Çfarë është Beteja  e Torviollit

July 13, 2019 10:09

Çfarë është Beteja  e Torviollit

Beteja  e Torviollit u zhvillua në Qershor të vitit 1444 në Dibrën e Poshtme.

Ishte beteja e parë e ushtrisë shqiptare, të formuar pas Lidhjes të Lezhës, kundër ushtrisë osmane.

Ushtria shqiptare komandohej nga Skënderbeu, kurse ajo osmane nga Ali Pasha, gjeneral i njohur turk.

Skënderbeu fshehu në shpinë të armikut 3000 kalorës të komanduar nga Gjon Muzaka e Hamza Kastrioti, dhe la një rezervë të rëndësishme të komanduar nga Vrana Konti.

Brenda tri orëve, shqiptarët arritën ta futin midis dy zjarresh, nga balli dhe shpina, ta rrethojnë dhe ta asgjësojnë ushtrinë e madhe osmane.

Kjo fitore e parë e rriti besimin e shqiptarëve në forcat e tyre dhe autoritetin e Skënderbeut.

n.s. / dita

July 13, 2019 10:09
Komento

13 Komente

  1. Tmerri Shqiptar i Sulltanatit - Skanderbeg July 13, 11:40

    Nji Historian Gjerman e ka perkufizuar keshtu betejen e Torviollit :

    Kryeheroi i Shqiptareve ne kte beteje , goditi ne zemer

    Famen e Perandorise me te frikeshme te kohes ,

    deri ne ate kohe e pamposhtur nga asnji Ushtri tjeter ,

    dhe Tmerroj turqit sa emri Shqiptar e Skanderbeg ,

    shkaktonte tashme te dridhura jovetem ne radhet e

    Ushtive Turke por deri ne Storfkullen e Sulltanit .

    Frika qe kishte pushtuar tashme Sulltanet ishte shume me e madhe se humbja e nji Beteje .

    Kronikae gjermane prane Sulltanit shkruanin se Porta e Larte ,

    i trembet nji pushtimi Europan udheheqeur nga Shqiptari i Tmerrshem i paperballushem

    Gjenerali tashme i Famshem per Boten mbare Gjergj Katsrioti Skanderbeg.

    Dhe frika ishte aq e madhe sa disa her ju derguan Kryerrebelit Shqiptare arka me florinj dhurata te cmuara nha vet Sullatani ,

    mbas se ciles i kerkohej GJ.K.Skanderbeg

    te mos vihet ne sherbime te pafeve Papatit Rome e Mbreterise Venedikut dhe se Sullatani do vazhdoj ta

    nderoje Asllanin Shqipare si edhe me pare kur ai ishte ne sherbimet e ushtrise Turke ,

    pran se ciles ai mund te ktehej kur te deshironte

    duke perfituar Titujt me te Larte te Usjatarakut te Perandorise .

    Frika n ji Kryqezate te re Europiane nen Udheheqen e

    Perbindshit Shqiptare te Kryqetareve drejt Stambollit ,

    krjuan nji atmosfere paniku ne Oborrin e Sulltani

    saqe urdheroj Forca te Medha te shperndara ne vendet Arabe dhe Afrike te ktheheshin ne Stamboll .

    Skenderbeg perfundimishte i kishte mposhtur dhe rrembyer zemren nga kraharori Turkut te frikshem

    e tashme zbavitej ne betejat qe do pasoin .

    Reply to this comment
  2. gjergji July 13, 16:05

    nje koment shume i thate per nje nga betejat me te lavdishme te Kryetrimit Skenderbe. Duhet thene qe raporti i forcave ishte 1:3 ne favor te turqve dhe se Skenderbeu i mesuar nga teknuka dhe taktikat e luftimit te Aleksandrit te Madh, e terhoqi armkun atje ku do edeshironte ai vete per shkaqet numerike dhe raportit te forcave dhe me nje taktike gjeniale e futi ushtrine turke ne nje gryke te ngushte ku manovra ishte shume e pamundur dhe me nje sulm te rrufeshem e asgjesoi ne masen 80% te saj me vetem 15% humbje nga ana e vet.

