Vdekja e policit dhe arkëtares, mjekët dyshojnë për menigokoksemi

January 11, 2020 11:37

Vdekja e policit dhe arkëtares, mjekët dyshojnë për menigokoksemi

Vdekjet e policit rrugor në Tiranë, e arkëtares së Ujësjellësit në Durrës dhe e një personi të tretë dyshohet se kanë ardhur nga Menigokoksemia.

Kjo është një sëmundje që transmetohet me shpejtësi nga një person i infektuar tek një i shëndetshëm dhe nëse nuk kapet në kohë çon deri në humbje jete.

Higjena maksimale është këshilla kryesore e mjekëve për të parandaluar sëmundjen. Mos neglizhoni temperaturën e lartë dhe dhimbjet e forta të kokës apo muskujve.

“Pas çdo rasti infeksioni mund të fshihet një infeksion tjetër. Nëse ka temperaturë të lartë, dhimbje të forta koke, nëse ndjehet shumë i këputur,. Të mos presë dy tre ditë në shtëpi para se të shfaqet në spital”, shprehet mjeku Tritan Kalo per abcnews.

Me shenja të ngjashme si gripi shfaqet dhe Menigokoksemia.  Semundja përhapet përmes ajrit, spërklave dhe prekjes.

“Më mirë do ishte vaksinimi i popullatës. Kujdesi duhet të jetë shumë i madh sepse meningokoku transmetohet nëpërmjet ajrit”, shprehet mjeku tjetër Gent Stromi.

Aktualisht shërbimi infektiv në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë po përballet me fluks të lartë pacientësh për shkak të gripit në qarkullim.

Dendësia e madhe e popullatës, sidomos në lagjet e reja të Tiranës ndihmon përhapjen e virozave.

o.j/dita

January 11, 2020 11:37
Komento

1 Koment

  1. Spitali me halle January 12, 13:03

    Po thuaj diçks më shume sesi mund të veprohet në kushte shtëpie në zona mjaft periferike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim