Çfarë fshehin sytë e Ninos

Mira Kazhani November 8, 2014 15:51

Çfarë fshehin sytë e Ninos

I veshur me një xhup Moncler, xhinse të gjera, flokët e prerë shumë shkurt, pa asnjë model nga ato që kërkojnë dedikim, pak mjekër, dy sy të ftohtë në një portret të akullt por jo pa një mesazh; që nuk shfaqte interes për askënd në sallën e gjyqit, kjo është ajo që dukej nga personazhi i ditës për mediat, i dyshuari për vrasjen e katërfishtë, Konstandin Xhuvani.

Fundja nuk pritej që të dilte i buzëqeshur. Por ajo që ra në sy ishte se 26 vjeçari Xhuvani qëndroi pas hekurave i braktisur edhe nga familjarët e tij të cilët nuk dihet për ç’arsye nuk u shfaqën në seancën e masës së sigurisë.

Disa thonë se Xhuvanët nuk e kanë të lehtë të falin aktin e të birit, (familjarët e thërrasin Nino) – edhe pse e ëma Luiza premtoi se do të vazhdonte t’i qëndronte në krah djalit të saj, paçka se – sic e pranoi vetë publikisht mes lotëve – ajo dhe Gjergji (bashkëshorti Gjergj Xhuvani, regjizor i famshëm) kishin qenë fatkeqë me prindërimin.

As veshmbathje, as ushqim nga shtëpia. As Luiza Xhuvani, as bashkëshorti, askush nga familja nuk ka shkuar ta takojë në dhomën e paraburgimit gjatë këtyre 3 ditëve.  As halla që thuhet se e ka rritur dhe as motra (si u pretendua nga disa media), nuk kanë kërkuar të kontaktojnë me 26 vjeçarin.Miq të afërm tregojnë se 26 vjeçari Xhuvani kishte një lidhje dashurie me një vajzë, studente, e cila gjithashtu nuk është bërë e gjallë.

I vetmi që është takuar me Konstandin Xhuvanin gjatë këtij itinerari kohe, është ish avokati i tij Ardian Leka, i cili po për arsye që ende s’dihen nuk u shfaq gjatë masës së sigurisë, duke bërë që i pandehuri të mbrohej nga një avokat i caktuar nga shteti Violen Çolniku.

Për momentin gjakrat janë të ndezur sidomos në familjet e viktimave. Burime konfidenciale konfirmojnë se nuk ka patur një takim mes Xhuvanëve dhe Demirajve, të paktën jo tani për tani. Arbër Demiraj, i cili nga ekspertiza rezulton të jetë vrarë pa dashje, ishte shok i ngushtë me Konstandinin. Sipas prokurorisë viktima ka patur armë por nuk ka qëlluar asnjë fishek. Disa thonë se Konstandini dhe Arbri kanë kaluar shumë orë në shoqëri të njëri-tjetrit, por zëra të ndryshëm japin të dhëna të kundërta për orët e tyre të fundit së bashku.

I vetmi që mund të hedh dritë mbi dinamikat e vrasjes së 4-fishtë në lokalin-tallava, “Ante Grand”, është djali i tezes së Arbër Demirajt. Ai quhet Albano Ballcaj. Ka qenë në vendngjarje dhe këto ditë po përjeton një post-traumë. Një i afërm tregon se Albano është ende i mpirë dhe nuk ka mundur as ta rrëfejë njësoj historinë, është konfuz mbi atë që ka parë. Faktet dhe frazat janë të ndryshueshme nga një orë në tjetrën për shkak të gjendjes së tij delikate.

Ballcaj, është njeriu që do të ndihmojë prokurorinë në hetimet dhe zbardhjen e plotë të vrasjes së 4-fishtë, por ai pa dyshim do të hedhë dritë edhe mbi të vërtetën e cila para se t’i shërbejë drejtësisë, është domosdoshëmri për familjarët.

Me përmirësimin e gjendjes psikologjike të Ballcajt dhe kthjellimin e kujtimeve të tij, mund të vijnë të tjera rrëfime ndoshta më të qarta dhe do të përvetësohet e plotë tabloja e një ngjarje tragjike që pasoi një sherr ndoshta banal ku humbën 4 jetë.

Policët që e kanë shoqëruar, kanë dëshmuar se natën e arrestimit 26 vjeçari Xhuvani ka qenë tejet i elektrizuar dhe dukej që kishte konsumuar alkool dhe substanca narkotike.

