Çfarë është Numizmatika?

December 31, 2018 00:37

Çfarë është Numizmatika?

Numizmatika është shkencë që merret me studimin e monedhave të periudhave  të kaluara.

Eshtë disiplinë ndihmëse e arkeologjisë.

Në Shqipëri ka ekzistuar Kabineti Numizmatik ku ruhen monedha që kanë qarkulluar qysh nga shekulli VII para Krishtit e deri në fillim të shekullit XX.

Vend të veçantë në koleksion zënë monedhat e prera nga qytetet ilire si Skodra, Lisi, Amantia, Bylisi, Olympia, Lihnidi, nga Lidhja Epirote.

Në koleksion ka edhe disa thesare, si ai i Kreshpanit (përmban monedha të mbretit ilir Monun) ai i Hijes së Korbit në Korçë (përmban monedha maqedone) dhe ai i Apolonisë (me monedha republikane romake).

Nga mesjeta shquhen monedhat e prera nga sundimtarët feudalë shqiptarë si Balshajt e Gropajt, qytetet shqiptare Shkodra, Ulqini etj.

b.m. / dita

December 31, 2018 00:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?