    Reply to this comment
  3. demo July 13, 19:18

    Nuk eshte Gjon Muzaka,por eshte Muzake Topia.
    Skenderbeu kishte ne krah te tij nje nga kapedanet me te zote te epopese shqiptare.Ky ishte Moisi Golemi,i mbuiquajtur Moisiu i Dibres qe gjithmone ka mbajtur peshen kryesore te Betejave.Eshte Moisiu i Dibres qe ja ktheu Skenderbeuy fatin e betejes se Shkodres kunder Venedikut.Ishte beteja me e veshtire e ushtrise shqiptare kunder Ushtrise venedikase te perbere nga rrace ilirjane te malsoreve shqiptare.Sepse nuk luftonte me Italianet.Luftonte kunder luftetareve me te forte qe njihte bota e atehershme,qe ishin fisi i malsorve te Kelmendit,Dioklese,Tuzit,Piperit,Pallabardhit,Kotorrit,qe ne ate kohe ishin shqiptare te paster katolike dhe sot vetequhen malazes,qekur Turqia ja dorzoj keto krahina Malit te Zi ne 1878.
    Per kete beteje duhetr te permendni studiuesin dibran Ramazan Kica,qe duke hulumtuar terrenin pellembe per pellembe nen shpjegimin e sakte te Barletit,arriti ta percaktoje vendin e sakte te kesaj beteje NE FUSHEN E KORABIT dhe jo ne Domosdove te Prrenjasit si kujtonin deri me sot historianet e lloqeve dhe fantasive halucinante..Pamvaresisht se nuk e njoh,Demo i ka kushtuar nje dithiramb ketij studiuesi puneshume,ne Dokumentarin tim per Fushebetejat e Skenderbeut.
    Ramazan Kica me punen e tij si punetor i shkences ne terren,ka permbysur Historine Fallco te Vendndodhjeve te betejave Skenderbejane,duke percaktuar Betejen e Torviollit dhe Krahinen e Mokres se Skenderbeut,qe nuk ka te beje me Mokren e Pogradecit,por me nje krahine qe ndodhet midis Shkupit,Tetoves,Kercoves dhe Dibres se Madhe.
    Pamvaresisht se emri i Ramazan Kices eshte i padegjuar,zbulimi i tij eshte Zgjidhje Vendimtare per studimet Skenderbejane.
    Demo cmon punetoret e shkences dhe jo sharlatanet e shkences.Cmoj arkeologun Durrsak Vangjel Toci,qe nxorri ne drite Termet Romake,Hypokapusin,Bukuroshen e Durresit dhe jo sharlatanet qe me zanatin e tyre prej jevgjiti,i tjekin llustra boja,nje dore furce,nje kadife xhela,zbulimeve arkeologjike te Vangjel Tocit.
    Onufrin e nxorri nga Anonimati punetori i heshtur i Ikonografise Mesjetare Theofan Popa.
    Ai e mori Onufrin,Shpatarakun,Selenicen,Cetiret dhe i dergoi ne nje Ekspozite te artit mesjetar ne Paris.
    U mahnit Parisi.U mahnit Europa me Visaret e rralla qe ruante Albania e panjohur.Atje u njohen shijuesit me sqime te artit edhe me te kuqen e Onufrit,edhe me grine e Selenices.Po cu be me Theofan Popen puneshume e fjalepake,qe e ngriti Onufrin nga varri?
    E fundosen proletaret.I burgosen te birin per agjitacion.
    Ka 50 vjet qe nje sharlatan proletar na can trapin me pallavra ,me halucinacione idioti,na tregon te kuqen e Onufrit,;ben nje mish mash me origjinen,vendet dhe vepren e Onufrit,pastaj i kthehet prape,korigjon brockullat qe ka lajthitur me pare.Ka gjetur dhe nje cingije pas vetes,nje karroqe me syze me buzkuq,qe i lyen nockat me te kuqen e Onufrit.
    Dhe keshtu llumi i proletareve ke shtresexuar visaret e aristokrateve dijetare-Puzanova dhe Theofan Popa,qe nuk e gezuan mundin e merituar.

    Reply to this comment
  4. Mollosi July 13, 21:53

    Kontribut shume te madh dha edhe komandanti Ajdin Muzaka i cili ne Betejen e Torviollit u plagos rende dhe me vone vdiq.