Gjendjen e tij të pazakontë e dëshmon edhe një fakt i pazbuluar deri më tani në media: pistoleta e krimit. Mënyra e fshehjes së pistoletës në makinë ka qenë perfekte. Kostandin Xhuvani e kishte qepur pistoletën brenda cohës së sediljes së makinës. Kur ka shkuar ta marrë, e ka shqyer cohën me sa fuqi ka patur me duar, gjë që dëshmohet edhe nga ekspertiza.

“Ai e ka shqyer me duar sediljen. Shko ta provosh dhe s’e bën dot në gjendje normale”- tregon një nga ekspertët që kanë mbledhur provat pas krimit.

Konstandin Xhuvani është survejuar 24 orë në dhomën e tij të paraburgimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. I pandehuri Xhuvani ka patur sjellje mazokiste. Ai nuk ka folur me askënd dhe nuk ka bërë asnjë kërkesë. Nuk ka pranuar as psikolog. Gjatë gjithë kohës ka qëndruar në një heshtje e cila ka zgjatur edhe gjatë seancës së djeshme në gjykatë. Nuk dihet se kur heshtja do të thyhet dhe se çfarë do të ketë për të rrëfyer Konstandin Xhuvani për arsyet që e çuan në atë vrasje tragjike. Për momentin, të vërtetën e plotë e di vetëm ai, dhe me gjasë një pjesë të mirë të saj edhe dëshmitari Ballçaj.

Mbrëmë Konstandin Xhuvani është përcjellë për në burgun e Fushë-Krujës. Policia është përpjekur gjatë gjithë ditës ta shmangë nga ndjekja e mediave dhe ndoshta për këtë arsye kanë zgjedhur ta transferojnë kur ka rënë mbrëmja.

26 vjeçari e ka kaluar natën e mbrëmshme në burgun e Fushë Krujës, në një dhomë më të vogël se lokali Ante Grande, dhe këtë herë pa muzikë tallava.

Mira Kazhani November 8, 2014 15:51
Komento

60 Komente

  1. kimi November 8, 14:30

    DJALI ESHT AKTOR ORGANIK DHE JO ARTIFICJAL SI PRINDRIT ESHT DHE SHUM I BUKUR??

    Reply to this comment
    • raimond vlonjati November 8, 17:29

      Ky eshte nje halabak, qe gjen mjerez te pa armatosur dhe I godet…

      Me vjen cudi me ate qe u vra, I cili ka qene edhe ushtar ne ,Irak.

      Ai idiot duhej te kishte armen me vete kur bisedon per pune te pista me njerez te tille, si Ninua,
      Dhe ne moment qe Nino iku jashte duke I thene : ..ta tregoj une kush jam…, ky ish ushtari duhej ti kishte vajt pas, dhe sa te dilnin jashte
      t”ja leshonte me plumb kokes….
      Kur meresh me ato pune, nuk ka llafe shume…por futja I pari se do ta fusi pastaj

      Reply to this comment
  2. esell November 8, 14:39

    Djali i atij prokurorit qe u vra gabimisht nga Kostandini eshte per te ardhru keq.

    por ironia e fatit eshte qe babai i tij dnerhyri qe Kostandini te lirohej dhe prokuroria te jepte nje akuze vetem 3 vjet per vetemborjtje.
    Dhe ja cfare e gjeti…

    Te vene mend prokuroret e tjere dhe gjykatesit.

    Do ta pesojne tek femijet e tyre nje dite po liruan kriminele

    Reply to this comment
    • mirel November 8, 16:45

      haha, I shkruajta ca dite me pare se ishte king djale, humbi kot.
      Do kishte bere karriere ne kinematografi..

      Vetem kete emrin me te cilin e flasin familjaret mos ta kishim dhene se me duket si Ninua I portokallise.

      Reply to this comment
    • Apoedinti November 9, 15:27

      Djalin e prokurorit nuk e vrau Kostandini, por olumbi QORR, pra djali i zuri rrugen plumit dhe jo plumi djalit.
      FAJI kryesor eshte i Prokurorit qe propozon denime per te tjeret dhe nuk di se me ça lekesh rri çuni deri ne 4.00 te mjesit me drogaxhinjt.
      Nuk do ta besoja kurre se djali e kishte per here te pare.

