Çfarë është Kanuni i Labërisë?

April 7, 2021 04:16

Çfarë është Kanuni i Labërisë?

Kanuni i Labërisë është përmbledhje e normave të pashkruara të së drejtës zakonore që kanë vepruar në krahinat midis tre urave: të Drashovicës, të Tepelenës e të Kalasës.

Normat e tij janë përgjithësisht të njëjta me ato të kanuneve të zonave të tjera të vendit.

Tradita gojore e lidh kanunin e Labërisë me emrin e Papa Zhulit, themeluesit të katundit Zhulat (Gjirokastër).

Rreth viteve 1840-1850 u bënë disa ndryshime në kanunin e vjetër. Këto ndryshime njihen me emrin “Shartet e Idriz Sulit”.

Ndryshimet pasqyronin marrëdhëniet sunduese feudale dhe u përgjigjeshin interesave të agallarëve. Ato u kundërviheshin ligjeve dhe sistemit gjyqësor osman si dhe reformave të Tanzimatit.

Kanuni i Labërisë është sot i mbledhur, por jo i kodifikuar.

 

—-

Marrë nga rubrika Enciklopedi e gazetës DITA. Materialet e kësaj rubrike bazohen në të dhënat e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave

April 7, 2021 04:16
Komento

5 Komente

  1. Paul Tedeschini August 9, 19:14

    Duhej te vehej ne dukje se Kanunin e Labërisë e ka mbledhur Prof.Dr.Ismet Elezi, i cili ka bashkepunue per studimine e te Drejtes Zakonore me Dr.jur.Emid Tedeschini.

    Reply to this comment
  2. vera e nxehte August 10, 12:45

    Po kanuni i demokracise shqiptare, çfare thote? A ka lidhje me ate te parin? Dhe çfare kane ngelur nga ata kanune se sot, me duket mua, qofsha i gabuar, s’ka me fare as burra e as gra. Jane kthyer te gjithe ne gjallesa me sekse te kunderta ose te njejta.

    Reply to this comment
  3. M.V. August 21, 20:46

    Kam idene se fjala “kanones” ne Greqi eshte pikerisht nga shqipja= rregulla.

    Reply to this comment
  4. Raimond vlonjati April 7, 22:18

    Po mire ca viti e ka zanafilen ky Kanuni i Laberise ?

    Reply to this comment
  5. Aleksander Thana April 8, 23:28

    Sa per ta ditur: ndryshimi thelbesor ndermjet kanunit te Laberise me kanunin e Leke Dukagjinit eshte prona. Me kanunin e Laberise femra shqiptare (grua, vajze), I njihej e drejta e trashegimise se prones, pra perfitonte nga ndarja e saj, ndersa perjashtohej nga kjo e drejte ne Kanunin e Veriut te Leke Dukagjinit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim