndërronte tërësisht listën e saj të deputetëve. Çfarë thuhet ditët e fundit në qytetin e madh verior për Topallin. Cilët janë 7 emrat e PD-së që vijnë pas saj në listë. Pse Berisha i ka vënë pas njerëz që kanë me të konflikte direkte: nga konfilkti për pronën me Voltana Ademin te akuzat e Nard Ndokës për implikimin e Topallit në një vrasje. Çfarë thuhet në Shkodër për listën e të majtëve dhe cila është dyshja e dy biznesmenëve PS-LSI që trembi Berishën për mandatin e pestë. Dhe pse rezultati i 23 Qershorit në Shkodër mund të shënojë fundin e karrierës politike të Jozefina Topallit

 

 

Në Shkodër si asnjëherë më parë, në këto 23 vjet pluralizëm politik, nuk ka patur një balancim kaq të përafërt të kandidatëve për deputetë mes dy partite e mëdha, PS e PD. Lista e kandidatëve të PS-së, madje duket më serioze dhe deri diku edhe më e balancuar dhe më kompakte, në krahasim  me listën e PD-së, e cila, pas asaj që ndodhi në mbledhjen e kryesisë së PD-së në 6 maj, përbëhet kryesisht nga kundërshtarë të znj. Topalli.

Kandidatët janë persona që kanë patur probleme më parë me Topallin, afërmendsh nuk i binden asaj dhe nuk kanë ndërmend të bëjnë lojë të përbashkët fitoreje me Topallin në këto zgjedhje. Znj. Topalli del kësaj here e vetme në fushatë, (si Don Kishoti – kanë nisur të thonë në Shkodër) pasi thuajse askush nga kandidatët në listë poshtë saj nuk shkon mirë me të.

Papunësia e madhe dhe përmbytjet në zonën e Nënshkodrës janë një minus tjetër i madh për PD-në në këto zgjedhje. Nëse votat ruhen, dhe nuk abuzohet si në votimet e tjera të mëparshme, PS e PD duket se do të përpiqen realisht të fitojnë deputetin e 6-të në këtë qark. Rezultati më i pritshëm është 6 me 5 për PD-në që do ishte vërtet i paprecedentë, por nuk mungojnë zërat që besojnë se për herë të parë në 23 vjet ky raport mund të përmbyset në 6 me 5 për të majtën, me investimet që po bën Tom Doshi në këtë fushatë, dhe duke qenë se një pjesë e madhe e elektoratit shkodran është e zhgënjyer nga performanca e qeverisjes së PD-së dhe e tejlodhur nga egoizmi dhe harbutëria shpesh e papërmbajtur e znj.Topalli.

Berisha ka marrë informacione të sakta për këtë rrezik real dhe kanë qenë të shumtë ata që e kanë këshilluar nën zë që kësaj here situata është shumë e vështirë dhe që Topalli po tregohet mendjelehtë. Vendimi që ai ka marrë për listën e Shkodrës duke përmbysur listën e Jozefinës është ndikuar nga një analizë realiste e situatës së vështirë në Shkodër. Sikur të lihej në fuqi lista e Jozefinës pa asnjë dyshim, raporti i deputetëve në Shkodrë do shënonte një rekord historik: daljen e së majtës në krye për herë të parë pas 23 vitesh.

Por edhe me ndryshimet në listë, duke përmbysur listën Topalli, gjërat nuk duken aspak mirë.  Duke mos patur më mbështetje nga strukturat qendrore të PD-së, lajmi përcillet me shpejtësi në elektorat dhe znj. Topalli rrezikon të kthehet kësaj here në një ‘gur varri’ (tombstone) në krye të listës së PD-së në Shkodër.  Në qytet thuhet se nëse asaj nuk i ecën këtë herë, që të marrë numrin e duhur të deputetëve për në Kuvend, ajo duhet të fillojë të numërojë mbrasht ditët e pjesëmarrjes në politikën aktive, në emër të PD-së së Shkodrës. Për Topallin do jetë një muaj shumë i vështirë, sidomos tani që janë përhapur lajmet që e ka humbur mbështetjen e Berishës.

Lista e PD-së për Shkodrën në këto zgjedhje ka figura më të plota si Helidon Bushati apo Voltana Ademi në krahasim me Astrit Bushatin apo Arenca Trashanin, që ishin edhe yes-menët e Jozit. Por ajo nuk është kompakte dhe përbërja e saj ka mjaft kundërshtarë të znj. Topalli. Gjithashtu, në këtë rast, nuk është ruajtur as balanca fetare, që në Shkodër kjo është mjaft e ndjeshme, pasi lidhet me përfaqësimin e vendet e punës, më shumë se cilësitë apo aftësitë individuale të një personi dhe për rrjedhojë, mund të sjellë mossukses të përgjithshëm për PD-në në këto zgjedhje.

Ajo që vlen të theksohet gjithashtu është edhe fakti se dy partitë e vogla FRD dhe LSI kanë zgjedhur gjithashtu njerëz me reputacion në zonë. Për FRD, kryeson në listën e Shkodrës Fatlum Nurja, inxhinier, ish-i persekutuar politik dhe ‘pishtar i demokracisë’. Ai ka një reputacion të mirë në Shkodër, dhe konsiderohet serioz. Ai ndihmohet në Malësinë e Madhe nga numri 2 në listë, biznesmeni Vasel Muçaj, i cili gëzon gjithashtu një reputacion të mirë në zonë. Po ashtu edhe LSI ka si numër të parë në listë biznesmenin Agron Çela, president i KS Vllaznia, me ndikim në zonë. Po bëjmë një prezantim të 8 kandidatëve të parë nga 11 për PD e PS në Shkodër si dhe të dy kandidatëve të parë në listën e FRD dhe LSI.

8 kandidatët e parë të PD-së për Shkodrën

Jozefina Topalli – Disa nga hamejtë e Shkodrës e mbajnë mend Jozefinën, kur ngarkonte  me të shoqin ndihmat e kishës dhe i strehonin në shtëpi të ndryshme të boshatisura në Shkodër, nga ku më pas i shisnin. Aty Jozefina filloi të “bënte paratë e para”, për t’u futur në 1996 në politikë me përzgjedhje nga vetë Berisha. Pas ardhjes në pushtet të PD-së, në vitin 2005, ajo u bë Kryetare e Kuvendit dhe që aty nisën edhe përfitimet më të mëdha ekonomike për Jozefinën. Por ajo filloi të bëhej arrogante, harbute dhe e papërmbajtur; u shfaq para shkodranëve dhe gjithë shqiptarëve edhe si grua egoiste, meskine dhe e paditur. Shkodranët e druan më shumë atë se i dëmton, sesa e duan. Strukturat e PD-së në qendër ia kanë kufizuar ndjeshëm ndikimin me këtë që ndodhi me listën e kandidatëve për deputetë. Por vetë Shkodra mund ta hedhë Jozefinën me 23 qershor, nëse rezultati nuk është ai që pritet nga Berisha. Vetë jozefinaka nisur të shfajësohet nën zë me njerëzit e saj që “nuk mbajnë përgjegjësi për rezultatin pasi lista u prish nga tjetërkush”.

Helidon Bushati – ka qenë student për mjekësi, të cilën e la, për të shkuar në Padova, Itali, ku është diplomuar për shkenca politike. Nga Drejtor i Drejtorisë së Administrimit të Pronës Publike në Ministrinë e Ekonomisë, ai kaloi në Drejtor i Përgjithshëm i Burimeve dhe Modernizimit në Ministrinë e Mbrojtjes. Këtu flitet se ka patur lidhje edhe me Shkëlzen Berishën. Kandidon për deputet i dyti në listën e PD-së, jo si krah i Jozefinës, por si i preferuar i familjes Berisha. Zë kështu vendin e Astrit Bushatit, i cili, ndonëse ka patur ndikim në Shkodër pas një klarriere 12 vjeçare si deputet, ishte i mefshët dhe i bindej Jozefinës për  çdo gjë.

