Çfarë është “sëmundja e Gushës”?

December 9, 2015 12:45

Çfarë është “sëmundja e Gushës”?

I nderuar lexues! Gusha është një sëmundje që karakterizohet nga zmadhimi i vëllimit të gjëndrave tiroide. Në disa periudha të caktuara të jetës, kur proceset metabolike të organizmit zhvillohen më me vrull, nevojat për hormonin e tiroides shtohen dhe tiroidja, në pamundësi të sigurojë hormonin e saj në sasi të mjaftueshme, rritet. Gusha është sëmundje që njihet prej kohësh. Në shumicën e vendeve të botës është endemike, si edhe në shumë rrethe të Shqipërisë. Shkaku i saj është pamjaftueshmëria e jodit në mjedis (në ujë dhe ushqime). Profilaksia e gushës endemike bëhet me anën e jodit, për t’i siguruar individit sasinë që i duhet organizmit. Mënyra më e përshtatshme është përdorimi i kripës së jodizuar.

December 9, 2015 12:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*