Çfarë është murrlani?

July 3, 2014 09:13

Çfarë është murrlani?

I nderuar lexues!

Murrlani është erë e shkaktuar nga kontrasti termik midis detit dhe tokës. Fryn përgjithësisht gjatë stinës së dimrit, por edhe në muaj të tjerë të vitit. Ka drejtim mbizotërues Lindje e Veri dhe shpejtësi të madhe, që mund të arrijë në 30-35 metra në sekondë. Murrlani është erë e ftohtë dhe zakonisht shoqërohet me mot të kthjellët. Në kushte të veçanta sinoptike mund të shoqërohet me mot të vranët, shira e dëborë. Murrlani ndihet pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë, por ka shpejtësi më të madhe dhe është më i theksuar në pjesën veriore e verilindore. Në Jug njihet me emrin murrë, kurse në Veri edhe me emrin murran.

 

 

 

July 3, 2014 09:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*