Voltana Ademi – nga roli i saj si Prefekte e Shkodrës, futet e treta në listën e PD-së për deputete. Voltana është një aktiviste e vjetër e PD-së në Shkodër dhe zgjedhja e saj është plotësisht e merituar. Ajo duket që ka analizuar mirë mbështetjen që Jozefina ka nga Berisha, për të vlerësuar edhe marrëdhënien e saj me të. Ka patur konflikt prone me Jozefinën, sepse Jozefina jo vetëm në politikë, por edhe në marrëdhëniet civile shfaq tendencat e një revanshi pafre, dhe u hyn të tjerëve edhe në pronë. Duke u nisur nga kjo, nënkuptohet që Voltana mezi pret dobësimin e pushtetit të Jozefinës, që të mund mbrojë edhe pronën e vet. Voltana zë kështu vendin e Arenca Trashanit, deputetes fluturake shkodrane, lodrës së Jozefinës në listën e Shkodrës.

Nard Ndoka – nuk bën një përfaqësim të merituar në këtë listë. Por llogaritet gjithashtu si një kundërshtar i Jozefinës, që nga rasti i vrasjes së veprimtarit të PDK-së, Aleks Keka, më 18 qershor 2009. Ai e akuzoi Jozefinën se kishte lidhje me vrasësit e Kekës.

Gjovalin Bzheta – i sakrifikuari i PD-së për dy mandatet e fundit. Ai hyri në konflikt me Jozefinën që nga votimi i Thedhori Sallakut për Prokuror të Përgjithshëm. Berisha i kërkoi atij të votonte pro, ndërsa Jozefina i tha të votonte kundër. Bzheta iu bind Berishës, i cili më pas, nuk ishte në gjendje ta mbronte përballë urrejtjes që Jozefina krijoi për të.

Bzheta është një nga figurat më kredibile dhe më të afta të PD-së në Malësinë e Madhe. Pas anatemimit të tij nga Jozefina, PD e Malësisë së Madhe ra në duar të njerëzve të paaftë e me shkollim a’la Jozefinë, dhe u bastardua si degë partie. Jozefina provoi që në vend të Bzhetës të propozonte Fredi Sterkaj për deputet, një benxhamin të saj, aktualisht kreu i PD-së në Malësinë e Madhe, por baza e PD-së këtu e refuzoi me forcë kandidaturën e tij.

Ndue Paluca – përfaqësuesi i Pukës në listë. Mban një pozicion të ekuilibruar.

Bardh Spahia – nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit të Republikës ai shkoj zv. Ministër i Shëndetësisë – tani në zonën e pasigurtë të listës së PD-së për deputet. I biri i ish-deputetit të ndjerë Ali Spahia, ai gëzon respektin e Berishës dhe sidomos të Lul Bashës. Mendohet se kandidatura e tij vjen gjithashtu e sponzorizuar nga familja Berisha.

Gjok Uldedaj – Biznesmeni Uldedaj flitet se edhe ky si Voltana një konflikt pronësie me kryetaren e Kuvendit. Ndonëse nuk ka shumë shanse për të dalë deputet, përsëri përfshirja e tij në listë, tregon edhe një herë, se 8 vendet e para të listës së kandidatëve të PD-së për Shkodrën, nuk janë “krahu i thyer i Jozit nga korrupsioni dhe paaftësia”, por janë futur në listë nga ndikime të tjera pranë familjes Berisha dhe për shkak të analizës që ky i fundit i ka bërë situatës bazuar në informacionet që lista përballë do ta shkatërronte klanin e marrë fund të Topallit.

 

 

 

8 kandidatët e parë të PS-së për Shkodrën

Mimoza Hafizi – pedagoge, vjen si prurje në politikë nga fusha akademike. Mimoza nuk është provuar në politikë, që të mund ta krahasojmë me Jozefinën, por me sa duket prejardhja familjare, nga një familje e madhe Hafizi në Shkodër dhe statura e saj si intelektuale e njohur me arritje në fushën e Fizikës, e bën atë të ketë një dimension tjetër në publik, shumë më të ndryshëm se Jozefina.

Tom Doshi – deputeti milioner, i cili ka marrë përsipër ta ndryshojë konfigurimin politik në Shkodër. Ai po e drejton fushatën në Shkodër për PS-në dhe pretendon të marrë deputetin e 6-të në këtë qark. Ndonëse më realist do të ishte pretendimi i sigurtë i deputetit të 5-të për PS-në. Deri tani ky raport ka qenë 7:4 për PD-në. Por sis e theksuam më lart, këtë herë Shkodra është tronditur: Elektorati është i nervozuar nga papunësia e madhe, nga përmbytjet e herëpashershme si kurrë më parë dhe nga premtimet e PD-së, që nuk janë ndjerë edhe aq në përmirësimin e ekonomisë personale të familjeve shkodrane. Situatës i është mbivendosur sic e theksuam edhe sundimi i papërmbajtur i Topallit.

Paulin Stërkaj – vjen si kandidat nga Malësia e Madhe, ku konkurron me Gjovalin Bzhetën. Ndonëse politikisht, nga ndikimi publik, aftësitë dhe nga reputacioni nuk mund të krahasohet me Bzhetën, ai prapë se prapë, mund të mbledhë një numër të mirë votash në Malësi.

Namik Kopliku – ish-pretendenti i PS-së për bashkinë e Shkodrës renditet në vendin e katërt në listën e kandidatëve të kësaj partie për deputetë. Pedagog në fakultetin e inxhinierisë së ndërtimit, Namiku e ka treguar veten me paraqitjen e tij publike, se është një burrë i qetë dhe i matur.

Sait Fishta – një biznesmen i njohur në fushën e ndërtimeve në Shkodër. Është futur në listë për të siguruar mbështetjen e elektoratit për deputetin e pestë të PS-së në Shkodër. Deri tani Shkodra është konsideruar bastion i PD-së, pasi votat janë tjetërsuar. Pritet që Saiti dhe kandidati i parë LSI-së në Shkodër, biznesmeni tjetër Agron Çela, ta ndajnë këtë post mes njëri-tjetrit dhe të jenë në gjendje ta mbrojnë votën të paprekur nga ‘infrastruktura e hajnisë së votës’ në Shkodër. Pra, nëse këta të dy janë në gjendje të frenojnë traditën e vjedhjes së votave nga PD në Shkodër, rezultati mund të jetë surprizues. Te bashkëpunimi Fishta-Çela (i pesti i PS dhe i pari i LSI) është mbështetur shpresa për mandatin e pestë të së majtës në qytetin e konsideruar deri më tani bastion të PD-së. Dyshja në fjalë ka qenë edhe një nga arsye e trembjes së Berishës dhe ndërhyrjes së tij të fortë në “listën Topalli” duke e konsideruar atë një listë humbëse.

Gentian Palaj – vjen si kandidat nga zona e Dajçit, Nënshkodër dhe është një i zhgënjyer i PD-së. Ka lidhje familjare me ish-deputetin e PD-së Valentin Palaj. Mendohet se ai do të mbledhë vota pikërisht nga kjo zonë, e cila është përmbytur 6 herë në dy vjet, nën qeverisjen e PD-së.

Nikoll Deda – është mjek – stomatolog dhe përfaqësues i Pukës në listën e kandidatëve të PS-së për Shkodrën. Ka patur një aktivitet të hershëm si drejtues i shërbimit stomatologjik dhe shëndetësor në Pukë. Ka shtrirë rrjetin e klinikave të tij stomatologjike edhe në Tiranë.

Rozafa Zmijani – ka punuar si Drejtoreshë e Qendrës Rajonale të Formimit Profesional në Shkodër dhe është e shoqja e Hysen Zmijanit, ish-futbollisti i famshëm shkodran. Vjen nga një familje e madhe shkodrane.

 

2 kandidatët e parë të FRD-së për Shkodrës

Fatlum Nurja – inxhinier, figurë e njohur për qytetin e Shkodrës, ish-i përndjekur prej komunizmit; Berisha e ka dekoruar, kur ish në Presidencë, me medaljen ‘Pishtar i Demokracisë’. Fatlumi ka një reputacion të mirë në Shkodër dhe është padyshim përfaqësuesi më serioz nga drejtuesit lokalë të djathtë të Shkodrës. Duke marrë parasysh edhe konfigurimin e listës së PD-së, ku shumica janë katolikë tek lista e sigurtë, Fatlumi mund të marrë edhe vota nga të zhgënjyerit e PD-së, por edhe nga ata që mendojnë se duhet edhe një balancim fetar në listën e përfaqësuesve politikë.

Vasel Muçaj – biznesmen lokal në Malësinë e Madhe me një reputacion të mirë. Mund të mbledhë vota në mënyrë të konsiderueshme, duke konkurruar me Gjovalin Bzhetën dhe Paulin Sterkajn. Edhe në këtë rast mund të kemi vota nisur nga pikëpamja fetare…

 

2 kandidatët e parë të LSI-së për Shkodrën

Agron Çela – biznesmen lokal, president i KS Vllaznia. Po bën një fushatë mjaft efektive dhe mundet të mbledhë vota mjaftueshëm për t’u zgjedhur deputet.

Nora Malaj – zv. Ministre e Arsimit, mund të ndihmojë në mbledhjen e votave për LSI-në.

 

Nga ARBEN ÇOKAJ May 17, 2013 11:38
Komento

55 Komente

  1. bejdo malo May 17, 02:24

    Me vjen keq per Jozefina Topallin se po e sulmojne servilet dhe duan ta armiqesojne me doktorin. A do e sulmojne Jozin duke i kujtuar viziten ne Iatli ne vitin 1988 edhe pse me biografi te keqe duke marre vize dhe pasaporte per ne Itali bashke me te shoqin? A eshte ende ne ministri raporti i saj dhe takimi enigmatik me njeriun e Sigurimit ne Vatikan?! A e mban mend takimin per oficerin e Sigurimit dhe pse nuk hezitpoi Sulo Abazai ti jepste pasaporten dhe detyren te takonte nje spoun sigurimi ne vatikan?!

    Reply to this comment
    • gerti May 17, 14:12

      per ke jozefine more kujt i therrisni zonjushe ju jozefines??? kape per zhelesh qite jasht, hikni per lesh etj etj kjo eshte zonje???

      Reply to this comment
      • lini May 17, 14:25

        Nuk ka se si te armiqesohet jozefina me doktorrin se ajo e shkreta aq shume eksitohet me ate saliun sa nuk ke shance te prishen ato te dy per ca do lloj arsyeje.

        Reply to this comment
    • koqua nga qimera May 17, 14:19

      Andej nga anet tona i thone, “keshtu i do mushka drute, qe te mbledh pak bishtin dhe mos te hedh vicka “.

      Reply to this comment
    • aishe May 17, 14:24

      i njijti person shkrun dy her!! kushedi se sa te pagun zhelfina per ket koment:)

      zhelefina esht nje bunder e klasit te par!! eshe nje qe hiqet si e persekutume po qe ramizi e qoi me studime jasht shteti!! esht nje nje njri aq keq qe po te pati inat ajo te shkaterron!! ehhh sa familja shkodrane ka shakterru ajo bunder!!

      nese do me fol per ket leshofin po te them un nja dy llafe:

      1. ka ven te gjith policin ne shkoder dhe ushtron terror te te gjith shkodrant

      2.na flet gjith kohes kunder komunizmit poooor ajo po ushtron diktatur te vertet ne shkoder

      3. po dule kunder saj ajo ka per detyr te te shkaterroj deri ne piken efundit

      KJO S’QUHET KOMUNIZEM DHE DIKATUR SIPAS TEJE???????

      ESHT DHE NJE SERVILE E QELBET IK TE LUTEM SHUM MOS NA FLIT PER LESHOFINEN

      Reply to this comment
    • N.VJOSA May 17, 14:39

      Z H E L E F I N A…
      -ne vend te komentit –

      Ne kry te Kuvendit
      Jam te mbaj Kandarin
      Pa cka se bej tifo
      Vec per Kyetarin!…

      Une per Bajraktarin
      Kaloj ne ekstrem
      Te zezes e bardhe
      Kur te du i them!…

      Kyetar Birisha
      Asht per mua jeta
      Kurre s’me hy te veshi
      Aspak e Verteta!…

      Kur shoh Kryetarin
      qe eshte ne siklet
      s’duroj une e mjera
      Bacen pa pushtet!

      Me buruan te mirat
      Nga ai Pushtet
      U bana e pasun
      Dhe jetoj si mbret!

      Roje plot rreth vedit
      prej Salush Delirit
      Ja kaloj edhe Nexhit
      Jam e e Zallit Kirit!…

      Placi ju o Popull,
      Pse keni inat
      ja kam hipur Kalit
      Kam lindur me fat!…

      Bej edhe foto
      Zogu si t`me doje
      Sa te kena Bacen,
      Askend nuk degjoj!…

      Kalit ja kam hipur
      Heret ne rini
      Qenka qef i madh
      Siper kur i rri!…

      Kur i hipi Kalit
      Kur i hipi Zefit,
      Nuk ka si Kali
      Siper Zogut Qefit!…

      Ju shkodranet e mi
      Mos kini zili
      Se jam Zhelefina
      Matem me rini!…

      Nuk beje shaka
      Nuk dua t’ja di
      Nje popull fukara
      Me paguan flori!…

      E kam qef Kalin
      Kam qef maqina
      Jam Kanakare
      Jam Zhelefina!…

      Une bleje cfare te dua
      Dhe ti o Popull plac
      Se jam Mace Zeze
      Se jam Dama Mac!…

      Makinen me te miren
      E dua per tu dukur
      Se jam Mace Zeze
      Se jam dhe e bukur!…

      E gjej dhe nje pretekst
      E du per miqt e mi
      Per delegacione
      Ketu ne Shqiperi!…

      Ju shkodrant e mi
      Mos kini inat,
      Nuk me beni gje
      Nuk keni takat!…

      Po te dua blej
      Dhe Helikopter
      Qe tu shoh nga lart
      Kaloj dhe Ylber!

      Kaloj dhe ylber
      Ketu lart jam ngjit
      Nuk jam gru e thjeshte
      Jam Transvesit!

      Po te dua blej
      Blej dhe nje Skaf
      Te lundroj ne Shkoder
      Te shkoj ne Rozafe!…

      Se popull i Shkodres
      Mu mezi me ka
      Nuk kam faj se eshte
      Popull budalla!

      Ata kane dy gishtat
      Per Demokraci
      Ndersa une fitoj
      Per dite Llotari!

      Vet kane faj
      Pse me thone Nexhmije
      Nexhin une e le
      Per jete ne hije!…

      Nexhon e denova
      Vetem per kafe
      Thoni sa te doni
      Jam Nexhmije re!…

      Sa kam bredhur une
      Kudo neper bote
      Me kendon Bilbili
      Dhe kenges ja thote!..