      Reply to this comment
    • Lea December 11, 00:47

      Gjynah djali i Prokurorit se ishte i ri,por jo me i mire se Nino.Ai u fut me pistolete,qe ish-prokurori paturpesisht e mohon,u fut me pistolete ne dore per te vrare,por bota si portokalle qe eshte u vra i pari. Pyesni njerezit qe e njihnin ate dhe te atin e tij dhe Nino do duket engjell!! Ky eshte i rrembyer dhe i perkedhelur…dhe perhere tap.

      Reply to this comment
  3. cuci November 8, 14:44

    dhe litari duhet te jete i vecante per kte ndyresire njeri qe zoti e mallkofte ne jete te jeteve

    Reply to this comment
  4. mitro November 8, 14:53

    Me siguri gjithe ky “mosinteresim” i familjes dhe avokatit eshte nje skenar .Ata punojne nen rrogoz dhe koha do e tregoje se si do evoluojne gjerat.Jam i bindur se edhe kete rradhe me kater te vrare ai do perfitoje nga pelivanlleqet e politikes dhe drejtesise.

    Reply to this comment
    • opozitar i sfilitur November 8, 20:44

      o mitro
      boll pe skenare gjithandej
      e kane lene vetem se babai i tij ka bere dy operacione zemre dhe nena Luiza nuk mundet ta perballoj takimin me te.
      Sa te trashe jeni.
      Kaq veshtire e keni te besoni se jane njerez?
      Vereni veten ne vendin e tyre.
      Shkrimi eshte i perkryer ca qe shajne autoren ketu jane komplet rob te politzum qe nuk shohin dot me lar se Rama e Berisha as kur behet fjale per tragjedi te tilla

      Reply to this comment
  5. tirana vitet '80 November 8, 15:31

    24 vjet “”KAOS”… te mjaftueshem per ta kthyer Shqiperine ne nje maternitet qe pjell vec krim??? Te mjaftueshem per te zevendesuar ELITEN e dikurshme me ‘udheheqes’ aventurier e te “”varfer” shpirterisht!!! ndaj TONI MONTANAT shqiptar po lindin me shumice!!! ZOTI NA NDIHMOFTE ne kete udhetim pa shprese!!!!

    Reply to this comment
    • kastriot November 8, 18:10

      Zoteri keni harruar ne shumen e viteve dhe nja 7 vjet besoj.

      Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi November 9, 03:13

      Shkrimi i Mirës i shkruar me një finese të hollë psikologjike. Unë mendoj se fajtori kryesor në këtë histori nuk janë asnjera nga familjet por “sistemi i vlerave të krijuara në këto 24-vjet”. Rrallë gjen vlera. Shoqeria sundohet nga antivlerat dhe në këtë “pellg moral” një shumicê e llahtarëshme është e ndotur. Sundimi i antivlerave dhe i antimoralit është prezent në cdo qelizë të shoqërise tonë. Duhet nje katarsis tëresor të cilin as unë vetë nuk e di si bëhet. Di vetëm që jemi të ndotur keq!. Nderime!

      Reply to this comment
  6. info analitike November 8, 15:43

    Me sa duket Mires i po i vjen keq qe prinderit dhe te afermit e kane braktisur kete “engjell” me revole.
    Mjaft me supozime e me me the te thashe, nese ka qene i droguar duhet ta kishin zbuluar analizat qe duhet t’i jene bere pas arrestimit dhe shqepja e sediles mund te jete bere edhe ne inat e siper sepse Kostandini njihej si shume gjaknxehte dhe forca e reagimit nuk i mungonte.
    Veprimet qe ka kryer ne momentet e krimit e me pas tregojne imazhin e nje killeri te pameshirshem dhe te nje gangsteri qe dinte te perfitonte nga statusi social dhe pozitat e prinderve. Dialogu me policin qe e arrestoi tregon me se miri kete gje. Po keshtu edhe tentativa per te inskenuar nje akt vetembrojtje tregon kapacitetin e nje mendje kriminale diabolike.

    Reply to this comment
  7. Indrit November 8, 15:53

    Car duhet te fshihet me ne syte e ketij skizo-vrasesi-drogaxhi-ordiner,shkaterroi 5-familje se vete ky ka mbaruar njehere e pergjithmone..

