Çfarë është kanuni i Labërisë?

June 11, 2015 13:36

Çfarë është kanuni i Labërisë?

I nderuar lexues! Kanuni i Labërisë është përmbledhje e normave të pashkruara të së drejtës zakonore që kanë vepruar në krahinat midis tre urave: të Drashovicës, të Tepelenës e të Kalasës. Tradita gojore e lidh kanunin e Labërisë me emrin e papa Zhulit, themeluesit të katundit Zhulat (Gjirokastër). Rreth viteve 1840-1850 u bënë disa ndryshime në kanunin e vjetër të Labërisë. Këto ndryshime njihen me emrin “Shartet e Idriz Sulit”. Ndryshimet pasqyronin marrëdhëniet sunduese feudale dhe u përgjigjeshin interesave të agallarëve, të klasës sunduese feudale. Ndërkaq ato u kundërviheshin ligjeve dhe sistemit gjyqësor të pushtuesve osmanë si dhe reformave të Tanzimatit. Kanuni i Labërisë ishte i mbledhur, por jo i kodifikuar. Normat e tij janë përgjithësisht të njëjta me ato të kanuneve të tjera.

June 11, 2015 13:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*