      Une jam moderne
      Dhe e njoh mire Lekun,
      Thone se e re
      Kam tundur Dybekun!…

      Dybekun kam rrahur
      Une jete e mot
      Tani jam e pasur
      Milionere sot!…

      Se detyre e Larte
      Paska qejfe shume
      Voto ti o Popull
      Se numeroj une!…

      (Ty ndoshta s’ te vjen mire
      Kur shaj moj Xhozefije,
      Mendo per xha Saline
      Kur shan me liber shpie!?…)

      E plasa edhe Topin
      Kur ishte President
      Une kam mik Birishen
      E therras urgjent!…

      Edhe Dhenrin tem
      Coj ne Ambasade
      Se ma punon Cucen
      Per dite dhe per nate!

      Nderhyj dhe per Vellain
      E bej diplomat
      Dhe s’me prish pune
      Se eshte kokethate!…

      Perse te mos emeroj
      Dhe nje kusherire
      Se e kam te pashme
      Eshte zemermire!…

      Fratello Berluskonin
      E kishim mesus,
      Ujin nen rrogos
      Te terve ua fus!…

      Fratinin Minister
      E kam shume merak
      Kur e puth ne faqe
      Zemra ben tak-tak!…

      Edhe ti o Rame
      Mos shih me inat
      Se me ke inat
      Po nuk ke takat!…

      Vdis ti o Popull
      Ti o popull plac
      Vdis nen debore
      Une jam Dama Mac!..

      Jam Xhozja me halle
      Dhe nuk jam dele
      Deputetet kap
      Dhe i tund per zhele!…

      Bej me shume se Nexhi
      Bej me shume se Dulle
      Sa te kem Birishen
      Lart ne ate Kulle!…

      Jemi apo s’jemi
      Parti ne Pushtet
      Me keq se Monizem
      Populli nuk flet!…

      Se ja mbyllim gojen
      Edhe me Terror,
      Kot nuk i kemi
      Pushtetet ne dore!…

      Reply to this comment
      • b.kanani May 17, 17:02

        bravo vjosa e paske ndjek aktivitetin e xhozit aq mire sa nuk i paske lene gje pa i shkruar nga bemat e saj te turpshme per nje kryetare parlamenti,bravo nuk kam fjale,me kenaqe.

        Reply to this comment
  2. Lefter May 17, 09:59

    Me vjen shume keq kush shkruan per zj.Jozefine, nje perfaqesuese e denje e familjes autoktone shkodrane Çoba, e rritur me halle nen persekutimin komunist. Sa per taditur lexuesit e ndryshem nga te dhenat qe kamnxjerre ne Itali, familja Çoba asht nder familjet ma te nderume te qytetit te shkodres dhe se bashku me familjen tjeter shkodrane ate me mbiemer Gjyrezi kane hape dhomen e tregtise ne shkoder dhe ne milano. Te dy familjet si familje tregtare kan bashke punue ne tregtine e produkteve te leshit nga shkodra ne venezia.. Ajo e meriton cdo gja qe ka arrite, keshtu qe shprehjet spiune apo ndonje gja tjeter, ato jane vetem trillime. Ju qe shkruani eni ne shkoder dhe shihni se si ka ndryshuar ky qytet nga 2005 e ketej dhe ky ndryshim ka emrin Jozefine

    Reply to this comment
    • kurrizo May 17, 10:16

      Ec mo se ndihmat e Kishes vidhte me hamej n Shkoder bashk me burrin para se ta merrte Saliu n politik. Na bejn sot sikur kan lindur ne hene keta te politikes. Ecni mor tutje lironi vendet aty se nuk jeni pjell per t ndejt gjith jeten n kolltuk. Me rradh kjo pun

      Reply to this comment
    • Titi May 17, 12:46

      Prandaj e ka marak Jozefina leshin, se paraardhesit e saj qenkan marr me tregtine e leshit

      Reply to this comment
    • zekthi' May 17, 13:50

      Studime me vlere keni ndermarre z.Lefter per tregetaret e leshit ne shkoder.
      Besoj te dhenat i keni nxjerre nga librat qe botoi keto dite Xhozi per parlamentin.
      Josefina duhet te jete krenare per origjinen e saj te lashte nga te leshtet.
      Por, mos ju lag gje leshi nga keto katakliozmat e permbytjes se Shkodres keto dy vjetet e fundit?
      Apo e kishte transferuar leshin ne venezia se aty nuk i laget ?
      Besohet se aty ka edhe magazinat e leshit, dhe ja ka dhene Neritan Veshit me qira.
      Hulumto se do dalin gjera interesante me vlere per kombin.

      Reply to this comment
    • Bujari ju degjon May 21, 02:29

      O Leftero,po komunista ngelet gjithe jeten.Akoma me biografina ngelet.Jozefina duhet te vlersohet se cka dhene ne politike nga vetja e saj,sa intelektuale eshte(e cila eshte cope mishi ne fakt)dhe jo cfare e ka pas gjyshin,dajen,hallen.Jozefina do ngelet si kryeparlamentarja me katunare qe ka pasur dhe do kete parlamenti shqiptar.

      Reply to this comment
    • lori May 21, 13:52

      Ashtu si ju dhe mua me vjen shume keq kur ju flisni per meritat dhe traditat e famijes se zj.Jozefine dhe jam plotesisht dakorte me ju,por meritat nuk i takojne asaj por paraardhesve te saj.Ajo deri tani ka jetuar perfituar nga familja e saj.Merita e saj do te qendronte ne qofte se do ti ruante ato tradita apo dhe ti pasuronte ato.Me fljalorin qe ka ajo femer te le te dyshosh per preardhjen ose te besosh ne thenjen se nga ferra cel trendafili ose nga trendafili cel dhe ferra.

      Reply to this comment
  3. maliq May 17, 10:11

    Jozi po korr ate qe ka mbjelle. Ne nuk njohim familjen njohim Jozin. Dhe Jozi qe kemi pare keto kohe eshte nje katastrofe. Grua e peshtire

    Reply to this comment
  4. kokpalari i 21 janarit May 17, 10:14

    E bukur kjo “Shkodra e permbytur, do permbyse PD-ne” 🙂 Dita, njesha per batuta 🙂

    Reply to this comment
  5. Babai i vertete i Dardanit May 17, 10:38

    Spiune familjarisht, nene e bije. Berisha ja ka fut koken ne m..t kesaj dhe se po hapi goje do e mbysin langojte e bariut nga Vucidoli.
    E ka shtrydhur si limon, e ka degjeneruar, e ka bere sinonim te liqesise femerore. DHe nuk e kuptonte debilja qe do i vinte dita qe do perfundonte ne kosh te plehrave.
    Tani le te na tregoje histori me Megin e Luisit qe kendon tallava e qe ishte antikomuniste qysh ne moshe te vogel. 😛
    Nese shkodranet jane si Jozefina nuk kane derman sepse e kane gjenetike budallikun e legenllikun.

    Reply to this comment
  6. mira May 17, 11:01

    shkodranet kane nje fjale popullore shume te bukur,mendjemadhesija ,e keqe e te zot,ose me thjeshte,mos te hyfte vetja ne qejf.nuk kam se cte them me gjate sepse shkodranet i dijne me mire problemet e tyre.

    Reply to this comment
  7. Tani May 17, 12:01

    Te shkruash kaq shume per mender kete ” femer” tregon sa poshte kemi rene.Tani harrojeni fare por mbas 23 qershorit kerkojini llogari per udhetimet,abuzimet,ofendimet, dhe kapnja per zhelesh kete moster.