    Reply to this comment
  8. gjermani i fundit November 8, 15:54

    nuk fshehi asgje syte Mira, dallohet me kilometra larg qe eshte ne depresion. Duhet ta kishin mbajtur ne rehab prej vitesh

    Reply to this comment
  9. familje ne hal November 8, 15:55

    eshte normale qe komentet jane tejet negative dhe vetem dikush qe njeh profile te tilla ndjen meshire e keqardhje….mesa flitet ne media djali eshte perdorues i droges dhe kush ka eksperienca te tilla e di qe perdorimi i droges shoqerohet shpesh me probleme psiqike dhe nuk ka familje qe i ben derman ketij..vetem ta lidhesh o ta degdisesh ne spital, por nuk besoj se ka prind qe mundet ta beje kete dhe perfundimi i ketyre gjithmone eshte tragjik. Kemi degjuar kaq shume vrasje,kur djali ka masakruar familjen apo tragjedi te tjera si kjo e ketij djali…dhe jam i bindur qe Xhuvanet do kishin preferuar qe ata vete te ishin viktimat e te birit, sepse ka qene shume vone kur ata e kane kuptuar gabimin qe kane bere me femijen….

    Reply to this comment
    • beni November 8, 16:10

      Me sa duket Lek Dukagjinit i ka ardhur koha te hyje perseri ne skene.

      Reply to this comment
      • familje ne hal November 8, 20:34

        Beni ti ke pasur ndonje te aferm me te droguar apo depresiv? dukesh qe jo dhe nuk ta uroj kurre… ky djale duhet denuar dhe kjo nuk ka diskutim, edhe pse “i denuar” eshte nga zoti qe ka arritur ne kete gjendje. Nuk ka denim me te rende per familjen se nje femije ne gjendje te tille dhe tashme akoma me keq me barren e kater jeteve te marra prej tij…zoti ua befte dhimbjen te lehte familjeve te viktimave dhe familjes se vrasesit..

        Reply to this comment
    • plaku November 8, 18:42

      familje ne hall,
      Ke shume te drejte. Ka nje ndryshim kolosal midis te degjuarit ose te parit dhe te jetuarit. Edhe mua jeta ( gabimi im) nuk me kurseu nga keto halle. Sidoqofte, nuk dua te jap detaje, une do te shkoja pa tjeter te takoja djalin tim ne burg dhe do ti lija taktikat. Anyway, I woudn’t let my son down ! Sidoqofte nuk do te lija djalin tim te binte me poshte ! Nuk do e çaja koken se cfare thote bota. Ne nje peme te rezuar, thone gjermanet, kushdo shkon dhe ben dru ( perfiton dhe shet mend ).
      Pas ngjarjes do te shkoja te kerkoja me perulje falje tek familjet e te vrareve dhe do ti ndihmoja ekonomikishte, se kisha mundesi dhe pastaj do te shkoja tek djali.
      E uroj hipokrizine. Mund ta kem gabim por ky eshte mendimi im.

      Pershendetje

      Reply to this comment
  10. elio November 8, 16:05

    Ky nuk del em nga burgu

    Po prinderve u beri gjemen.

    Shqiperi e tmerreve

    Reply to this comment
  11. kimi November 8, 16:07

    FAKTIKISHT PO TE ISHTE DENUAR HEREN E PAR NUK KISHTE PER TE NDODHUR KJO QE NDODHI DHE DO KISH DAL NJERI NGA BURGU??

    Reply to this comment
  12. emigrantja November 8, 16:29

    kriminel i lindur dhe i pakorrigjueshem , pervec viktime e situatave shqiptare.

    Reply to this comment
  13. ela November 8, 16:42

    Ninot ekzistojne sepse ka ekzistuar Sali Berisha
    Armet e 97-s jane ne duart e Ninove
    Arsimi i shkateruar, prodhoi Ninot
    Syte e Ninos jane syte e rinise shqiptare qe ka moshen e “demokracise” shqiptare

    Reply to this comment
  14. mirel November 8, 16:52

    Une mosprezencen e familjes e quaj gjendje shoku.
    Besoj as vete ata nuk e besojne dot si arriti femija deri ne ate pike.
    Te marresh jeten e nje njeriu eshte akt shume I rende, dhe ta besh per here te dyte kjo do te thote qe ata kane deshtuar teresisht me femijen e tyre.
    Nuk besoj qe as Luiza, as Gjergji, e as halla apo motra vene I thone te lumte dora.
    Ata e qajne per se gjalli Ninon.
    Ninua duket qe nuk ka ngene dajak ndonjehere prandaj kerceka perpjete si qen I terbuar kur e shajne.
    I perkedhelur sa ska, dhe aspak burre.
    Burri lufton si burre me grushta balle per balle, jo me plumba.

    Reply to this comment
    • xxxxx November 8, 20:10

      O Mirel o rroteeeeee.

      Nino eshte burre 26 vjec!!!

