Çfarë është Kurban Bajrami dhe çfarë ushqimesh duhen konsumuar

August 11, 2019 10:03

Çfarë është Kurban Bajrami dhe çfarë ushqimesh duhen konsumuar

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndësishme të besimtarëve muslimanë: Fiter Bajramin dhe Kurban Bajramin.

Kjo e fundit, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij, Ismailin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.

Emërtimi “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja – Kurban Bayramë, që do të thotë “Festa e Flijimit”.

Në kalendarin hixhri (islam), Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë. Në kalendarin gregorian, data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit.

Po t’a përmbledhim me pak fjalë Kurban Bajrami është festa e mposhtjes së egos sonë, mposhtjen e nepsit që gjithmonë kërkon të jetë para.

Ushqimet për Kurban Bajramin

Sigurisht përbërësi kryesor që zë vend në tavolinën e festës së Kurban Bajramit është mishi i therur për këtë festë.

Mishi nga kafsha e flijuar, ndahet në tre pjesë: Familja mban një të tretën; një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa një e treta e mbetur u ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

Zakonisht për këtë festë një nga pjatat që nuk mungon është supa.

Supë e thjeshtë me lëng mishi, vezë, limon, pak miell dhe erëza.

Byrek me barishte ose vezë dhe djathë, ose vezë me kos

Sigurisht mishi nuk mungon asnjëherë në tavolinën e kësaj feste. I pjekur në furrë me patate ose thjesht i gatuar për t’u vendosur në anë të pjatës me orizin e gatuar.

Sallatat e çdo tipi, me perime të gatuara, të freskëta etj.

Së fundmi në “modë” janë futur dhe gatimet e prodhimeve të detit. Lëreni fantazinë t’ju udhëheqë në kuzhinë.

Ndërsa ëmbëlsirat më të preferuara janë sigurisht ato tipike turke: bakllavaja, revanija, shëndetlia, sheqerparet, por sigurisht mund ta kaloni gëzuar dhe me ndonjë tortë të blerë apo ëmbëlsirën që preferoni.

Duhet të keni parasysh që në tavolinën e Kurban Bajramit nuk duhet të ketë asnjë gatim me mish derri dhe asnjë pikë alkol.

 

 

b.b/dita

 

August 11, 2019 10:03
Komento

2 Komente

  1. Amerikani August 11, 20:06

    Biri i Abrahamit ose Ibrahimit siç quhet ne Islam , ishte Isaku te cilin Abrahami e lindi pas shume vitesh me gruan e vet Saren.
    Gjate kohes qe Sara nuk lindte femije , ajo e lejoi Abrahamin qe te shkonte me skllaven e tij e cila i dha nje djale qe u quajt Ismail per te teasheguar pasurine pasi Abrahami ishte nje tregetar i pasur
    Pasi Sara me pas lindi Isakun te cilin Abrahami e ofroi si Kurban pas ptoves qe Zoti i kerkoi dhe ku engjelli i Zotit apo Xhebraili ne emer te Zotit e ndaloi per ta bere Kurban , Sara nena e Isakut e bindi Abrahamin qe skllaven e vet nenen e Ismailit se bashku me Ismailin ti perzere ne shkretetire.
    Arabat pretendojne qe jane pasardhes te Ismailit ndersa hebrenjte te Isakut.
    Kjo eshte lidhja qe ne te dy besimet Abrahami dhe sakrifica e tij respektohetn.
    Te paket ky eshte versioni qe njoh une…

    Reply to this comment
  2. Vvf August 11, 23:30

    Feste muti qe vrasin kafshet sic eshe edhe feja.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*