    Reply to this comment
  8. XHEMAL DYMYLJA May 17, 12:46

    SHOK ÇOKAJ! Kur flet per Shkodren duhet te matesh mire,edhe shkodran qofsh, i lindur apo i rame ne Shkoder.Shkodren nuk ka mund me bo terbije as PARTIA E SULE BUSHATIT me represin e terror , e po mundet me bo terbije i biri i Sule Bushatit me EDVIN RAMEN,njeri i pa moral dhe i pa familje (kjo sipas ILIR METES).Shkodranet do vazhdojne ta quajne PS si trashegimtare e panderprere e PPSH-se,qofte edhe nje ore.E pra kjo PARTI dje PPSH,sot PSSH , po e njejta gje,shetiste neper Shkoder njerez te shpuar nga plumbat neper spondat e maqinave,per ti trembur e nuk i trembi dot shkodranet.Dhe shpata e PARTISE ka qene gazeta ZERI I POPULLIT, qe vazhdon te dale po ne emer te partise.Te gjithe shqiptaret pohojne se Shkodra eshte djepi i qyteterimit dhe kultures shqiptare.Edhe EDVIN RAMA e pohon kete.Dhe Shkodra vazhdon te jete edhe sot e gjithe diten qe para dymije vjetesh.E qyteterimi KLAS i Shkodres sot edhe pas 23 vjetesh cofje te komunizmit, eshte se i perbuz komunistet qofshin keta edhe si socialiste. Respekt maximal per Hysemn Zmijanin,por edhe e shoqja e EDSON NACSHIMENTOS (PELE-S),po te jete ne ate liste partie,nuk i tundon shkodranet.Besoj se u kuptuam.

    Reply to this comment
    • Kunati i shokut Xhemal May 17, 13:51

      O Xhemal,
      Po qenke këllef fare, or shoku Xhemal.
      Po komunizmi ka 23 vjet qe ka cof, or shoku Xhemal.
      Partia e Punes eshte tjeter dhe Partia Socialiste eshte formuar sipas gjithe traditave te Partive socialdemokrate te Europes, or shoku Xhemal.
      Po edhe legjistaturen qe jemi PS-ja i ka 4 deputet, edhe pse u vodh barbarisht nga ish komunisti Sali, or shoku Xhemal, pse thua qe Shkodra se voton PS-në?!…
      Po shoku Sali nga cila Parti vjen or shoku Xhemal?
      Po gjithe ata ish komuniste qe ka ne radhet e PD-së, or shoku Xhemal.
      Njerzit ndryshojne or shoku Xhemal.
      Po ti folke per shkodranet sikur te jesh mreti shkodranve or shoku Xhemal.
      Po çdo njeri ka te drejte te vendos vet per voten, or shoku Xhemal.
      Po ti flet si bajraktar, or shoku Xhemal!….

      Reply to this comment
      • NENE ZYRAJA May 17, 19:00

        Sa per ate se kush eshte PPSH dhe kush eshte PSSH,pyet se godina ku ka seline sot PARTIA c fare ka qene dikur,ne kohe te PARTISE.Po edhe titullin SHOK si nuk e nderrune keta ortodokse fanatike te komunizmit!Ti mund te jesh i ri,po une Xhemal Dymilja,kam qene bash Sekretar i PPSH se ne Shkoder,koleg i Sule Bushatit dhe i njoh mire.

        Reply to this comment
    • drinni May 17, 14:01

      Ne cilen bote I nderuar Xhemal Dymlyja po jeton??!!!

      Me ate fjalor te Topallit ne Parlament vetem ne rruge i degjon, kjo Zhele (sepse ket fjalor e pelqen por edhe e perdor) aq e poshter eshte saqe edhe ka futur ndasi fetare ne rrethin ku jeton.

      Ndersa per Kryeministrin tend: nuk kam me shume se sa dy fjale

      NJE VRASES
      NJE SHIZOFREN
      NJE BASHKEPUNETOR I SERBISE DHE I GREKEVE

      DHE NJE IDIOT

      Reply to this comment
    • kunati May 17, 14:04

      Per shokun Xhemal: Vazhdo voto per PD dhe ordineren Jozefina qe femijet e vet i ka ne maje te Frances,vellain ne maje te ambasades ne Itali e sa e sa te tjere!!!Tregojuni mor vendin njehere qe ta dine se me popullin ska shaka e se i con edhe ne opozite. Njerezit skane buke te hane more militante.Vazhdoni se prandaj s’ecim para ne dhe s’bejme hajer.Boll 8 vjet!!!! Asnje parti s’ duhet votuar me shume se 2 mandate!

      Reply to this comment
    • albrecht May 17, 14:55

      Atehere e paske hak permbytjen o shoku”Xhemal” jo shkodranet e ndershem por ti dhe te tjere mjerane si ti qe ushqeheni se ju pelqen ose ju intereson me propaganden boshe 20-vjecare te Sali Berishes. Komunizmi vdiq 20 vjet me pare.
      Po kaq vjet kane nje pjese e shkodraneve qe votojne PD-ne qe genjehen paq nga broçkullat me komuniste te Saliut. Po nuk ndryshuat edhe kete here qofshi ju qe jeni. Shikoni Kavajen dhe reflektoni pak o njerez!

      Reply to this comment
    • BEPIN May 25, 18:38

      KE TE DREJTE.PO CA DREQIN E KE KETE PSEUDONIM? A KE FRIGE?SALA QE KAM VOTU EDHE UNE ,NA TRADHTOI SEPSE NUK DENOI ASNJE PERSON QE BERI GENOCID ,SIDOMOS NE SHKODER.MADJE KETO DHE FEMIJET E TYRE NA BEJNE LEKSIONE DEMOKRACIE. JEMI NE 2013 DHE DIKTATORI KA AKOMA TITULLIN HERO I POPULLIT

      Reply to this comment
  9. lezo May 17, 13:16

    detyra e cdo deputeti eshte te mbaje fjalen para zgjedhesve per te permisuar jeten e tyre. Zonja Topalli e ka mbajte me mire se askush kete fjale, ajo ja ka zbukuru jeten shkodraneve me investimet qe jane bere duke e kthyer Shkodren ne nje qytet ndryshe nga gjithe qytetet e Shqiperise. Sikur kete pune te kishin bere te gjithe deputetet e zgjedhur te Parlamentit dhe te mos ishin marre me shtimin e pasurive te tyre (Zonja Topalli ka shume pasuri te trashiguara dhe nuk ka patur nevoje te hyje ne mardhenje te pista per t’i shtuar) atehere Shqiperija do ishte ndryshe……. mendoj se sulmohet me shume nga ato qe vuajne nga kompleksi i inferioritetit, por c’te besh nuk jemi ulur te gjithe nga pema ne nje kohe…dikush e ka patur privilegjin te ulet ma pare….

    Reply to this comment
    • Turi May 17, 14:12

      Po ti Lezo, a je ulë nga pema akoma? Dhe a të ka ikë akoma ty kompleksi i inferioritetit? A të ka dhanë gja Jozefina ty deri sot, apo vetëm leshtë? Se Jozefina vërtetë ka trashëguar pasuri, por edhe ka ndërtuar pallate? Ku i mori paratë për të ndërtuar ajo? A ka shitë ndonjë prionë për me ba para, apo si? Duket se ka vjedhë pra, ndihmat e kishës… dhe duhet të hetohet edhe nga Prokuroria për abuzimet që ka bërë që në 2005-n. Dhe nëse flitet për Jozefinën, ajo është një pjesëtar i lig i familjes së denjë Çoba… A thua veç Jozefina ka pasë të drejtë të marrë pronat në të gjithë atë familje? Siç shihet, Jozefina nuk ka vjedhë vetëm Shkodrën, por edhe familjen e fisin e vet, duke u marrë pronat e duke ndërtuar pallate.

