Çfarë është epitafi i Glavenicës?

June 7, 2013 15:55

I nderuar lexues!

Epitafi i ashtuquajtur i Glavenicës përfaqëson një shembull të shkëlqyer të aplikimit të artit të qëndistarisë. Epitafi i Glavenicës është një copë e qëndisur dendur me fije ari, argjendi e mëndafshi, që përdorej për shërbesat fetare në Mitropolinë e Beratit. Përveç vlerave të mëdha artistike epitafi i Glavenicës ka edhe një vlerë të veçantë historike. Mbishkrimi i qëndisur në të dy anët e tij vertikalisht tregon se objekti në fjalë u realizua në vitin 1373 nga mjeshtri Gjergj Arianiti. Epitafi i Glavenicës është vepër e shquar arti, e përforcuar me astar 250 x 117 cm. Është një ndër tre veprat më të njohura të këtij lloji në botë.

June 7, 2013 15:55
Komento

2 Komente

  1. enrik November 16, 20:18

    flm shume epitafi i glavenives me eshe duhur ne shkolle flm shum

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*