Çfarë është Gjykata e Arbitrazhit të Sportit, 20 fakte që duhet t’i dini

July 10, 2015 22:34

Çfarë është Gjykata e Arbitrazhit të  Sportit, 20 fakte që duhet t’i dini

Gjykata e Arbitrazhit të Sportit është një institucion i pavarur nga çdo organizatë sportive, që ofron shërbime për të lehtësuar zgjidhjen e problemeve sportive nëpërmjet arbitrazhit me anë të mjeteve proceduriale të adaptuara për nevojat e veçanta të botës sportive.

Gjykata e Arbitrazhit të Sportit (CAS) u krijua në vitin 1984 dhe u vendos nën autoritetin administrativ dhe financiar të Këshillit Ndërkombëtar të Arbitrazhit për Sport (ICAS)

CAS ka pothuajse 300 arbitra nga 87 vende, të zgjedhur për njohuritë e tyre të specializuara për arbitrim dhe ligje sportive. Rreth 300 raste regjistrohen dhe studiohen nga CAS çdo vit.

Cili është funksioni i CAS?

CAS ka si detyrë zgjidhjen e problemeve ligjore në fushën e sportit nëpërmjet arbitrimit. Vendimet e gjykatës së arbitrazhit janë të njëjta me ato të gjykatave të zakonshme. Gjykata gjithashtu ndihmon palët të zgjidhin mosmarrëveshjet në baza miqësore. Ajo mund të japë edhe këshilla në lidhje me problemin.

Së fundmi, CAS vendos edhe për eventet madhore si Lojërat Olimpike, Lojrat e Komonuelthit etj. Për raste të tilla, themelohen rregulla e procedura të veçanta.

Çfarë lloj mosmarrëveshjeje mund të paraqitet tek CAS?

Çdo çështje e lidhur në mënyrë direkte apo jodirekte me sportin mund të paraqitet tek CAS. Këto mund të jenë edhe çështje apo mosmarrëveshje me natyrë komerciale, apo me natyrë disiplinore pas një vendimi nga ana e një organizate sportive.

Kush mund t’i referohet një rasti të CAS?

Çdo person fizik apo juridik me kapacitet për të vepruar mund të marrë pjesë në shërbimet e CAS. Këtu futen atletët, klubet, federatat sportive, organizatorët e eventeve sportive, sponsorët apo kompanitë televizive.

Në bazë të çfarë kushtesh mund të ndërhyjë CAS?

Për një çështje që do ta marrë në shqyrtim CAS, të dy palët duhet të bien dakord nëpërmjet një kontrate. Të dy palët duhet të pranojnë të gjykohen nga Gjykata e Arbitrazhit

Cilat janë gjuhët që CAS përdor gjatë procedurave?

Procedurat kryen zakonisht në frëngjisht ose anglisht. Në kushte të tilla, çdo gjuhë tjetër mund të përdoret.

Çfarë janë procedurat e CAS?

Për mosmarrëveshjet që vijnë si rezultat i marrëdhënieve kontraktuale, zbatohet procedura e zakonshme e arbitrazhit. Për mosmarrëveshjet që vijnë nga vendimet e marra nga organet e brendshme të organizatave sportive, zbatohet procedura e arbitrazhit të apelit. Kohët e fundit, ekziston një procedurë konsultimi që lejon organizatat e caktuara të kërkojnë opinion këshillues nga CAS, në lidhje me praktikën apo zhvillimin e aktiviteteve sportive. Por ky opinion këshillues nuk është i detyrueshëm.

Si vendoset arbitrazhi në lëvizje?

Pala që do të paraqesë një mosmarrëveshje në CAS duhet të dërgojë një kërkesë për arbitrim në Zyrën e Gjykatës së CAS, apo një deklaratë ose apel, përmbajtja e së cilit përcaktohet nga Kodi Sportiv i Arbitrazhit.

A mundet palët të përfaqësohen nga dikush tjetër gjatë procedurës?

Palët mund të shfaqen edhe të vetme. Por ata mund të dërgojnë edhe ndonjë person tjetër të zgjedhur në procedurat e CAS, jo domosdomërisht të jetë avokat.

Si zgjidhen arbitrat?

