Çfarë është SPAK dhe pse po shpejtohet Vettingu për 16 prokurorë

September 19, 2018 09:40

Çfarë është SPAK dhe pse po shpejtohet Vettingu për 16 prokurorë

Ndërkohë që retorika e ditëve të fundit për “auto-vetting” është parë gjerësisht si përpjekje e klasës politike për të ndërprerë ngritjen e strukturave të parashikuara për hetimin e tyre, veçanërisht të SPAK-ut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kanë nisur dje punën për ngritjen sa më shpejt të kësaj strukture.

Të parët që do garojnë për të qenë në SPAK janë anëtarët e Krimeve të Rënda.

Për këtë arsye dje Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kanë hyrë në veting 16 prokurorë të Krimeve të Rënda. Sapo të mbyllet vetingu për ta, ata automatikisht kanë të drejtë të aplikojnë si pjesë e SPAK.

KPK ka nxjerrë një listë me 36 emra që do të vetohen, ku 16 janë Prokurorë të Krimeve të Rënda, ndërsa pjesa tjetër janë gjyqtarë të Apelit.

Fakti që janë futur në veting anëtarë të Krimeve të Rënda dhe të Apelit, do të thotë se ndërkombëtarët duan që të mos ketë asnjë vonesë me SPAK dhe KLGJ.

Sapo KLGJ e KLP do hapin garën për anëtarë të SPAK, të parët që kanë të drejtë të aplikojnë janë anëtarët e Krimeve të Rënda.

SPAK pritet të jetë një strukturë e posaçme antikorrupsion, e përmendur edhe më parë në draftin e reformës në drejtësi.

DITA posedon një kopje të Draft Strategjisë për Reformën në Drejtësi, hartuar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar dhe një grup ekspertësh.

Çfarë thuhet në Draft lidhur me SPAK-un?

Ndër të tjera drafti parashikon rregullimin me ligj të veçantë të krijimit të kësaj strukture me polici gjyqësore, prokurori dhe gjykatë të shkallës së parë dhe të apelit.

Drafti parashikon “status të veçantë” për gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK dhe hetuesit e Byrosë së Hetimit.

Ky status përfshin palëvizshmërinë e tyre nga detyra.

Për t’u dhënë anëtarëve të SPAK akses në hetime, drafti thotë se do ndryshohet Kodi i Procedurës Penale dhe legjislacioni për komunikimet elektronike duke parashikuar dispozita që lehtësojnë hetimin e veprave penale në fushën e korrupsionit.

Një nga këto ndryshime do u lejojë hetuesve të SPAK “akses të papenguar në të dhënat telefonike dhe elektronike” të shtetasve.

Drafti lejon SPAK-un të përdorë “agent provocateur” (person të infiltruar provokator) i cili mund të kryejë regjistrime dhe filmime ose të marër në posedim të tilla “nga individë, media, dëshmitarë anonimë etj” – thotë drafti.

Drafti parashikon edhe dipozita shtesë për “mbrojtjen dhe shpërblimin e sinjalizuesit (bilbilfryrësin), që informon për një rast korrupsioni” si dhe krijimin e një Mekanizmi të posaçëm (Courts Watcher) për “ankesat për korrupsion ose sjelljet jo-etike të gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

n.s. / dita

September 19, 2018 09:40
Komento

34 Komente

  1. i ri August 14, 20:21

    Dhe ne krye te ketij organizmi do te vendoset gjyqtari me pervoje Gjin Gjoni,,,,,,,,,,,,,,?

    Reply to this comment
    • Euro Maloku August 14, 21:16

      -Me rrove..
      -Te rrova..
      Brisku i berberit..!
      Fillojme nga e para duke mos u marre me ç’jane vjedhur

      Pastaj pas ca vitesh reformohemi perseri..Rilindim…Ringjallemi…
      Beji shurren baçes

      Reply to this comment
      • Na mbyten llapaqenerit September 19, 10:07

        Te shkepte Gjin Gjoni ty me gjithe familjen tende o plehre! Jeni mesuar ju me henger se nuk dini me be gje tjeter.