    Reply to this comment
  5. betixho July 13, 22:12

    zoti Demo, gjithë studimi i zotit Ramazan Kiça, nuk është pranuar nga historiografia shqiptare.Nuk e di nëse je në dijeni se e gjithë paraqitja e zotit Kiça është rrëzuar përfundimisht dhe nuk qëndron dot në këmbë.
    Zoti Demo! kur shkruan diçka dhe merr dhe refrenca,referencat duhet ti marrish nga literatura e fundit në kohë dhe të ecësh mbrapsht deri te pika ku je i interesuar.

    Reply to this comment
  6. demo July 13, 23:37

    Zoti Betixho!Kush eshte kjo historiografia shqiptare qe ka rrezuar studimin e zotit Ramazan Kica?
    Studimi i zotit Kica nuk ka as 6 muaj qe eshte publikuar ne shtypin e perditshem.Kundershtuesit le te paraqisin argumentat e tyre.
    Per vendndodhjen e betejave,fushimeve,qyteteve,keshtjellave te Skenderbeut,ka vetem nje burim.Ky eshte Barleti,qe jep distancat ne njesi matese- kembe romake,duke prdorur si pike referimi Krujen.Qe nga shek XIX me percaktimin e vendbetejave dhe toponimine historike te Skenderbeut jane marre me radhe konsulli austriak ne Shkoder Teodor Ippen,Legrand,Doxon,Stadtmyler,
    Nikola Jorga,por te gjithe keta kane lene me shume pikepyetje se percaktime te sakta,sepse nuk e kane rrahur terrenin ne kembe.
    Nje pune te paqme pat bere arkeologu shqiptar Hasan Ceka per percaktimin e sakte te shume vendeve Skenderbejane,por edhe ky nuk e prek ne studimin e tij percaktimin e Vendbetejes se Torviollit.Te pakten ben nje te mire qe nuk e con ne Domosdove te Prrenjasit,sic jemi mesuar nga librat e historise.
    Per te hedhur poshte studimin e Ramazan Kices duhet qe grupi kundershtues te marre ne dore Barletin,gjeometrin me vete,njesine matese te Barletit me vete,gjeografine dhe toponimine e kohes skenderbejane me vete dhe ti grahin kembeve neper shtigjet ku ka kaluar Skenderbeu dhe te bejne krahasimet.Shkenca eshte 99% mundim dhe 1% konkluzion.Nuk jepen konkluzionet nga kompjuteri,nga avioni,nga helikopteri.

    Reply to this comment
    • Sassati July 14, 08:26

      Zoti Demo ka te drejte, Kesaj here edhe une bashkohem me mendimet e tij per punen e historianit Ramazan Kica.Ai ka botuar vec disa artikujve ne Dita, me pare ka botuar dhe ribotuar librin Beteja e pare e Skenderbeut.Kica e quan pa ekuivok Beteja e Korabit.Ai eshte mbeshtetur fort te Barleti dhe Frangu, te njohja e sakte e terrenit, te shkelja e tij perllembe per pellembe, plus punes se madhe qe ka bere per te vene ne vend llogjiken historike.Historiografia shqiptare as ajo ushtarake as ajo e pergjithsheme nuk e kane kundershtuar Ramazan Kicen. Perkundrazi. Akademia e Shkencave e kishte vene librin e tij te parin ne nje miniekspozite per librat e rinje qe ishin botuar per Skenderbene me rastin e 550 vjetorit te vdekjes. Vete Kica ka mbajtur ne sesionin shkencor te Librazhdit , organizuar nga Vendasit dhe Akademia e studimeve albanologjike e Tiranes, nje kumtese. Dhe nje te tille ai e ka mbajtur edhe ne sesionin shkeccor qe zhvilloi Instituti i Studimeve ushtarake dhe Muzeu Historik Kombetar ne fillim te janarit 2019 pikerisht per Skenderbeun. Kica eshte novator ne punen e tij dhe nje gjurmues i sakte e i palodhur. Ai me kete liber ka sjell gjera te reja jo vetem per historine ushtarake te Skenderbeut por edhe per gjeografine ushtarake dhe toponimine ushtarake. Ka sjell mbi te gjithe nje metode adekuate se si duhet te studiohen Betejat e Skenderbeut. Urime per historianin Ramazan Kica !

