Çfarë është Megali Idea?

January 5, 2018 02:31

Çfarë është Megali Idea?

Megali idea (Ideja e madhe) është platformë politike e qarqeve shoviniste greke që synonte, duke filluar prej fundit të shek. XVIII, krijimin e një shteti të madh grek në kufijtë e Perandorisë Bizantine ku do të përfshiheshin edhe troje të banuara nga popullsi të tjera ballkanike (shqiptarë, maqedonas, bullgarë etj).

Si platformë politike shtetërore Megali Idea u ngrit në Asamblenë Kombëtare të Greqisë (1844), kur kryeministri J. Koleti e shpalli atë themel të ekzistencës politike të Greqisë.

Gjatë shek. XIX dhe në fillim të shek. XX nga Megali Idea u frymëzuan qarqet drejtuese të Athinës në marrëdhëniet ndërkombëtare duke mbajtur qëndrim agresiv ndaj popujve fqinjë të Ballkanit.

Në fillim të shek. XX u orvat të realizohej Megali Idea në Shqipëri nëpërmjet të ashtuquajturit Vorio-Epir, përkatësisht aneksimit të krahinave të Korçës dhe të Gjirokastrës.

n.s. / dita

January 5, 2018 02:31
Komento

3 Komente

  1. Arben January 5, 08:01

    Ti hani rakin

    Reply to this comment
  2. arber January 6, 09:55

    Megalo ideja ka filluar te realizohe pas shembjes se regjimit te Enver Hoxhes.Hapi i pare ishte ardhja e Janulatosit dhe hapja nga ana e tije e shkollave dhe kishave me orientim greke,pastaj disa bisnese grke ,falja e detit dhe se fundi prape varreza greke ne juge,shtetesia janlatosit….tash ne radhe eshte autonomoa e vorioepirit dhe pastaj shume shpejt bashkimi me greqine.Shqiperia ne duar te tradhetareve.

    Reply to this comment
  3. Alban Dardani January 6, 12:46

    — ”Arber”.. fatkeqsisht je i qart dhe i sakt.
    — Pas 90 te majte e te djathte, kush me shum e kush me pak; me dashje, pa dashje apo shterngim . qe te gjithe kane futur vendin ne rrugen e tjetersimit
    — Fatkeqsisht platforma eshte e mirorganizuar ne te gjitha fuashat dhe drejtimet, .. ……me fije de dukshme e te pa dukshme. Hecet pa u nxituar, me hapa graduale e te sigurta, ne front dhe te gjithe thellesin e ceshtjeve e sektoreve te piramides shtetrore ………
    —- Eshte koha per zgjim e ndergjegjsim mbare popullor per mbrojten e interesave kombtare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*