        Reply to this comment
        • I tillë je , sa herë që hap gojën September 19, 11:18

          Bravo o llapaqeni i Gjin Gjonit te kursit te plepave . Idhulli yt , Markagjin Markagjoni , simboli i njeriut te korruptuar ne drejtesi , i sewrvilit , te pa aftit e njeriut pa dinjitet ! Me shpellare si ju , nuk mund te ringrihet shteti , se jini ende ne stadin e mesjetes , me bajraktaret e kanunin e Lekes ! Kjo duket qe ne fjalet e para te tua dhe niveli i kultures . Jini mesuar me skllaveri dhe nuk mund te jetoni si njeres normale ! Ky paska qene fati i ketij vendi !

          Reply to this comment
    • ne emer te popullit October 16, 20:06

      Ligj alla shqiptar per te mos u denuar deputetet.Por kush e ka te drejten per te zgjedhur keta Prokurore, ketu eshte ngerci me i madh, besoj politika.Pra Ju lumt per kete draft te mrekullueshem qe keni me se 6 Muaj qe ( s’)punoni.Pra ne fund perfundimi, ku ishim! Hicgjekundi, cfar bete! Hicasgje. ? Hajt naten e mire bashkkombas se u zgjidh edhe puna e Drejtesise.

      Reply to this comment
    • i ri November 20, 21:42

      Kush je ti qe ke mare nickun tim,,,,Duhet ta ndryshosh,!

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 19, 11:00

      hej lali lai
      ke harruar se përveçgjinit të gjonajve do të jetë dhe
      ““agent provocateur””,azhont provokatër e shqiptuar në shqip!
      pasi futëm vërtingun në fjalorin e gjuhë shqipe,tashti po fusim dhe një fjalë të re,të dyfishtë!!
      azhont provokatër,është çelësi i suksesit të këtij SPAK, që zoti e di çdo të thotë,sepse si sigël nuk përputhet me ato që shkruhet,po të fusni spiunë o agjet provokues!?
      vështirë se mund të ndryshonim gjë!!
      azhont provokatër është çelësi i suksesit!!
      njëlloj si “video 3D”të debilit tonë,të tironës në krye të ministrive!!po të thotë video e animuar,video e jetësuar,nuk ka vlerë!kështu që gomari shpik(nuk e ka shpik ai por e përdor atje ku nuk duhet)përdorimin e “video 3D” dhe projektet e tij realizohen!
      çna mbyti ndjenja e inferioritetit,çna mbytën idiotët!!

      Reply to this comment
      • I tillë je , sa herë që hap gojën September 19, 11:26

        O idjoti anticensure , po iu dridhen gjunjet ! Si nuk e paske marre vesh , se drafti per SPAK-un eshte perpiluar dhe redaktuar ne Bruksel e Washington , sepse keshtu veprohet kudo ne boten demokratike , me qellim qe , gjarperinj si puna e juaj , te mos gjejne vrime se ku te futen….. ! A me kuptove , zoti shpellar ? !

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 September 19, 16:52

          I tillë je , sa herë që hap gojën=hale
          ah mor lyfi i xhaxhit,sa trap të kam!!
          mir moj sallahane që mbron palloshin e tironës,por përse e e ofendon në të njëjtën kohë??
          përse moj gojë e hapur që qelbesh era mut thua se palloshi nuk është në gjëndje,nuk është aq i zoti,nuk është aq i ndershëm sa ta bëjë vetë këtë DRAFT??
          përse duhej bërë në uashington e bruksel??
          o lyfi i xhaxhit përse nuk thua drejt e drejt që palloshi që votuam në ’13,ti në ’17ën,është i paaftë!përse të tradhëton nënndërgjegjia mor budallaçka e xhaxhit??
          çna mbytën gomerët dementë!!
          o katu i xhaxhit nuke di ku ke lindur por më druvar se ti!?
          vështir të gjesh!!
          tërë mobiljet e shtëpisë i ke bërë dru zjarri!