      Reply to this comment
  7. Sassati July 14, 08:22

    Zoti Demo ka te drejte, Kesaj here edhe une bashkohem me mendimet e tij per punen e historianit Ramazan Kica.Ai ka botuar vec disa artikujve ne Dita, me pare ka botuar dhe ribotuar librin Beteja e pare e Skenderbeut.Kica e quan pa ekuivok Beteja e Korabit.Ai eshte mbeshtetur fort te Barleti dhe Frangu, te njohja e sakte e terrenit, te shkelja e tij perllembe per pellembe, plus punes se madhe qe ka bere per te vene ne vend llogjiken historike.Historiografia shqiptare as ajo ushtarake as ajo e pergjithsheme nuk e kane kundershtuar Ramazan Kicen. Perkundrazi. Akademia e Shkencave e kishte vene librin e tij te parin ne nje miniekspozite per librat e rinje qe ishin botuar per Skenderbene me rastin e 550 vjetorit te vdekjes. Vete Kica ka mbajtur ne sesionin shkencor te Librazhdit , organizuar nga Vendasit dhe Akademia e studimeve albanologjike e Tiranes, nje kumtese. Dhe nje te tille ai e ka mbajtur edhe ne sesionin shkeccor qe zhvilloi Instituti i Studimeve ushtarake dhe Muzeu Historik Kombetar ne fillim te janarit 2019 pikerisht per Skenderbeun. Kica eshte novator ne punen e tij dhe nje gjurmues i sakte e i palodhur. Ai me kete liber ka sjell gjera te reja jo vetem per historine ushtarake te Skenderbeut por edhe per gjeografine ushtarake dhe toponimine ushtarake. Ka sjell mbi te gjithe nje metode adekuate se si duhet te studiohen Betejat e Skenderbeut. Urime per historianin Ramazan Kica !

    Reply to this comment
  8. Ramazan Kica July 14, 23:38

    Një ish oficer që e ndjek shtypin më telefonoi mbi këtë debat në “Dita”, të cilin e falenderoj. Qenia i zënë me punë nuk më jep mundësinë të merrem me shtypin.
    Ju faleminderit për konsideratën mbi studimin tim për “Beteja e parë e Skënderbeut”. Megjithëse unë nuk njoh asnjërin nga ju që keni shprehur mendimet tuaja, ju përshëndes sipas pseudonimeve, sidomos “Demo” dhe “Sassati”, pr dhe të tjerëve, pavarësisht nga mendimet. Më intereson “Dokumentari … per Fushebetejat e Skenderbeut” që përmend Demo. Ju lutem, ku mund ta shoh.
    Po sjell disa logjika mbështetëse që kjo betejë është bërë në fushën e Korabit: është bërë në fushën e Korabit.

    Disa fakte që na bindin se beteja e vitit 1444 mes Kastriotit dhe Ali Pashës është bërë në fushën e Korabit:

    1 – “Skënderbeu…, – shkruan Barleti – ngriti çadrat në Dibër të Poshtme”. {Barleti, Skënderbeu; f. 108}.
    Fusha e Korabit është ngjitur me portën e Madhe të Korabit (qafën e Korabit). Barleti për Skënderbeun shkruan: “Kastrioti erdhi në Dibër të Poshtme, në prag të Maqedhonisë dhe gati m’u në kufi të mbretërisë së vet, në vendin nga ku, sidomos barbarët, e kishin zakon të mësynin Epirin dhe t’u rrëmbenin fshatarëve gjënë pa u dëmtuar, duke i shtypur të pambrojtur. Ky vend, megjithëse nuk ishte e vetmja portë e hapur për ata që hynin në Epir, ishte me gjithë këtë thuajse e vetmja hyrje e volitshme, nga ku edhe tanët më tepër se nga çdo anë tjetër, dëmtonin zakonisht viset armike”. { Barleti, Skënderbeu; f. 293}.
    Pra, kjo “portë e hapur” (që sot quhet qafa e Korabit) dhe në kohën e Kastriotit konsiderohej në Dibër të Poshtme.

    2 – Vendin ku u zhvillua beteja, Barleti na e përmend dy herë dhe në të dya herët e quan “Dibër e Poshtme”. {Barleti, Skënderbeu; f. 103 & 108}.
    Normalisht është e papranueshme që Barleti të ketë gabuar dy herë rresht duke vënë “Dibër e Poshtme” në vend të një toponimi tjetër, dhe, në të dyja herët, të ketë bërë të njëjtin gabim.