      Mund te ishte i martuar me femije dhe nena e tij nuk ka asnje pergjegjesi ligjotre.

      Gabim i madh qe e la mandatin sepse ajo vete eshte nje njeri human dhe punon ne zonen ku eshte zgjedhur. Pastaj eshte nene e suksesshme tek vajza e shkelqyer qe ka.

      Ti Mirel vjen ere qelbesire komuniste dy ore larg

      Reply to this comment
      • lola November 8, 20:53

        ajo vajza qe ka te dashur eshte vajze shume e mire
        5 jete te shkateruara, nje lemeri shqiptare qe nuk ka fund 🙁

        Reply to this comment
        • ai November 9, 01:06

          kush mund te jete ajo goce qe lidhet me nje njeri te tille duke e dite qe ka bere vrasje me perpara…me siguri ndonje nga ndonje qytet tjeter i shqiperise qe ska pas asnje lloj info me perpara.

          Reply to this comment
    • babo November 8, 20:23

      Keshtu jane keta cunat e mamave te bukura politikane

      Reply to this comment
  15. Tani November 8, 16:53

    Ne syte e ” Ninos se Kazhanit ” ka frike. Se mund ta shpetoje partia dhe cmendia nga denimi, por nuk e falin familjet qe i ka vrare femijet. Hakmarrja vonon por nuk harron.

    Reply to this comment
  16. Pirro November 8, 17:20

    Per frazen “Ai e ka shqyer me duar sediljen. Shko ta provosh dhe s’e bën dot në gjendje normale”- …

    Nuk eshte e thene qe ai e ka pasur ate force nen efektin e droges(sepse si thuhet ai i vrau sepse nuk i shiten droge),por nga damari i skizofrenise dhe ai eshte komplet skizofren.

    Skizofrenin per pes minuta nuk e mbajn dot tre burra me force,dhe Kostandini eshte skizofren,sepse ashtu si edhe ne vrasjen e pare nuk ka pasur ndonje shkak qe te “justifikohet”,por ka vrare si te thuash per kot.Do te mjaftonte vetem krimi pare per nje njeri
    normal per te kuptua se cfar cmendurie ka bere,duke patur parasysh trysnine e familjes dhe rrethit familjare qe “e shpetuan” paqe me dy vjet kur duhet te bente mbi 20 vjet si gjith te tjeret.

    Por Kostandini nuk u ndal,nuk u rehabilitua si njeri por vazhdoi,fakt qe tregon se eshte i semure mendor qe duhej te izolohej.Prinderit natyrisht qe e kan ditur,sepse askush nuk e njeh femine me mire se prinderit,dhe ky eshte edhe faji i tyre qe nuk e kan izoluar me koh ne psikiatri,por e kan fshehu per te keqen e tyre te atij dhe viktimave te tij.

    Reply to this comment
  17. Kris November 8, 17:53

    Me vjen keq per prinderit ! Te githe prinderit.Sistemi I solli deri ketu,Prinderit nuk jane ne gjendje te kontrollojne femijet e tyre! 19 vjecare, qe rrijne tere naten jashte, neper bare dhe drogohen dhe prostituohen.Kjo eshte fatkeqesi kombetare dhe duhet te mendojne te gjithe si ta perballojme.Nuk ka zgjidhje!Eshte shume e rende, ajo qe po ndodh, jo vetem ne Shqiperi, por edhe neper bote! Edukimi I femijeve…!? Po kisha nje lutje ! Lereni prinderit te qajne hallin qe I ka gjetur ,sepse ndryshe do tu thosha te gjitheve qe shajne dhe anatemojne – ju rente ne deren tuaj.Mjaft. lereni njerine prind, te mbledhe koken! Lereni poltiken! Falemnderit!

    Reply to this comment
  18. Horri i Bulevardit November 8, 18:03

    Syte e tij, tani shohin te verteten ku eshte zhytur, deri dje ka menduar se mami dhe babi, sdo ta lejne kurre ne balte, panvaresisht se cfare mund te bente, panvaresisht se ai kerkonte te tregohej, se eshte i forti dhe psikopati i lagjes, ai donte qe ata qe e rrethojne, ta shohin me respektin e frikes, ti flisnin edhe ai kur nuk i shifte, ti benin lajka.
    Si duket flimat aksion, te tipit Al Pacino, apo aktoreve te tjere italiane te hollivudit, i kane dhene ketij djalkes, te futet ne endrat e shefave te medhenj, qe mbillnin friken tek te tjeret.
    Sot ai shef se eshte i vecuar nga te gjithe, nga familja qe ai shpresonte, se me begraundin qe kishin, mund ta shpetonin be cdo situate.
    Syte e Xhuvanit junior, kete rradhe, jane reale, oa tangarllikun e zakonshem, syte e tij sot jane te friksuar.
    Burgimi i gjate i tij, kam bindjen, se do sherbeje per shume pinjolle, qe kane prinderit ne pozita dhe qe kerkojne te bejne te fortin.
    Besoj se familja do ta lere Shqiperine dhe djali, i forti i dikurshem, do te shohe realisht, qe u zbyth nga kjo jete, me deshiren e tij.

