Çfarë është murrlani

February 10, 2019 22:02

Çfarë është murrlani

Murrlani është erë e shkaktuar nga kontrasti termik midis detit dhe tokës.

Fryn përgjithësisht gjatë stinës së dimrit, por edhe në muaj të tjerë të vitit.

Ka drejtim mbizotërues Lindje e Veri dhe shpejtësi të madhe, që mund të arrijë në 30-35 metra në sekondë.

Murrlani është erë e ftohtë dhe zakonisht shoqërohet me mot të kthjellët.

Në kushte të veçanta sinoptike mund të shoqërohet me mot të vranët, shira e dëborë.

Murrlani ndihet pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë, por ka shpejtësi më të madhe dhe është më i theksuar në pjesën veriore e verilindore.

Në Jug njihet me emrin murrë, kurse në Veri edhe me emrin murran.

b.m. / dita

February 10, 2019 22:02
Komento

3 Komente

  1. tori February 11, 07:13

    Shkodra e njeh me emrin murrlan.

    Reply to this comment
  2. uskania February 11, 17:49

    Dibra e njeh me emrin VERI.Thuhet: Doli Veriu, fryn Veriu,Veriu e ben dimer, doli Veriu me gjithe culle, bore e Veri, Veri i zi, etj.

    Reply to this comment
  3. MH February 11, 19:43

    Ne Shkoder njihet dhe murlani i gurit te zi.
    Ndersa ne zonat malore njihet sic thot uskania po fryne veri.C’ka kuptohet se do te sjellin te ftote acar.
    Ndersa ere tjeter njihet Shiroku qe vjen nga jugu e ne Shkoder i thone karajel.Ky sjell shi rrebesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*