Çfarë është Kuvendi i Dibrës

May 28, 2019 02:06

Çfarë është Kuvendi i Dibrës

Kuvendi i Dibrës u mblodh më 1 nëntor 1878 nën kryesinë e Iljaz Pashë Dibrës.

Kuvendi miratoi rezolutën në trajtë memorandiumi, e cila përmbante 5 pikat që shtroheshin në programin e Komitetit të Stambollit: formimi i vilajetit të Shqipërisë, krijimi i administratës me nëpunës shqiptarë, zhvillimi i arsimit në gjuhën shqipe, zbatimi i reformave nga Kuvendi i Madh, përdorimi i një pjese të konsiderueshme të buxhetit për përparimin e arsimit dhe për ndërtime botore.

Në rezolutë thuhej gjithashtu se këto kërkesa do t’i paraqiteshin brenda 1 muaji portës së Lartë me anë të një delegacioni të përbërë nga personalitete të shquara të Shqipërisë, të cilët do merrnin pëlqimin me shkrim nga të gjitha kazatë dhe sanxhakët shqiptarë.

Rezoluta iu paraqit Portës së Lartë në fillim të shkurtit 1879.

n.s. / dita

May 28, 2019 02:06
Komento

11 Komente

  1. demo May 28, 12:44

    Si kuvendi i Dibres i vitit 1878,ashtu edhe Kongressi i Dibres i vitit 1909 u organizuan nga Turcellijte,prandaj nuk kane jehone ne Historine Kombetare dhe jane fshire nga kujtesa e shqiptareve sepse kane qene SABOTIM I LEVIZJES KOMBETARE.
    Kuvendi i Dibres u organizua per t`ju kundervene Lidhjes se Prizrenit dhe Kerkesave pa medyshje per mbrojtjen me cdo kusht te Trojeve shqiptare qe po i faleshin Serbise dhe Malit te Zi nga Turqia.
    Kuvendi i Dibres i kundervihet Memorandumit me 10 pika te paraqitur nga Ideollogu i Lidhjes se Prizrenit ,Abdyl bej Frasheri per Autonomi te gjere te Kater Vilajeteve Shqiptare,qe do te sherbente si themel per Pavaresine e Shqiperise mbi trojet stergjyshore.
    Bejleret turkoshake te Dibres bte frymezuar nga Ulemate hoxhallaret,myftillaret e xhamive dhe teqeve,ju ra pordha ne zemer,se PO NDAHESHIN PREJ BABES..Prandaj u mblodhen per QOKE,ti tregojne besnikerine babe sulltanit,se tyrcelijt edhe ne ferr edhe ne xhehenem edhe ne xhehenet,do jene me Babe Sulltanin.
    Ashtu edhe Kongresi oi Dibresi 1909,ishte nje kundervenje ndaj Kongresit te Manastirit.Cdo interpretim tjeter qe bejne pordhacet e sotem krehinore dhe diletante te ketyre Nahijeve behet per interesa ndikuese te Islamikeve,qe jane po aq te rrezikshem sa edhe grekomanet.

    Reply to this comment
  2. MH May 28, 13:00

    Ne foto shifen kjarte kapadait,mendjemedhejt,trimoshat me kembe hapur e musteq nji pellambe.Te gjithe me fes allaturka,tanuz.

    Reply to this comment
  3. Zani Burimi May 28, 13:35

    Kongresi i Dibrës është një ngjarje me rëndësi historike kombëtare dhe vendimet e tij janë shkruar sipas dokumenteve të dhëna në Vendimet e Kongresit të Dibrës. Por në tërë studimet me karakter historik nuk citohet askund se materiali është marrë nga libri I shkruar nga Qenan Manastiri. Autori madje nuk njihej, nuk kishte shkrime për të në kohën kur u botua i përkthyer (më 1940) siç na e thotë dhe përkthyesi Haki Sharofi në “Vërejtjet e komentet e përkthyesit”: “Auktori edhe me këtë vepër të tij na provon edhe një herë se ka qenë nji ndër veteranët e çmuëm që ia kanë kushtue mundin e tyre lëvizjes kombëtare. Për fat të keq na mungon jetëshkrimii tij për të cilin s’dijmë kurrëgja. Na ka mbetë në dorë vepra e tij shumë e vlefëshme që është dokumenti monumental i Kongresit të Dibrës.”1 (Haki Sharofi)
    Libri “Kongresi i Dibrës” është libër kujtimesh relativisht i vogël, rreth 70 faqe, por me të drejtë duhet thënë se vërtet është një dokument me vlera të shquara dhe duhet vlerësuar si monumental, siç e ka thënë zoti Haki Sharofi.

    Reply to this comment
  4. keshtu ...ka ndodhur . May 28, 17:46

    sic edhe kane dhene me siper, filluar me demon, aprovoj opinionin, se artikullshkruesit, apo te tjere, duan te na i bejne bejleret e pashallaret, “ajken e kombit” . ne fakt per vec shpirtit lirik dhe human te naimit dhe per ate, po na lekunden, qendrimet . e tha njeri, njehere; kur shqipetar te greqise, kerkonin dhe vazhdonin te punonin per pavaresine e greqise, vellezerit frasheri gezonin jeten ne stamboll, madje samiu bente enciklopedine turke, me nota admirimi . dhe t’u thuash …patriote bejlereve .

    Reply to this comment
  5. demo May 28, 18:43

    Une nuk kam opinion negativ per bejleret.Por nuk mund te fus ne nje thes Bejleret atdhetare qe e krijuan ket Shqiperi.Edhe kaq i detyrohemi Ismail bej Vlores,Mehmet ashe Derralles,Hasan bej Prishtines, dhe ca me teper Abdyl bej Frasherit,qe eshte llagar,i kulluar,i sakrifikuar deri ne varr.
    Pyll pa derra s`ka.Mjerisht historia jone ka qene mbushur me bejlere turkoshake,grekomane,serbomane,qe ja arriten ta reduktojne popullin shqiptar ne nje hapesire as cereku i trojeve stergjyshore.

    Reply to this comment
  6. Aleksander Thana May 29, 02:26

    Pajtohem me “demon”, por shtoj se edhe Monika duhet te jete pinjolle e ketij soji te Dibres.

    Reply to this comment
    • kampaçurreta May 29, 21:43

      O Aleks Thana mos na e ndaj Lulin se ene ai vallahi pej si Dibre osht bre burre, biles me dit mair taj ashte djali i migjes i Itit (Seitit) Kadiut. Iti ka qane burr i squt ashtu si Luli.

      Reply to this comment
  7. PO , PO May 29, 21:35

    Edhe pse ne kushte teper te veshtira , ka qene koha , kur Shqiperia kishte vertet burra me gjak shqiptari .

    Reply to this comment
  8. Aleksander Thana May 31, 18:13

    Qe Besa, nuk e Kam dijt se edhe lulush bibilush kajka prej Debret, or taj.

    Reply to this comment
    • kampaçurreta June 1, 09:40

      O Aleks allahi ene Luleica me at nahei e ka bre origjinen se anej ka Dibra grave u therrasin ne emer te burrit veqse i shtojne nje bisht nga prapa me tre germa eic,keshtu i bie qe gruaja e Lulit eshte Luleica.

      Reply to this comment
  9. fery June 2, 23:24

    Gjithe peapavija e mbajtjes se Kuvendit te Dibres ishte degeadimi dhe diskreditimi i Lidhjes Shqiptare re Prizrenit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

Mendoni se Shqipëria është gati për një organizim të ri përballë gjithë klasës së sotme politike?