Çfarë është Sindroma Fregoli?

February 28, 2018 13:24

Çfarë është Sindroma Fregoli?

Sindroma Fregoli është përshkruar për herë të parë në një seancë kurative ndaj një gruaje 27-vjeçare në vitin 1927 nga psikiatrit P.Courbon dhe G.Fail.

Sindroma shprehet si bindje e patundur deluzionale se një person i afërt i pacientit ka marrë një paraqitje tjetër të kamufluar, me qëllim që ta persekutojë pacientin.

Është emërtuar bazuar në emrin e një aktori të shquar italian, Luigi Fregoli, i cili ishte i njohur për aftësinë e tij për të bërë kamuflazhe të shpejta në aktrimet nga një skenë teatrale në një tjetër.

Në këtë sindromë, shkaktar është përpunimi jo i rregullt i informacionit njohës.

Karakterizohet nga hiperaktiviteti i neurotransmetuesit dopaminë.

n.s. / dita

February 28, 2018 13:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*