Paneli përbëhet nga tre arbitra. Sipas procedurave të zakonshme, çdo palë zgjedh një arbitër nga lista e CAS, më pas dy arbitrat e caktuar bien dakord se kush do të jetë kryetari i panelit. Nëse kjo lloj mënyre dështon, është vetë Presidenti i Divizionit të Arbitrazhit që bën zgjedhjen në vend të dy arbitrave. Arbitrat duhet të jenë të pavarur, që nuk kanë lidhje të veçanta me partitë e tjera.

Si funksionon procedura e arbitrazhit të CAS?

Pasi bëhet kërkesa e arbitrazhit, pritet një përgjigje nga CAS. Pas shkëmbimit të deklaratave të palëve, ato thirren për të thënë argumentat dhe provat e tyre. Apeli përfundimtar komunikohet nga partitë disa javë më vonë, vetëm në rastet kur ato paraqiten po atë ditë.

Çfarë ligji zbatojnë arbitrat?

Në kontekstin e arbitrazhit të zakonshëm, palët janë të lira të pranojnë ligjin e aplikueshëm të mosmarrëveshjes. Nëse nuk bien dakord, hyn në fuqi ligji zviceran. Në kontekstin e procedurave të ankimimit, arbitrat vendosin në bazë të ligjit të vendit, ku ndodhen palët. Procedura është e vendosur nga Kodi i Arbitrazhit Sportiv.

Sa kushton arbitrazhi?

Procedurat e zakonshme përfshijnë pagesën modeste dhe tarifat e arbitrave, plus një pjesë të shpenzimeve të CAS. Rastet disiplinore të natyrës ndërkombëtare janë falas, përveç një tarife fillestare në Zyrën e Gjykatës.

Sa zgjat arbitrazhi i CAS?

Procedurat e zakonshme zgjasin mes 6 dhe 12 muajve. Në raste urgjente, CAS brenda një kohe urgjente vendos masa të parakohshme.

A janë procedurat e CAS konfidenciale e sekrete?

Procedurat e zakonshme të arbitrazhit janë konfidenciale. Palët, arbitrat dhe stafi i CAS janë të obliguara të mos zbulojnë asnjë informacion në lidhje me kontekstin. Procedura e arbitrazhit të apelit nuk i specifikon rregullat e veçanta të konfidencialitetit, por arbitrat dhe stafi i CAS kanë një detyrë të ngjashme konfidencialiteti gjatë procedurës

Cili është qëllimi i vendimit përfundimtar të CAS?

Vendimi i përcaktuar nga CAS është përfundimtar dhe detyrues për t’u zbatuar nga palët nga momenti që komunikohet. Vendimi zbatohet në përputhje me Konventën e Nju Jorkut mbi njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të arbitrazhit. Atë e kanë nënshkruar mbi 125 vende.

A është e mundur të apelohet kundër vendimit të CAS?

Apelimi pranohet vetëm në një numër të limituar rrethanash, si mungesa e juridiksionit, shkeljes së rregullave elementare proceduriale ose papajtueshmëria me politikën publike.

Çfarë është ndërmjetësimi i CAS?

Ndërmjetësimi është një procedurë joformale dhe jo e detyrueshme, në bazë të një marrëveshjeje për ndërmjetësim ku secila palë merr përsipër të bashkëveprojë me mirëbesim me palën tjetër. Dhe me ndihmën e një ndërmjetësi të CAS, zgjidhin mosmarrëveshjet sportive.

Si funksionon ndërmjetësimi i CAS?

Pala që dëshiron ndërmjetës të CAS drejtohet me një kërkesë tek Zyra e Gjykatës CAS. Pastaj emërohet ndërmjetësi nga të dyja palët, dhe në mungesë të një marrëveshjeje është Presidenti i CAS që zgjedh ndërmjetësin. Procedura e ndërmjetësimit kryhet në bazë të marrëveshjes së të dyja palëve. Ndërmjetësi promovon zgjidhjen e mosmarrëveshjes atë që është më e përshtatshme për të dy palët.

Ku ndodhet CAS?

Zyra Qendrore e CAS është në Lozanë të Zvicrës. Dy zyrat e decentralizuara janë gjithashtu në dispozicion: njëra në Sidnei, Australi dhe tjetra në Nju Jork të SHBA-së.

July 10, 2015 22:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*