    3 – “Skënderbeu…, – shkruan Barleti – ngriti çadrat… tetëdhjetë mijë hapa larg Krujës”. {Barleti, Skënderbeu; f. 108 Barleti, Skënderbeu; f. 108}.
    Rruga nga Kruja në fushën e Korabit, krahasuar dhe me distancat tjera që jep Barleti (si: Krujë – Lezhë, Krujë – Guri i Bardhë, Krujë – Petrelë, Krujë – Dibër e Epërme, etj) është rreth 120 km (80 mijë hapa).

    4 – Distanca 80 mijë hapa nga Kruja jepet edhe për betejën me Ali Pashën, edhe për “krahinë e Epirit, e cila ndodhet në lindje të Krujës dhe mban 80 mijë hapa prej saj, sepse ajo ishte më e shkretë në burra dhe prandaj shikohej si më e preferuar dhe më e përshtatur për plaçkë”. { Barleti, Skënderbeu; f. 367}. (në nëntitullin “Shtrirja gjeografike e zonave të Dibrës në kohën e Skënderbeut”, te libri “Beteja e parë e Skënderbeut” kam spjeguar që kjo krahinë është Reka). Asnjë vend tjetër i shtetit të Skënderbeut nuk jepet në këtë largësi nga Kruja.
    Fusha e Korabit (skaji verilindor i Dibrës së Poshtme) është ngjitur me anën veriperëndimore të Rekës; pra, si Reka dhe fusha e Korabit janë të baraslarguara nga Kruja.

    5 – Duke i folur ushtrisë në fushën e Korabit, Skënderbeu thotë: “…kush i ka frikë me këto legjione komandantit të Muratit, sidomos në fushat maqedonase shumë të mbrojtura prej vetë natyrës”. {Barleti, Skënderbeu; f. 107}.
    Pra Barleti na thotë që beteja e vitit 1444 u zhvillua në fushat maqedonase. Përroi Shtirovica (lugina në lindje të qafës së Korabit), vendi ku u shpartallua gjysma e ushtrisë së Ali Pashës, është pikërisht kufiri ndarës mes Rekës (që ishte pjesë e territorit të Skënderbeut) dhe bjeshkëve të Pollogut (territore osmane).

    6 – Gjithashtu, duke u shprehur për ndihmën që do t’i jepte Hungarisë (Skënderbeu) me ushtarë, “të cilët pak kohë më parë e shpartalluan Ali Pashën në kufi të Maqedonisë” – thotë Barleti. {Barleti, Skënderbeu; f. 120}.
    Qafa e Korabit konsiderohej në kohën e Skënderbeut “portë e hapur për ata që hynin në Epir… në Dibër të Poshtme, në prag të Maqedhonisë dhe gati m’u në kufi të mbretërisë së vet (Kastriotit)”. {Barleti, Skënderbeu; f. 293} Pra Ali Pasha është shpartalluar në kufi të Maqedonisë.

    7 – Vendi më i largët i Dibrës së Epërme nga Kruja është Sfetigradi, i cili është “në Dibër të Sipërme… në kufijtë e tribalëve, 70 mijë hapa larg Krujës”, {Barleti, Skënderbeu; f. 65.} i cili ndodhet “mu në kufi, në hyrje të Maqedonisë”. {Barleti, Skënderbeu; f. 66}. Shohim që pika më e largët e Dibrës së Epërme nga Kruja (në kuptimin si rrugë; jo si distancë ajrore) është 70 mijë hapa (105 km).
    Pra në Dibër të Epërme nuk kemi një vend që të jetë 80 mijë hapa larg Krujës (sipas konceptimit të Barletit, të largësive nga Kruja).