          Reply to this comment
  2. anonim August 14, 20:29

    – po pasurite e deritanishme te gjykatesve,prokuroreve etj do te hetohet prejardhja e tyre apo do te fillohet nga ketu ku jemi e mbrapa….!!??
    – cfare do te behet me keta gjykates e prokurore aktual qe rezultojne super te korruptuar…??
    – Si pjese e zinxhirit,po korrupsioni ne polici do te hetohet apo jo…

    Reply to this comment
  3. i ri August 14, 20:39

    Kete gje desha te them lakonikisht e me ironi z anonim,,,,,,,,,,!Nuk ka asnje pergjigje per kete,,,!

    Reply to this comment
  4. Pellumb Zaimi August 14, 22:35

    I Ri ? Ha ha ha… shume e goditur ironia juaj.Me vetem nje gabim ortografik ne emrin e Gjinit.Me duket se shkruhet Xhin apo Zhin? Ha ha ha…1Tung .

    Reply to this comment
  5. alban August 14, 23:09

    Idjotesia e radhes, trumbetime qe tani korrupsioni ne drejtesi do marre fund etj, por ne fakt nje humbje kohe, shpenzime te kota dhe rezultati nje vrim ne uje.A do mbaj njeri pergjegjesi per kete deshtim te sigurte? Si gjithmone jo.

    Reply to this comment
    • Arben March 1, 20:24

      SE KUSH MBAN PERGJEGJESI NUK E DIME,

      POR SE KUSH E HA TE GJ…TIN E DIME.

      ESHTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK, POR QE PER MOMENTIN ESHTE NE GJUME, PUNE NJA 2-3 QIND VJET.

      Reply to this comment
  6. aqo August 15, 01:26

    Pellumb Zaimi,si gjithnje shume korrekt. Sa per Gjinin e gjonajve shkruhet si psh:Cim [Peka etj] dhe prononcohet,ose shqiptohet ” Qim [Peka etj.],njelloje si Gjin Gjoni= Xhin Xhoni [ tingellon pak si kinezce,por s’ka gje,se edhe Xhinit I behet qeifi gjysem kinez e gjysem amerikan.

    Reply to this comment
    • Pellumb Zaimi August 15, 09:31

      aqo ? Faleminderit qe me lexoni.Jini komentues shume interesant..Dakord me te gjitha ato qe ju komentoni ne vijim. U Shkriva me sugjerimet tuaja te drejta per shqiptimin e emrave. Nderime!

      Reply to this comment
  7. fred August 15, 08:17

    Qe nga emri te fuska friken…kam parasysh ate shprehjen italiane “ti spacco in due”…tingellon si ndonje institucion i kohes Mussolinit…

    Reply to this comment
  8. i ri August 15, 10:20

    A mundet kush te me spjegoje kuptimin e fjales aqo apo eshte keshtu kot,une nuk e besoj,,,,,,,!

    Reply to this comment
  9. bregdeti August 15, 12:41

    Kjo ka te beje gje me Katerinen-SPACK?

    Reply to this comment
  10. majmun luli August 15, 20:29

    Nje vrym ne uje

    Reply to this comment
  11. Kanan Djali August 15, 20:30

    Gysi do e beje antikorupsionin,nje pyetje kisha?

    Reply to this comment
  12. Kopaçe August 15, 20:30

    Rrofte Nard Noka…simbol i reformave…

    Reply to this comment
  13. Arben October 16, 20:18

    ME PROKUROR PA PROKUROR.

    SA TE JETE ILIR META NE QOSHE DHE SALI QENI NE LIRI, NUK KA DREJTESI NE SHQIPERI.

    Reply to this comment
  14. SuloKapedani October 16, 20:27

    Besoj se edhe kjo pune do shume kohe te zeje vend.Ato vrimat dhe gropat nuk zihen dhe mbushen kollaj.Edhe balta e permbytjeve ne jug nuk i ze dot.Per ti hapur eshte shume lehte dhe pyesni salen e lulushin me konet per dore.Per ate personin me emrin aqo ja u spjegon Preç Zoga me Tan Zyze Hoxha te Fenzi Klani si profesionist te llafazanllekut.

    Reply to this comment
  15. sapa October 17, 06:12

    LLAPNI MORE KRIMINELE SE SKA POPULL QE TJU VARE NE MES PAZARIT PA PERJASHTIM!ASNJE PUSHTUES QE KA SHKELUR SHQIPERINE NUK KA BERE ATE QE KENI BERE JU ME KETE POPULL!

    Reply to this comment
  16. radiokashari October 17, 07:18

    Jo ,mor jo ……….Po gjithe sistemi i drejtesise eshte per turp …..Te kem nje prokuror qe e ka mar shkollen me lek ………dhe vendimi i tij te jete i padislutuar ????? Me vjen keq …po do ta kontrolloj vete pastaj …..

    Reply to this comment
  17. perkthyesi November 21, 10:24

    Ligji duhet te kete se s’ben efekt retrospektiv (retroaction effect), qe do te thote te verifikohen te gjithe ngjarjet e kaluara, e te merren masa ndaj atyre shkelesve. Ndryshe, kemi bere nje vrime ne uje…..

    Reply to this comment
  18. Mary Strongwoman Tereza March 1, 19:53

    Ju qofshi…
    Vetem se duhet te dini: keni dhene prova qe nuk e doni popullin tuaj me shume se amerikanet.

    dhe,

    nese shkoni ndermend te luani me interesat e shqiptareve, te cilat, per fat, perkojne me ato te amerikaneve ne Ballkan e me gjere, luani me veten tuaj, po, edhe me koken tuaj…

    Shqiptaret nuk do t’jua falin kurre. Kurre, kurren e kurres.

    Keni vjedhur, jepni doreheqjet, kerkoni ndjese, dorezoni pronat pavarsisht se i keni me emra te tjere, kerkoni ndjese serish…

    Nuk keni per ta gezuar djersen e gjakun e ketij populli te munduar e te lodhur…prej jush.

    Reply to this comment
  19. Arben March 1, 20:22

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    BARIN E MBAROI, RRUGEN E GJERMANISE E MORRI,

    POR AMA, PARTINE NUK E TRADHETOI.

    TANI LE TE FILLOJE NGA BARI I THATE, SE AI KA MBETUR.

    Reply to this comment
  20. MH March 2, 00:31

    Me duket se poluajne magalla.
    Tresh ose cicmic.

    Reply to this comment
  21. kujtimi itali March 2, 14:10

    ky zoteria eshte vene né ate pozicion si ushtari i mire zhveg.meta e zevendesoje m.d .me kete rrumpalle se è ka si kamikaz.si bombe e telekomanduar ku mund fa aktivizoje,dhe Po e ben tani me. edi,la mundesi,themi se po. keta jane politikanet tane qe perdoren si banane per motive qefi.ndersa keta perdoren per te ruajrur bythen e padroneve qe vodhen,u denoncuan,dhe nuk u denuan. dhe tani per te ruajtur ate qe vodhen kane nevoje per majoneta si kg karafili. LSI eshte nje organizate masonesh ku duhet te jesh kamikaz per tu bere pjese e saj. Rama nuk duhet te beje lojen e likes se ai eshte B.K…..

    Reply to this comment
  22. MH September 19, 13:11

    Pse jeni ngut te kapni peshqit e medhej pa ndertuar rrjeten SPAK dhe ndihmesen KLGJ.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*