      Reply to this comment
  10. zekthi' May 17, 13:35

    Josefina ne Partine Demokratike ka qene si kamikaze e ngarkuar me lende shperthyese e dekonspiruar shpejt nga PD-ja. Ajo nuk shpertheu pasi fitilin ja kontrollonte usta Saliu. Ajo tani qe deshi te “shperthente”per te marre frenat,pa qe ishte fallco. Sidoqofte efektin negativ dhe demin PD-se ja ka bere te pallogaritshem. Ustai qe e kishte marre ne partine e tij e kishte nen kontroll te rrepte .

    Josefina ecte drejt fronit me marrezine e saj.

    “Të gjithë duan ta arrijnë fronin: kjo është marrëzia e tyre, sikur lumturia të qëndronte në fron! Shpesh herë balta rri mbi fron e shpesh edhe froni mbi baltë. Të gjithë këta për mua janë të çmendur dhe majmunë që kacavirren…” Fridrih Niçe

    Kujt me teper se Jozefines i pershtatet kjo legjende qe flet per ” Madheshtin e Marrezise ”

    Legjenda thotë se dikur diku, gruaja e një perandori, kishte pohuar në gjyq një të vërtetë që mahniti të paditurit, joshi “të çmendurit” dhe fitoi simpatinë e të urtëve.

    “Tre kënaqësi kam provuar në jetë – tha në gjyq gruaja e të parit të vendit. –

    E para, kam qënë balerinë e klasit të parë. Kam përjetuar kënaqësitë e duartrokitjeve të spektatorëve, të cilat kaq më lumturonin sa e ndjeja veten në kulmin e saj.

    E dyta, kam qënë grua e emancipuar. Kam provuar të gjitha liritë që mund të gëzojë një grua e lirë, edhe ato të dashurisë dhe, m’është dukur vetja si në një ëndërr magjike.

    E treta, kam qënë politikane. Kënaqësia që të jep karriera politike qëndron më lart se të gjitha kënaqësitë.Kjo më shtyri të luftoj për të asgjësuar tim shoq dhe të bëhesha vetë e para e vendit.
    Po kur u përballa me drejtësinë dhe gjyqi mbaroi, më kërkuan të thosha fjalën e fundit…
    Me zë të drithëruar gri thashë: Lufta për fronin është madhështia e marrëzisë. ”

    Para drejtesise do ta pohoje edhe Josefina kete thenie te fundit. Por me teper se goditjen e drejtesise mbi veprimet e saj antiligjore , Ajo do te vuaj Gremisjen nga kolltuku dhe pamundesine per te çfaqur egersine dhe ciniznim e saj te shfrenuar e te pafund nga kolltuku i “perandores “.Kolltuku ku ajo qendroi per ca kohe ,u be pis nga balta qe i ndenji siper.
    Shkelqimi i saj ishte vetem nje zjarr me cfaka !

    Reply to this comment
  11. Ira May 17, 13:36

    Nuk eshte keq qe te analizojme se mbi cfare kriteri jane vendosur ne liste biznesmenet, Doshi, Sterkaj(qe kalon sa djathtas sa majtas) Fishta, Cela, cili eshte formimi i tyre intelektual, kontributi i tyre per PS, ne c’rruge i kane bere dhe zhvilluar biznese.PS e Shkodres ka shume kontributore, por nuk perfshihen ne lista.Rezultati duhet dhe do te ndryshoje, por perfaqesimi i Shkodres, flas nga e majta nuk eshte ai i duhuri dhe ai qe ka mundur te jete.

    Reply to this comment
  12. Bato Mokra May 17, 13:36

    @Shoku Xhemal,

    S’po e ve mbiemrin “tend”, per respekt te njeriut qe ka shkuar te te shumtet dhe i ka mbetur kendej simboli. Po t’i referohesh nje filozofi, qe njeriu njihet qe ne pese fjalet e para, ti njihesh qe ne “petkat” qe ke veshur, per te fshehur jo paditurin (ndryshe do te thoshnim fale Zot, se aq di), po shumecka tjeter.
    Sipas mejtimit tim, ti jo vetem je i klonuar nga SRB-i (mund ta lexosh edhe: Sali Rame Berisha), por je dhe produkti me i keq, ose skarciteti i tij. Dmth je 326-ta e tij! Ne rreshtat e para te uleritesve (ose klakerve) te peshtire, qe i vini mballoma mjerimit shqiptar, te cilin vetem SRB-i nuk do asesi per ta pare.
    Gogoli 23 vjecar i rikthimit te Dizenjatores (Sh 12-05), i Penecilines etj, etj te konvertuar ne “demokrat” 24 karatsh (te kujtohet kur u mbushen muret e Shkodres me parulla dhe emra njerezish, pinjolli i njerit prej te cileve kandidon, u “dorehoq” enigmatikisht nga presidenca ku ishte a.i i familjes Berisha) nuk tremb me kend ne Shkoder. Gogoli ose flamuri tjeter i antikorrupsionit s’tremb as xhepistet. Flamurit te Bllokuesit i ka dale boja pa e valvitur me lart.
    Shkodres i jane hapur syte, ka dale nga “ferma”. Nuk mund te mbaje peng kush me zhvillimin e kryeqendres shqiptare. Dy pedonalet (me emertimet pegorative e percarese te tyre, se ku shkojne nje pale dhe ku shkon pala tjeter) s’e mbulojne dot mjerimin ne brendesi te lagjeve dhe problematikat e medha qe ka Shkodra. @Xhemal, tipave si ty, pervec si kontigjent i institucionit perballe NSHRAK-ut (e identifikon, besoj), mund t’u thuhet edhe ku rafsha, mos u vrafsha. Ju mund t’iu pelqeje HIBRI i kalbur qe ka pergatit misionarisht SRB-i ne keta 23 vjet duke i perthithur te gjitha institucionet si lubi PER LLOGARI TE VET DHE DRAMCA PER JU TE TJERET, QE I BENI AMIN, pasi edhe kur bien lodrat e fushates iu falen ANTILIGJERISHT cdo shkelje si drita, uje, legalizime, etj, gjithcka me te cilat, ne fakt, duhet te merret dhe TE JAP FJALEN SE DO TE MERRET, MADJE MIRE LIGJI, pra ju mund t’iu pelqeje ky lloj HIBRI, po populli kesaj here do ta hedhe tutje zgjedhen.

    Reply to this comment
  13. adrian hajdinaj May 17, 14:02

    ZHOZI DEL SI DEPUTETE SE E KA VEN VETEN E SAJ NE LISTE PER DEPUTET E PARA POR NUK E BESOJ QE ZHOZI TE JET ME KRYETARE E PARLAMENTIT SEPSE SKA ME VLERA PER TE TILL POSTE … KUSHDO FORC POLITIKE TE VI NE PUSHTET DO JET E MIREPRITUR NGA POPULLI SE AI E KA HEDHUR VOTEN POR JO ZHOZI ME SI KRYETARE .. DO ISH MIRE ZHOZI QE TI KUSHTONTE VILES SE SAJ QE ESHT NE KATUNDIN LUNDER TI KUSHTOJ PAK RENDESI SE NDERTUSIT PO I BEJNE HILE …XAXAXAXA PO CA KUJTONI O POPULL SE KETA SI PUNA E XHOZIT PO E RUJNE PER JU …E SA TE KET BUDALLENJE TE TILLE KETA DO ZGJIDHEN PERHER DEPUTETA

    Reply to this comment
  14. malesor May 17, 14:03

    Jozefina dhe te gjithe burat rugaç, te eger e idiot te pashpirt si ajo nuk duhet te kene emer ne listat e asnje veprimtarie publike ne kete vend. Persa i perket lokalizlit, ajo e turperon inteligjencen, xhentilencen dhe kontributin e Shkodres per Shqiperine. Shkodranet duhet ta kene kuptuar se ajo u perdor si gogol stinor te cilin shiu, ererat, bresheri, te nxehtet e te ftohtet e ben te paperdorshem per vitin tjeter. Ndersa per luften e brylave nuk me intereson fare. Shpresoj te mos e lene te shaje Berishen.

