Çfarë falsifikimi! Drejtonte makinën me patentën e Homer Simpson

March 19, 2018 15:56

Çfarë falsifikimi! Drejtonte makinën me patentën e Homer Simpson

 

Gjatë një kontrolli rrugor, një burrë u ka treguar policëve një dokument të falsifikuar me fytyrën e verdhë të personazhit të famshëm vizatimor Homer Simpson.

Qytetari u ndalua për një kontroll rrugor në  Milton Keynes, qyteti juglindor i Anglisë dhe u ka treguar policëve patentën me fytyrën e Homer Simpson, që ndër të tjera, është “qytetar në Springfield”.

Dokumenti ishte falsifikuar në mënyrë shumë të dukshme, madje edhe në foto ishte fytyra e verdhë e personazhit të famshëm të filmave të animuar.

Për drejtuesin e mjetit, i cili nuk kishte as dokumentin e sigurimit të makinës, nisi procedimi penal si dhe sekuestrimi i mjetit.

Patenta false u publikua në llogarinë Twitter të policisë së Milton Keynes.

a.s/dita

March 19, 2018 15:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*