Çfarë është merceologjia?

August 27, 2014 21:19

Çfarë është merceologjia?

I dashur lexues! Kemi të bëjmë me një disiplinë shkencore që studion vlerën e përdorimit të mallrave, duke e parë mallin si një tërësi vetish kimike, mekanike, mikrobiologjike dhe formash ndërtimi e paraqitjeje. Për t’i njohur më mirë mallrat, merceologjia i studion ato duke filluar që nga lëndët e para, procesi teknologjik i prodhimit e deri tek mënyra e vlerësimit dhe kontrollit të cilësisë, ambalazhimi, transporti dhe ruajtja e tyre. Para viteve 90-të, dega e parë që nxori merceologët e ardhshëm u hap në vitin 1952 në Teknikumin Tregtar në Tiranë me dy profile, industrial dhe ushqimor të nivelit teknik i mesëm. Në vitin 1963, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në UT u hap katedra e merceologjisë që përgatiste merceologë të përgjithshëm.

August 27, 2014 21:19
Komento

1 Koment

  1. qemalmeta February 28, 17:23

    Ka jane merceologet …, pse ne radhet e AKU-se nuk ka asnje merceolog …, pse behen shume komente per cilesin e karburanteve….se kan merak se do te prishen makinat ? JO … kete e dime vetem ne Merceologet qe kemi mabaruar UT para 1990 …Do na kerkoni por do te jete shume vone !!!! Ta dini se cfare hame ……..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*