    Reply to this comment
  15. hanxhari May 17, 14:05

    shkrim i ballancuar dhe shume profesional. M pelqen qe nuk mban asnji an

    Reply to this comment
  16. mirela May 17, 14:06

    nk e di ca do behet me kete injorante kur te bjeri nga karrigja

    Reply to this comment
  17. neveria May 17, 14:07

    një PLEHRË në haurin e Saliut.

    Reply to this comment
  18. horri bulevardit May 17, 14:07

    Shoqja Zhozefin, baje mar shpejt nji reklam per Shkodren maj se po ta merr Shkodren aj Edvin Rama, baje se ke boll arsye me e ba, mer ca filma kur e ke ba Shkodren Venecie dhe kallzoja atij Edvinit, se ja shif mar zullap ti smunesh me e ba Shkodren Venecje, veq qeverrija e Sali Berrrishs munet me e ba, leket skan ransi se kena boll, por baje shpejt se po te hik Shkodra kah krahu komunist i Edvin Rams. Hajt mar ta marrsha.

    Reply to this comment
  19. politike ordineresh May 17, 14:08

    Kjo Zonja e Zeze e parlamentit i harxhon leket e shqiptareve sikur heq qimet kur ben DEPILIMIN e kllockes te saj. Nuk i dhimsen fare . Nje femer kaq e eger dhe cinike nuk mund te beje gje per grate dhe femrat shqiptare. Keto spote ajo i ben per te bere reklam vehtes. Prit kur nje dite ajo do te dale NUDO para kamerave si ky imazhi qe ka para syve te saj dhe te tromaksij dynjane.

    Reply to this comment
  20. nga parisi May 17, 14:10

    Dita e dini qe n ambasaden e Frances eshte ai kollovari Luis Ejlli ? I cili bashke me vajzen e Jozefines ka banese ne qender te Parisit ne shetitoren Shen Elize ne afersi te pallatit presidencial? Ky Ejlli nuk ben gje tjeter ne Paris megjithese eshte ne ambasade si atashe kulturor, por tere kohen bashke me Edvin Muratin edhe ky punonjes i ambasades e shtyjne duke pare ndeshje neper stadiumit e Frances.Kete e konfirmoi edhe Arian Çani ne Zone e Lire. Banesa ne Shen Elize nuk kane as ambasadat e shteteve me te fuqishme.

    Reply to this comment
  21. lepri May 17, 14:11

    fryma qe duhet te dominoje tani eshte ajo e permbysjes se nje kaste te ngushte oligarkike dhe ne kete fryme duhet te sakrifikoje secili prej nesh dicka, duke kerkuar llogari me vone per vendin qe i takon kujdo. fatkeqsisht ne rradhet e socialisteve eshte shume e theksuar fryma e “kontributeve, meritave” dhe eshte krijuar nje fryme gati monopoli tek disa njerez.

    por sic thoshte me te drejte Zheji ne nje emision televiziv: nuk ka rendesi kontributi (ne te shkuaren), por performanca (aktuale). krijimi i privilegjeve/te drejtave ekskluzive mbi bazen e historise dhe qendrimit pasiv ne prapavije nuk sjell asgje te mire.dinamika politike kerkon nje perfshirje dhe performance ditore te panderprere. perndryshe do te kemi ata veteranet qe i cojne te tjeret ne lufte dhe per vete presin te marrin pushtetitn.

    Reply to this comment
  22. shiqerja May 17, 14:13

    Topalli ,i ka treguar Parlamentit dhe popullit Shqiptar se AJO ESHTE INJORANTE DHE MALSORE E TRASHE ,E PA GDHENDUR. ESHTE BERE QESHARAKE DHE ASPAK POLITIKANE. AJO ME ATE QENDRIM KA TURPERUAR VEHTEN E SAJ.Le te marri ate qe meriton

    Reply to this comment
  23. Aldo May 17, 14:15

    Asht e vertete qe Jozefina ka pru investime ne Shkoder por pse o shkodran kenaqeni me pak?
    Sot qe po flasim ka dyqane qe jane mbyll,produktet bujqesore jane shkaterru nga permbytjet e njepasnjeshme(e mos me thoni fatkeqesi natyrore sepse asht faji i menaxhimit te rezervave te ujit ne hidrocentral) edhe ato pak prodhime qe kane mbet nuk shiten…
    Ca me duhet mu infrastruktura kur nuk perdoret??? Pse silleni si tifoza skuadrash” Ne te mire e ne te keq jemi me ty o Pd-ja jone”??
    Korrupsioni,parazitizmi na ka hy ne palce(si ne tane Shqipnine)
    Te persekutumte politik jane perca si rezultat i babezise se Berishes e Jozfines….u dogjen gjalle ne Tirane ato te shkretet e askush tek Shoqata e te Persekutumeve te Shkodres nuk foli tamam,si burra kurva u sollet sepse nuk doni qe ato pak dramca buke qe ju la pushteti te mos ikshin.
    Keshtu njerez hiquni marrinave te PPSH se kane kalu 23 vjet e ala perdoret si argument ne fushate sepse ka te marre qe e hajne propaganden e Shokut PENICILINA e Shoqes Dizenjatorja(nqs e kuptut per ke e kam fjalen).
    SHIHNI INTERESIN TUJ SI ELEKTORAT E MOS U RRENI ME PREMTIME E ME LEK VOTE

    Reply to this comment
  24. Argita May 17, 15:42

    E CTE THUASH ME PER NJE GANKSTERE NJE RRUGACE E PESHTIRE

    Reply to this comment
  25. vullnet May 17, 16:55

    Nje analize feminore.Eshte prish raporti fetar thote.Jane zevensuar dy muslimane me dy muslimane.Liste dinjitoze thote per PS.Tre nga kater te paret ne lista kane qene mundesa .Thuaj a eshte e vertete.Ku eshte dinjiteti.Prallat me hamej dhe studime ne Itali jane te sigurimseve qe ne mbiemrin e analistit qe vjen nga Malesia e madhe jane me se paku inferioritet.Gjyshi saj ka qene kryetari i Kuvendit te Lushnjes.I ati dhe axha te burgosur politik.91 Jozefinen e ka gjetur pa shkolle te larte duke qene e para ne Shqiperi ne olimpiadat e matematikes.Ka nje te mete ,eshte e shemtuar.Po te kishte qene e bukur do kishte bere namin.Mjerane

    Reply to this comment
    • Turi May 18, 09:40

      Vullnet, nuk ka rëndësi guna, por puna. Ti vazhdon akoma t’i shikosh njerëzin nga prejardhja, e jo nga kontributi, apo nja dituria – e kjo nuk tregon vetëm inferioritet, por edhe koncepte provinciale. Në Shkodër vërtetë i shohin çështjet e përfaqësimit fetar edhe në politikë, e ku është gabimi në shkrim këtu? Apo ti ke dëshirë ta kuptosh shkrimin sipas mënyrës tënde… Nuk ecet më sipas meritave të gjyshit etj. por sipas aftësive individuale. Jozefina loboi në vendet arabe për pavarësinë e Kosovës, se kujtoi që arabët duan ndonjë kurtizane dhe po gënjehen nga “bukuria” e saj, por përveçse harxhoi mijëra Euro nga taksapagueseit shqiptarë, sa vende arabe e njohën Kosovën për hir të Jozefinës? Kështu matet eficienca në politikë, jo me gjyshin kryetar të Kuvendit të Lushnjes… Pse nuk thua ti Vullnet, meqë i njihke mirë sigurimsat, se e ëma e Jozefinës, me nofkën Dizenjatorja, u martua nga Sigurimi me të atin e Jozefinës dhe kjo është e bija e një fukseje, të futur në lojë për të spiunuar burrin e vet?!

