Çfarë është Kodiku i Purpurt?

June 25, 2013 18:40

Çfarë është Kodiku i Purpurt?

I nderuar lexues!

E kemi përmendur në një shënim më parë që Kodiku i Purpurt (i njohur në shkencë me emirn Codex Purpuresu Beratinus) është një nga ata që njihen si Kodikët e Beratit. Këta janë libra të dorëshkruar në pergamenë me përmbajtje fetare. Kodiku i Purpurt është shkruajtur në gjuhën greke dhe përmban pjesë nga ungjijtë e Mateut e të Markut, shkruar në shek.VI me ngjyrë të kuqe, prej nga ka marrë edhe emrin “ i purpurt”. Është zbuluar në vitin 1868 nga A.Aleksudhi dhe studiuar e publikuar nga studiuesi francez P.Battifol më 1884. I famshëm është edhe Kodiku i Artë (Codex aureus) që është dorëshkrim i shekullit X.

June 25, 2013 18:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*