Kujdes Human Papilloma Virusi!

March 3, 2019 14:09

Kujdes Human Papilloma Virusi!

HPV-të janë një grup, ku bëjnë pjesë më shumë se 100 lloje virusesh.

Këto viruse përhapen me anë të kontakteve  lëkurë me lëkurë,  gjatë akteve seksuale.

Disa tipa të HPV shkaktojnë veruket gjenitale rreth vaginës, penisit, ose zonës anale.

Më së paku 30 shtame njihen si shkaktare të kancereve të ndryshme.

Tipi i HPV që shkakton veruket, konsiderohet si virus me “risk të vogël” dhe nuk është i atij lloji që shkakton kancerin (risk i lartë).

Prania e verukeve, nuk u çon detyrimisht në kancer. Por është me shumë rëndësi të kërkoni mjekim për të ndaluar përhapjen e verukeve.

Në 90% të rasteve të infektimit me HPV, sistemit imun të trupit i duhen 2 vjet për ta pastruar natyralisht infeksionin HPV.

Por, kur sistemi imun nuk ia del dot atëherë shfaqen ndërlikime, jo pak prej të cilave të rënda.

Kanceri që lidhet më shpesh me HPV është kanceri i qafës së mitrës.

Kur PAP testi  bëhet çdo vit, kanceri do të diagnostikohet më herët.

Kanceret që lidhen me HPV, shfaqin pak simptoma para se të avancojnë.

Si mund ta evitoni infeksionin me HPV? Është e vështirë  sepse ai është një virus shumë i shpeshtë. Përdorimi i kondomit bën mbrojtje të pjesshme, sepse HPV përhapet me kontaktet e lëkurës.

Kufizoni numrin e partnerëve seksualë. Kur nuk mundeni të qëndroni në një marrëdhënie të sigurtë monogame, atëherë… mbani të fortë sistemin tuaj imun.

k.a. / dita

March 3, 2019 14:09
Komento

4 Komente

  1. ! January 17, 14:24

    Zot na ruajt ,
    ska ngel semundje sexuale pa hy ne ate vend !

    Reply to this comment
  2. Leo January 17, 15:43

    Shkaku i chdo kanceri ne cdo organ dhe ind shkaktohet nga ngacmime te qelizave te vendeve me te predispozuara nga demtime mekanike te zgjatura apo te perseritura ne kohe apo qe shkaktojne nje chrregullim te pariparueshem (nga grimca pluhurore, tymi, apo rrezatimesh te renda). Ne keto cene gjejne vend devijimet e riprodhimit gjenetik, dhe geni nuk riprodhon qeliza qe trrashegojne vetite e qelizave meme, por qeliza perbindshe gerthi (kanceri), ndersa viruset e kudo-ndodhura gjejne mjedis per tu shumuar ne keto cene (defekte).

    Reply to this comment
  3. Pellazgos January 18, 02:43

    Pse nuk e thoni Papanikolaus test,por PAP.
    Alzheimer eshte me e shkurter?
    Me duket se eshte “Arvanitas” Papanikolau?

    Reply to this comment
    • Niku January 18, 17:08

      “Pellazgoz” perse fshihesh pas gishtit? E para, nuk eshte e provuar qe pellazget kane qene paraardhesit e grekeve. E dyta, lezbiket e kane marre emrin nga ishulli grek Lezbos. E treta, eshte e dokumentuar pederastia greke qe ne kohe te lashta, por kjo nuk u perket arvanitasve qe levizen ne mesjete nga veriu ne jug. Pra ngado ta vertitesh ke bere autogol.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*