      Reply to this comment
  26. SKEPTIKU May 17, 17:05

    NE QOFTE SE NUK GABOJ, XHEMAL DYMYLJA KA QENE SEKRETAR I PARE I PPSH-SE NE ELBASAN DERI NE VITIN 90-TE…….OSE DO JETE NDONJE TJETER PERSON, POR SIDOQOFTE FAMILJE KOMUNISTASH, BILES DJALI I TIJ KA QENE HETUES NE ELBASAN,,,,ME PAK FJALE “KOMENTE KOMUNISTASH,,,,,,GJELLE QENSH ” …………!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
    • LORA May 17, 17:26

      Xhemal Dymylja eshte njeri nga te denuarit per masakren e 2 Prillit 1991,ku humben jeten kater te rinj ;si funksionar i PPSH-se ne Shkoder.Ne fakt ai qe nje gjyq i deshtuar dhe deri me sot nuk eshte beri gjyqi i vrasesve te vertete te djemve shkodrane.Nje liber te mrekullushem te atyre ngjarjeve ka bere Gjek Celaj,njeri nga te denuarit e ketij mender-gjyqi me gjyqtar qazim gjonaj.Zoti Celaj ka qenenje oficer fare i ri ne ate kohe;me pas emigroi.
      I kam lexuar disa here komentet e ketij xh.dymyljes dhe me duket tejet i sforcuar,tip skuthi, ne servilizmin ndaj pushtetit aktual kriminal.
      Tek e fundit ben zanatin e gjithe jetes se tij,vecse tashme si zagari plak.
      Sa per artikullin,,,,,,,,,neveri te harxhosh kohe me nje arixhofke si topalli dhe shefi brekedhjere i saj.

      Reply to this comment
  27. Bedri Miftari May 17, 17:39

    Jozefycka pa qene jo e persekutuar por e perkdhelur. E ka fute Heroi i Punes Socialiste Hysen Lacaj te punonte ne zyre. kurre nuk e ka lag shiu dhe ka pas edhe kaftorr per dimer me u nxe por mer me u nxe ma mire ka pas zyren e Hysen Lacaj…Po ajo ka pas vertete nje babe qe e kan fut ne burg po ai bab ka qene qpiun. E vertetueme. Por edhe vjehhri Gjenarin Topalli qe eshte marr me pune ndertimi ka qene nje njeri me reputacion te dobet….dyshohet se eshte marr me pislleqe prandaj lereni biografine e mire se nuk ja mbajne shpatullat Jozefina zheles.Se ckane heq shtatullat e dizinjatores e dine divanet e drejtorit…Besa ne kete rast i persekutuar ka qene divani i drejtorit qe e kane shtyp sa i kane dale sustat….paska dale edhe jasht shtetit ne 1988. Po kush te lente me dale jashte shtetit ne 1988, ne ate kohe ne ambasadfen italiane rrinte mbyllur Fam,ilja popa, 5 rob, ndersa Jozi me burre paska shkue ne Itali….Spiune e deklarueme me shpatulla te derrmueme…

    Besa edhe tash i lodhen boll shpatullat duke mbart….hall(at) et e popullit…

    Bedri Miftari dora vete

    Reply to this comment
  28. Miranda May 19, 21:27

    Cfare nuk lexova….vtem Jozefine keni share…eshte e vertete se ajo me Astrit Bushatin ishin shefat e kuadrit ne Shkoder dhe e kane tepruar me pushtetin e tyre por ama turp te kete artikullshruesi pasi kur flet per tom Doshin thote qe eshte biznesmen pa thene qe pasurine e ka vene me droge,…kur Flet per Agron Celen thite qe eshte biznesmen nuk thote qe ku i ka vene pistoleten ne koke Bahri Boricin per te bere…hotelin ne lulishten kryesore te qytetit..Repekt per Helidon Bushatin,Namik koplikun ,Mmoza Hafizin,Voltana Ademin…te tjeret nuk i noh

    Reply to this comment
    • Turi May 21, 21:10

      Miranda, artikulli ka atë përmbajtje që ka, se Tom Doshi i ka vënë paratë me drogë, apo si e ka ba pasurinë Agron Çela, thuaje ti, botoje po munde pa fakte këtë, ose çoje në prokurori… Po Jozefina si i ka ba paratë, thellohu pak e gjeje ti… Sa transparente i ka Jozefina të ardhurat e veta, me të cilat ka ndërtua pallate në qendër të Shkodrës. Dhe si e vlerëson ti Miranda ndershmërinë? Më mirë me i vjedhë 20% rrugëve të Shkodrës e Pedonalës, siç bën Jozefina etj., apo me u marrë edhe me punë të pista për të krijuar para?

      Reply to this comment
  29. ZALLI I KIRIT May 21, 22:53

    Zalli i Kirit ka qene “strofulla” e Jozefines. “Vizitore” e rregullt, por kohet e fundit shkina na ka dale doret. Preferon sallonet mondane. Sigurisht eshte rritur mireqenia.

    Reply to this comment
  30. lenci May 23, 15:01

    Listat e deputeteve jane interesante.
    VEÇOJ DHE VLERESOJ TE UROJ PER NJE FITORE KANDIDATIN SAIT FISHTA, NJERI HUMAN,ME KARAKTER BURRNOR, FAMILJAR I RREGULLT NE TE GJITHA DREJTIMET. DO JETE NJE PRURJE QE DO NDEROJ PARLAMENTIN TONE, I PAPARE DERI ME SOT.
    E jap opinionin pasi e njohe ne pune qe kur ishte 18 vjeç e deri ne v. 2005 , si i punesuar i tij ( nderm. me FAZON).
    SUKSESE!
    (Jam jasht konfliktit te ineresit, pensionist .)

    Reply to this comment
  31. doris May 24, 05:47

    imagjinoni pas gjithe ketyre qe shkruhen me lart, te fitoje Jozefina ne Shkoder, imagjinoni….. cfare mund te behet atehere? do te ishte turp per shkodren, turp per shkodranet. Ajo mund te rrjedhe nga nje nga familjet me te vjetra shkodrane, por i ka pelqy shume parja i ka harru te tana vlerat qe rrjedhin per familjes se saj. Gjyshet e Jozefines me siguri jane rrotullu 300 here ne varr nga tmerret qe ban e thote mbesa apo stermbesa e tyne, qe asht duke shite cdo moral e nder te cdo shqiptari, e mbi te gjitha te cdo shkodrani. si mundet kjo femer te kete nje jete politike kaq te gjate ne shqiperi? imagjinoni qe te fitoje, dhe frike kam se do fitoje, se kam pershtypjen, qe shume prej nesh kane guxim me ba komente, por kur vjen puna me dale ne shesh, aha, edhe kur dalim sikur friksohemi kollaj…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*