Çfarë është Bishtpelëza e Korabit?

June 7, 2018 10:42

Çfarë është Bishtpelëza e Korabit?

Bishtpelëza e Korabit është një bimë barishtore shumëvjeçare tufore e familjes gramore me kërcell deri 30-40 cm, me gjethe shumë të ngushta, pak të forta, me lule rreth 3-5 cm të gjatë.

Përbëhet nga kallithë të shumtë e të vegjël.

Është bimë neoendemike e Shqipërisë, e takuar për herë të parë në Malin e Korabit, por ka shtrirje në disa zona të Shqipërisë Lindore.

Gjendet e sigurt në kullota të zonës alpine deri në 2500 m mbi sipërfaqen e detit.

Në gjendje natyrore shumohet kryesisht në mënyrë vegjetative.

k.a. / dita

June 7, 2018 10:42
Komento

2 Komente

  1. tomorraku June 7, 19:25

    Mire pamja e bukur e Korabit , po bishtpeleza ku eshte?

    Reply to this comment
  2. Lala June 8, 05:55

    Cfare thua ”tomorraku,,je ne vete artikulli u shkrua ne Tirane, vjen dot Korabi ne Tirane? !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*