Çfarë është sëmundja e tërbimit?

June 23, 2013 12:50

Çfarë është sëmundja e tërbimit?

I nderuar lexues!

Tërbimi është një sëmundje virusale e rrezikshme e cila shfaqet shpesh në kafshë e që mund t’i transmetohet edhe njeriut. Në të kaluarën kjo sëmundje ishte e shpeshtë, sot takohet në raste të rralla. Vaksina e parë parandaluese e tërbimit u përgatit nga Lui Pastëri. Natyra virale e tërbimit u provua në vitin 1903 nga Reimbingeri dhe nga mikrobiologu shqiptar Rifat Frashëri. Transmetues më të shpeshtë të tërbimit janë qeni, macja, dhelpra, ujku e lakuriqi i natës, të prekur nga sëmundja. Virusi hyn në organizëm nëpërmjet kafshimit nga kafshët që mbartin virusin. Vaksina kundër tërbimit prodhohej para viteve ‘90 në Institutin e Kërkimeve Veterinare.

June 23, 2013 12:50
Komento

1 Koment

  1. dhurata February 2, 00:43

    thnx x info :%

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*