Çfarë është Miniatura?

October 18, 2013 11:28

Çfarë është Miniatura?

E nderuar lexuese!

Miniatura është lloj i pikturës me përmasa të vogla, duke i punuar me mjeshtëri e përpikëri të gjitha imtësitë. Zhvillimin më të lartë miniatura e arrin në Shqipëri nga fundi i shek. XII – fillimi i shek. XIII, me miniaturat e kodikëve, tepër luksozë të Vlorës dhe Beratit. Përveç shkrimit të bukur, kodikët janë stolisur edhe me miniaturë, kanone e iniciale të pikturuara. Bien në sy gërshetimi i elementeve të stilit bizantin dhe të artit antik. Figurat jepen në lëvizje të matura, të qeta dhe thellësisht të përqëndruara, figurat karakteristike zënë gjithë faqen dhe kanë ngjyra të gjalla. Në mbishkrimet autografe përmenden edhe porositësit e veprave.

October 18, 2013 11:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*