    8 – Barleti na jep edhe një të dhënë shumë të rëndësishme për vendndodhjen e betejës së vitit 1444, e cila besojmë se duhet të shihet hollë dhe t’i jepet një përgjigje e plotë: Barleti shkruan: “Pasi u arrit fitorja, Skënderbeu e kaloi tërë atë ditë dhe atë natë në kamp, me qetësinë më të madhe”. {Barleti, Skënderbeu; f. 111}. “Në mëngjes, plot krenari për fitoren, iu përvesh punëve të tjera, duke e tërhequr ushtrinë ende të përgjakur në një punë jo më pak të pëlqyeshme, në plaçkitjen e viseve armike, me këto fjalë: «… Ja, jo larg shtrihen viset armike të begatshme me të gjitha të mirat… le të hyjnë fitimtarë sa më thellë në truallin e armikut… unë dua që këmbësorët të marrin kuajt e armiqve të vrarë dhe të bëhen të gjithë kalorës» …Një klithmë miratimi i mbuloi këto fjalë, që ushtria e dëgjoi tërë vëmendje. Grupe-grupe u lëshuan të gjithë pa dallim pa asnjë rregull, pa njeri në krye, me një përbuzje dhe mospërfillje, të cilat lindën siç ndodh prej suksesit që patën. Por kapedani i matur dhe që s’dehej kurrë nga sukseset i frenoi mirë dëshirat e ushtarëve deri sa zbuluesit e dërguar njoftuan se skish gjë kund rrezik nga pritat. … Si plaçkitën mjaft e ç’frynë sa u ngopën nëpër vendin e armikut, Skënderbeu dha shenjën e nisjes”. { Barleti, Skënderbeu; f. 112} (bëhet fjalë për nisjen nga viset armike ku po bëhej plaçkitja për në kamp, vendi ku u bë beteja – R. Kica). “Kështu, ushtria si në festë me një gëzim që s’kish të mbaruar, me shaka e këngë njëra pas tjetrës po vazhdonin pa e ndjerë lodhjen e rrugës, gjer sa u përshëndetën nga rojet e kampit që kishin dalë përpara pahisores. Pasi e kaluan atë natë në kamp, të nesërmen Skënderbeu, kur sapo kish aguar drita, dha urdhër të mblidhnin plaçkat dhe bashkë me ushtrinë fitimtare u nis për në qytetin mbretëror të Krujës”. {Barleti, Skënderbeu; f. 113}.
    Për llogari të viseve ku plaçkiste Skënderbeu, shohim të dhëna të nxjerra nga burimet osmane. {Të dhënat janë nxjerrë nga “Pulaha, Burime Osmane”}.
    Mynexhimbashi: “në pranverën e vitit 871 (871 hixhri është viti 1466 grigor – R. Kica)… tradhtari i quajtur me emrin Iskender kishte ngritur krye dhe kishte filluar grabitjet në rrethet e Tetovës”.{Pulaha, Burime Osmane; f. 315}.
    Sollakzade: “Prej krerëve shqiptarë, një i keq që fitoi famë me emrin tradhtari Iskender, meqenëse e quante për turp të jepte haraç, shkaktoi shumë ngatërresa, rrëmbeu kopetë e dhenve që veronin në malet e Tetovës”. {Pulaha, Burime Osmane; f. 302-303}.
    Hoxha Sadeddin: “Njëri prej krerëve shqiptarë, keqbërësi i njohur me emrin tradhtari Iskender… duke grabitur dhentë e atyre që po veronin në malet e Tetovës”. {Pulaha, Burime Osmane; f. 262}.
    Mehmet Neshri: “Iskenderi, sundimtari i shqiptarëve… i brumosur me djallëzi… shkoi, grabiti shumë dhen nga malet dhe kullotat e Tetovës”. { Pulaha, Burime Osmane; f. 92}.
    Shënim: Si vendgrabitje në territoret osmane, përveç Bjeshkëve të Pollogut, Skënderbeu shfrytëzonte dhe territore rreth Ohrit, në fushë të Pelagonisë, etj, por; si vendgrabitje që lidhet me Dibrën e Poshtme – Bjeshkët e Pollogut janë të vetme.
    Në lidhje me grabitjen:
    Shohim që Skënderbeu do ta bëjë në ato territore që zbuluesit e dërguar më parë të shohin që nuk ka prita. Natyrisht prita një ushtrie mund t’i ngrejë vetëm një ushtri tjetër, pra pjesa në ikje e ushtrisë së Ali Pashës. Kjo ka rëndësi për ne sepse konkludojmë:
    Ushtria e Ali Pashës u largua nga fusha e betejës nëpër territoret ku do të grabiste Skënderbeu territore dhe nga ku erdhi ushtria osmane në fushën e betejës.
    Me këtë ne (pas Dibrës Poshtme që na e jep Barleti):
    ► Kemi gjetur toponimin e parë afër vend-betejës, – Bjeshkët e Pollogut.
    Të nesërmen e betejës, ndërsa ushtria e Kastriotit e ngarkuar me plaçkë po kthehej, “kapedanët po çkuleshin së qeshuri nga shakatë që bënin me ushtarët e vet, duke i quajtur frikamanë sepse nga luftëtarë kryetrima ishin kthyer në rrëmbenjës bagëtish dhe nga mbrojtës të Abërit në rojtës dhënsh”. { Barleti, Skënderbeu; f. 113}.
    Bjeshkët e Pollogut janë edhe sot me zë për mbajtjen e bagëtive dhe kullotat e dhenve.
    Gjithashtu, meqenëse:
    A – Barleti na thotë që beteja më Ali Pashën është bërë në Dibër të Poshtme”.
    B – Barleti na thotë që beteja më Ali Pashën është bërë në kufi të Maqedonisë”.
    C – Frangu na thotë që për të bërë betejën me Ali Pashën Skënderbeu u nis në kufijtë e tij”.
    D – Gjithashtu konkluduam që Ali Pasha erdhi në vend-betejë nga Bjeshkët e Pollogut.
    Rrjedhimisht ne:
    ► Mjafton të gjejmë se ku mund të hyhet në Dibër të Poshtme nga bjeshkët e Pollogut dhe kemi gjetur ved-betejën me Ali Pashën.
    Sjellim rrëfimin e Barletit për rikthimin e Moisiut (1456): “me zemër edhe më të qetë, vazhdoi rrugën që i mbetej dhe brënda pak ditëve u fut në Epir, duke marrë drejt për në rojën e vendosur në kryeportën e mbretërisë sonë, me qëllim që së andejmi të kalonte për te Skënderbeu. Por dibranët kur e panë me atë fytyrë të pikëlluar, s’u mbajtën dot dhe nga dëshira që u hyri për kapedanin e dikurshëm dhe për mirësinë me të… e pritën jo pa lot në sy, kështu që ai, një pjesë të madhe të asaj dite, e kaloi në mes të përqafimevet të pambaruara të ushtarëve” { Barleti, Skënderbeu; f. 351.}. Frangu na thotë që Moisi Golemi ishte i “Dibrës së Poshtme” { Frangu, Skënderbeu; f. 115. Frangu, Skënderbeu; f. 115.}. Pra, logjikisht kjo Kryeportë ku rrinin ushtarët e kapedanit të Dibrës së Poshtme, është në Dibër të Poshtme.
    Pra, “kryeporta e mbetërisë tonë (e Epirit)” dhe “e vetmja hyrje e volitshme (për në Epir)”, janë e njëjta gjë.
    Atëherë:
    Ku është sot kjo Kryeportë e Epirit, e vetmja hyrje e volitshme?
    Natyrisht nga 500 vjetë kanë ndryshuar shumë gjëra, por jo rrugëkalimet, shtigjet, qafat e maleve!
    Ky shteg kalimi, e vetmja hyrje e volitshme ku kalonte Skënderbeu nga Dibra e Poshtme dhe merrte rrugën për të bërë grabitjet në livadhet dhe bjeshkët në perëndim të luginës së Pollogut, si dhe nga kalonin turqit për të grabitur bagëtitë në Dibër të Poshtme, është pikërisht Porta e Madhe e Korabit, Qafa e Korabit, KRYEPORTA E EPIRIT.
    Nga fusha e Korabit, ushtria, brenda një dite, mund të shkoi e të grabisë në bjeshkët e Pollogut dhe në mbrëmje të kthehet prapë aty. Fusha e Korabit është i vetmi vend që e plotëson këtë kusht.

