Çfarë është Kanuni i Arbërisë?

July 11, 2014 12:01

Çfarë është Kanuni i Arbërisë?

I nderuar lexues! Kanuni i Arbërisë është përmbledhje e normave të pashkruara të së drejtës zakonore që kanë vepruar në territorin ku shtrihej dikur principata e Gjergj Kastriot Skënderbeut, si në Dibër, Krujë, Kurbin, Bendë etj. Njihet ndryshe edhe si kanuni i Skënderbeut. Tradita gojore e popullit e lidh kanunin me emrin e Skënderbeut se ishte pikërisht ai që, në përputhje me kushtet e reja shoqërore-ekonomike, me interesat e klasës sunduese feudale dhe me kërkesat e luftës kundër pushtuesve osmanë, bëri ndryshimet në të drejtën e vjetër zakonore. Kanuni i Arbërisë (Skënderbeut) është pjesë përbërëse e së drejtës zakonore të shqiptarëve dhe ka të njëjtat tipare me kanunet e tjera.

July 11, 2014 12:01
Komento

1 Koment

  1. Guri i Kamjes January 17, 17:58

    Kanuni i Skenderbeut eshte mbledhur nga at Frano Ilia.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*