Çfarë është Ispenxha?

January 13, 2018 01:34

Çfarë është Ispenxha?

Ispenxha ka qenë një detyrim në të holla që u vilej në Perandorinë Osmane fshatarëve raja dhe qytetarëve të krishterë, të martuar ose jo, të cilët kishin arritur moshën e pjekurisë, pavarësisht nëse ishin apo nuk ishin pajisur me tokë.

Ishte një nga detyrimet kryesore në të holla që vilej në atë kohë.

Në shek. XV-XVI në trevat shqiptare, si dhe në viset e tjera të Ballkanit vilej zakonisht në masën 25 akçe për njeri.

Më vonë në shek. XVII-XVIII, me shthurjen e sistemit të timareve dhe thellimin e shfrytëzimit feudal, arriti në 35 akçe për njeri.

Nga fshatarët me besim mysliman në vend të ispenxhës vilej taksa e pendës (resmi çift) në masën 22 akçe për njeri.

Ispenxha u vol deri me heqjen e sistemit të timarit në vitet 30 të shek XIX.

n.s. / dita

 

January 13, 2018 01:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*