    9 – Po për këtë betejë, “Skanderbeu – shkruan Dhimitër Frangu – Organizoi ushtrinë që arrinte në 15 mijë kalorës dhe pa asnjë ngurrim u nis në kufijtë e tij”. {Frangu, Skënderbeu; f. 57}.
    Pra Frangu thotë që Kastrioti “u nis në kufijtë e tij” për të bërë betejën me Ali Pashën. Fusha e Korabit është ngjitur me qafën e Korabit, Kryeportën e Barletit, që ishte kufiri i territoreve të Kastriotit me territoret osmane.

    10 – Në përfundim të betejës Dhimitër Frangu thotë: “Ditën tjetër Skënderbeu dha urdhën që të varroseshin të krishtenët që ishin vra dhe të mjekoheshin me kujdes të plagosmit. Të pasnesërmen, mbasi vuni rregull në gjithë ushtrinë, kaloi nji ditë në viset e sulltanit”. {Frangu, Skënderbeu; f. 58}.
    Është plotësisht e mundur që, brenda një dite, ushtria të shkoi nga fusha e Korabit e të grabisë në bjeshkët e Pollogut dhe në mbrëmje të kthehet në kamp (fusha e Korabit). Shtojmë që fusha e Korabit është i vetmi vend që e plotëson këtë kusht.
    ____________
    – Barleti, Skënderbeu; – Historia e jetës dhe e veprave të Skënderbeut, Marin Barleti, shtypur nga “Mihal Duri” Tiranë 1964, përkthyer nga Stefan Prifti.
    – Frangu, Skënderbeu; – Veprat e famshme e të lavdishme dhe ndërmarrjet fitimtare kundër turqve të zotit Don Gjergj Kastriotit i quejtun Skanderbeg, Princ i Epirit, shkruar nga Dhimitër Frangu, shtypur nga “Arbëria”, Tiranë 2007, përktheu Lek Përvizi.
    – Pulaha, Burime Osmane; – LUFTA SHQIPTARO-TURKE NË SHEKULLIN XV – Burime Osmane, përgatitur për shtyp nga Selami Pulaha, Tiranë 1968.

    Reply to this comment
  9. leka July 15, 10:39

    jane shume me te bukura komentet sesa artikulli…nje artikull jashtezakonisht i dobet qe as ne fillore nuk shkruhej per epopene e skenderbeut .

    Reply to this comment
  10. demo July 15, 11:34

    Ramazan djali!Ke bere nje pune Darwiniane ne gjeografine e vendeve historike te Skenderbeut.Ke permbysur disa koncepte te gabuara te ngulitura per shekuj ne Lidhje me Terrenin ku vepronin ushtria shqiptare dhe ajo turke ne ndeshjet midis tyre.
    Jo vetem historianet shqiptare,Noli,Gegaj,Buda,Ceka(Hasan),Shuteriqi,Prifti,Xhufi,por edhe strateget ushtarake te Akademise,qe dergonin kadetet ne Domosdove,per ti treguar ne terren taktikat luftarake te Skenderbeut,si nuk u vajti mendja,qe jo dicka,por shumecka nuk shkon.
    Nuk shkon Mokra e Pogradecit me pershkrimin e Mokres se Skenderbeut.Mokra e Pogradecit nuk eshte quajtur ndonjehere Diber e poshtme,as Diber e Siperme,Se ndodhet ne jug te Shkumbinit dhe Skenderbeut nuk ja kishte takati ta okuponte sepse hynte ne lufte me Gjergj Arianitin e fuqishem,qe zoteronte gryken e Shkumbinit nga Berzeshta deri ne Fushe Bull..(jo larg prej se ciles kishte shtepine-thote Barleti) Studimi juaj z.Kica i zgjidh njehere e pergjithmone keto shtremberime te ngulitura ne mendjet e shqiptareve te sotem dhe ne librat e te gjitha niveleve shkollore.
    Natyrisht qe per studimin tuaj kam edhe objeksione,fjala vjen per vend ndodhjen e Svetigradit.
    Jam i bindur qe fshati Koxhaxhik ne Diber te Madhe permbush distancen prej 70 mije hapa nga Kruja,ne hyrje te Maqedonise(105km),ndersa ne studimin tuaj e keni percaktuar ne Lindje te Perroit te Treskes,shume me larg se distanca qe jep Barleti.
    Edhe etimologjia e emrit turk Koxhaxhik(beteje e madhe) te kujtojne betejat e ashpra per muaj,me radhe qe u bene rreth asaj keshtjelle.
    Megjithate do bisedojme,.
    Une jam gati t`ju ftoj per nje interviste ne televizionin tim,megjithese ne kete periudhe kameramanet i kam me pushime..Me ler numrin e telefonit te kontaktojme.

    Reply to this comment
  11. R. Kica July 15, 14:55

    Demo, ju faleminderit. Për mendimet ndryshe, do diskutojmë pasi të ju sjell një kë kopje të librit. Ky është nr. 0672011960

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*