Çfarë është kaolina?
Kaolina është lëndë e parë minerale me pamje dheu në ngjyrë kryesisht të bardhë.
Përbëhet nga okside të aluminit, silicit, përzier me minerale të tjera deltinore, me kokrriza të imëta kuarci, mbetje të elementeve alkaline etj.
Kur gjendet aty ku është formuar, depozita e kaolinës quhet parësore, ndërsa e ridepozituar quhet dytësore.
Ndeshet në trajtë shtresash, folesh e thjerrëzash në shkëmbinjtë ranorë e deltinorë.
Në Shqipëri vendburimi më në zë është mbajtur ai i Korthpulës, ndërsa deltina kaolinore jnë gjetur edhe në afërsi të Alarupit në Pogradec.
Kaolina përdoret për prodhimin e porcelanit dhe fajancës, materialeve zjarrduruese, izolatorëve elektrikë, si material mbushës në industrinë e letrës, gomave, të ngjyrave, industrinë mekanike etj.
—–
Botuar në rubrikën Enciklopedi të gazetës DITA. Materialet e kësaj rubrike bazohen në të dhënat e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave
Kaolina e Korthpules (puke) eshte e nje cilesie te larte, dhe shfrytezohet lehtesisht ne siperfaqe. Habitem pse ka mbetur jashte vemendjes se investitoreve.
Pershendetje po te dua te blej nje sasi kaoline ku mund ta gjej
E gje ne farmaci bujqesore
Kjo quhet ndryshe dhe argjile e bardhe. E gjen te nje dyqan andej nga 9 kateshet. 1kg 10 mije te vjetra.
Kaoline (kao-Lin, kreshte ne Kine ku eshte nxjerre argjila per porcelanin), argjile me ngjyre te bardhe qe perbehet kryesisht nga Kaoliniti. Kaolina paresore formohet nga shperberja e shkembejve qe permbajne feldspate dhe mika; granite, granodiorite, gabro, granitogneise, gneise, rreshpe mikore, ranore arkozoike. Kaolinat paresore jane te perhapura ne ujevarat e rrafshnaltave te siperfaqeve te rrafshuara dhe vecanerisht ne ultesirat e tyre, ku ato shtrihen ne trajte te foleve etj. Kaolinat dytesore shtrohen ne trajte thjerrzash , folesh dhe shtresash midis depozitimesh ranore. Ne vendin tone kaolinat takohen ne Korthpule (Puke), ku jane formuar nga shperberja e gabrove. Kaolinat perdoren kryesisht ne industrine e letres, ne industrine kozmetike, kimike, etj.
Kaolina eshte nje lloj rwre (dheu) ne ngjyren e qumeshtit, me te cilen punonim dikur. Shqiperia ka pak, ndaj dhe eksportonte nga Bullgaria dhe Kina dikur!
Gzim Kulufi
Nuk thuhet eksportonte nga Bullgaria e Kina,,por importonte.
Para viteve 1990, Korthpula prodhonte rreth 10 mije ton ne vit, per nevojat e vendit
E drejte! lapsus nga shpejtesia! Flm.
Asht hera e par që lexoj komente me shum vlera dhe mendje të mençura në gazetat . Ju përgëzoj të gjithve për mendimet që dhat . Me rrespekt Shkodrani