Çfarë është stërvitja “Dikul” dhe pse mund t’ju ndryshojë jetën

August 13, 2018 21:35

Çfarë është stërvitja “Dikul” dhe pse mund t’ju ndryshojë jetën

Studimet tregojnë se 100 milionë amerikanë vuajnë nga dhimbjet kronike. Llojet më të zakonshme të dhimbjes janë të përqendruara në pjesën e poshtme të shpinës dhe qafë.

Një sfidë më vete është përballimi i këtyre dhimbjeve, por imagjinoni për një çast, çfarë sfide do të ishte, të ecësh sërish dhe të jetosh jetën plotësisht pasi të është thënë se nuk do ta bëje kurrë.

Dikush e ka bërë dhe ky është Valentin Dikul.

Në fakt Dikul bëri diçka më shumë se kaq, ai krijoi një sistem të tërë stërvitor për të ndryshuar jetët e njerëzve ashtu siç ndryshoi të vetën, raporton Bright Side, shkruan Dita.

Valentin Dikul është gjimnast dhe kreu i një qendre rehabilitimi për personat me sëmundje të sistemit muskoskeletor.

Pas një fëmijërie të vështirë, ai arriti të realizojë ëndrrën e tij duke u bërë gjimnast cirku.

Megjithatë në vitin 1962 gjatë një performance në Kaunas, pësoi një aksident duke rënë nga afro 12 metra lartësi. Mjekët i thanë se nuk do të mund të ecte kurrë më.

Por Dikul nuk ra në dëshpërim. Filloi të bënte ushtrime, si fillim me pjesën e sipërme të trupit e më pas duke angazhuar gjymtyrët e paralizuara, njësoj sikur të ishin të shëndetshme.

Fillimisht lidhi një litar në gjymtyrët e paralizuara dhe i tërhiqte ato dhe me ndihmën e peshave krijoi një kundërpeshë. Dikul dizenjoi “makinerinë” e vet.

Falë viteve të tëra stërvitjeje, jo vetëm që iu rikthye jetës normale, por u bë një nga njerëzit më të fuqishëm në planet.

Aftësia e tij për të “luajtur” me pesha konsiderohet ende unike dhe ka arritur të futet në librin e rekordeve Gines.

Megjithatë arritja e tij më e madhe është krijimi i metodologjisë së rehabilitimit për personat me lëndime të shtyllës kurrizore.

Si mund t’ua përmirësojë shëndetin stërvitja Dikul ?

Edhe nëse nuk kemi të bëjmë me lëndime serioze, të gjithë e dimë që gjendjet si skolioza, osteokondroma dhe herniet diskale janë probleme të zakonshme për fëmijët dhe të rriturit. Atëherë si mund  t’ju ndihmojë stërvitja “Dikul”?

Ushtrimet janë të ndryshme për gjendje të ndryshme, por janë shumë të thjeshta. Për shembull në fotot e ilustruara janë një set ushtrimesh për personat me dhimbje kronike të shpinës të shkaktuar nga osetokondroma.

Ushtrimi 1

Shtrihuni në shpinë, hapni krahët me pëllëmbët e duarve në dysheme. Mbani këmbët drejt dhe të bashkuara. Pa lëvizur kokën, shpatullat apo këmbën e majtë ktheni ngadalë këmbën e djathtë në të majtë. Qëndroni në këtë pozicion për 2-3 sekonda dhe më pas kthehuni ngadalë në pozicionin fillestar. Përsëritni të njëjtat ushtrime me këmbën e djathtë.

Ushtrimi 2

Qëndroni shtrirë në shpinë, hapni këmbët në gjerësinë e shpatullave, kryqëzoni duart mbi gjoks. Pa lëvizur legenin dhe këmbët nga dyshemeja, ktheni shpatullën e majtë në të djathtë. Qëndroni në këtë pozicion për 2- 3 sekonda. Më pas kthehuni në pozicionin fillestar. Përsëritni të njëjtin ushtrim në drejtimin e kundërt.

Ushtrimi 3

Qëndroni shtrirë dhe bashkoni këmbët. Hapni krahët me pëllëmbët të mbështetura në dysheme. Pa lëvizur shpatullat dhe kokën lëvizni të dyja këmbët sa më shumë të jetë e mundur në të djathtë, por pa i ndarë nga njëra-tjetra. Qëndroni në këtë pozicion për 2 -3 sekonda dhe më pas kthehuni në pozicionin fillestar. Përsëritni të njëjtin ushtrim në pozicionin e kundërt.

Ushtrimi 4

Qëndroni të shtrirë në shpinë dhe hapni këmbët sa gjerësia e shpatullave. Duart duhet të jenë të kryqëzuara mbi gjoks. Pa lëvizur legenin dhe këmbët nga dyshemeja lëvizni trupin në të majtë me një lëvizje rrëshqitëse të shpejtë. Qëndroni në këtë pozicion dhe më pas kthehuni në pozicionin fillestar. Përsëritni të njëjtin ushtrim në drejtimin e kundërt.

Ushtrimi 5

Qëndroni drejt me shikimin përpara. Pa kërrusur shpinën, përthyeni gjunjët dhe përkuluni para. Qëndroni në këtë pozicion për 2 – 3 sekonda dhe më pas kthehuni në pozicion fillestar.

Shëndeti mendor

Në stërvitjen Dikul stërvitja e mendjes është po aq e rëndësishme sa vetë ushtrimet.

Gjithçka fillon me një gjendje mendore pozitive dhe besimin se jeni drejt rikuperimit të plotë.

Kushtojini vëmendje atmosferës rreth jush. Asgjë nuk duhet t’ju shpërqendrojë.

Nëse ndjeni inat, irritim ose zhgënjim, pushoni dhe bëni një përpjekje për t’u kthyer në një gjendje mendore pozitive.

Përfundoni stërvitjen me pohimin: Stërvitja e sotme ishte e dobishme, kam shënuar arritje të reja.

Ndiqni parimet e Valentin Dikul

Forca psikologjike vjen para forcës fizike. Për të arritur rezultate fizike ju duhet këmbëngulje, qëndrueshmëri emocionale dhe besimi se mund t’ia dalësh.

Ushtrimet duhet të inkurajojnë muskujt të kthehen normalitetit por mos i sforconi, me fjalë të tjera tre herë në javë stërvitje duhet të jetë e mjaftueshme edhe për problemet më të mëdha.

Rutina e ushtrimeve duhet të jetë e njëjtë nga sesioni i parë e deri në vazhdim. Për më tepër ccdo gjë duhet bërë ngadalë, butë dhe me ritëm, pa stres. Nëse e bëni siç duhet nuk duhet të keni vështirësi në frymëmarrje në asnjë pikë të ushtrimit.

Dëgjoni gjithnjë trupin tuaj. Nëse filloni të ndjeni dhimbje të forta gjatë një seti ushtrimesh, duhet të ndaloni derisa dhimbja të trajtohet me metoda të tjera.

Flisni me specialistin, doktorin ose trajnerin tuaj për përdorimin e kësaj metode për të trajtuar gjendjen tuaj.

Në fund të fundit pse nuk duhet t’i besojmë njeriut që arriti të braktisë karrigen me rrota një herë e përgjithmonë dhe iu rikthye jetës së shëndetshme? /Burimi: Bright Side. Përshtati në shqip: Dita.

o.j/dita

 

August 13, 2018 21:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*