    Reply to this comment
    • plaku November 9, 12:22

      Horri i Bulevardit,
      Te feleminderit per mendimet e drejta te shkrimit tend. Une mendoj , ka shume mundesi ta kem gabim, se eshte nje fenomen i habitshem, qe disa nga femijet e njerezve te medhenj te fushave te ndryshme, nuk e di perse, marrin nje drejtim te gabuar ne jete.
      E kam fjalen per shembull per dy femijet e Marlon Brandos. Di qe vajza vdiq nga droga dhe i biri u fut ne burg per vrasje.
      Te dy djemte e kanzelarit gjerman Helmut Kohl, sic shkruan nje nga djemte e tija ne dy libra te botuara, vuanin shpirterisht sepse babai i tyre ishte shume i zene me pune dhe nuk gjente kohe per ta.
      Kam mendimin, se shume prinder pa e kuptuar i kushtohen shume punes dhe karjeres se tyre te ndereshme dhe “harrojne” femijet e tyre per te cilet, kuptohet se do te jepnin edhe jeten e tyre.
      Kam lexuar per shembull, se zbuluesi i dinamitit, Nobeli, nuk e çante koken per familjen e tij. Jeta e tij ishte vetem eksperimentimi dhe zbulimi i dinamitit.
      Kam pare neper filma dokumentare te njerezve te medhenj, qe ashtu te zhytur ne punen dhe talentin tyre kane “harruar pa dashje” familjet dhe sidomos femijet e tyre.
      Mos valle edhe Konstandini ishte nje “viktime” e tille per deri sa ai u be i varur plotesisht nga draga. Me sa kam degjuar ketu ne forum per te eshte perkujdesur shume halla e tij, e cila e adhuronte ate si djalin e vellait dhe ai “perfitoi”.
      Nuk dua ta justifikoj xhesin e tij prej perbindeshi, por, me sa kam pare, degjuar dhe lexuar kur je i droguar nuk je me ti. Kam pare,para 23 vjetesh ne Itali, se si nje djale i ri vrau prinderit e tij, sepse nuk i dhane leke per te blere droge. Ne ate kohe ne Itali diskutohej ne se duhej nxjerre nje ligj i ri, qe kur ky djale te mbaronte denimin ( me 25 vjet burg ) te mos merrte trashegim pasurine e prinderve.
      M.gj.ate mua me pelqen shume proverba : “Asnjeri nuk duhet te thote se nuk pi nga ky uje.”

      Te uroj nje jave te re te mbare.

      Reply to this comment
  19. toni November 8, 18:13

    Une besoj se deri tani ka pasur fat dhe mamin e forte,nuk eshte kollaj te behesh deputete,e per fatin ky trim nuk kishte rene akoma ne ndonje hundlesh prandaj ka bere gallate.Me tipa te tille eshte mbushur Shqiperia,ky nuk eshte i pari,mjafton te shikosh se si drejtojne makinat dhe e kupton se atje ka kaluar ne skizofreni nje popull i tere,mund te imagjinoi se si perfundon nje popull, qe qeveriset nga Berisha per kaq vjet.

    Reply to this comment
  20. Bedriu November 8, 18:16

    Mendoj se familja,

    persepari ka pasur turp te paraqitet ne seancen degjimore. Nuk eshte e lehte te perballohesh me pjellen tende kur ne kete mes jane kater te vrare nga dora e tij dhe kater familje qe kane humbur femijet, burrat, dhe vellezerit.

    E dyta, mendoj se jane te lodhur dhe zhgenjyer pas perpjekjeve qe kane bere per ta ndihmuar. Fakti qe e ka fshehur armen ne sedilje tregon se prinderit ja kane inspektuar makinen shpesh per te mos e lejuar te mbaje arme, dhe kur ai me shtazerine dhe dinakerine e tij e ka fshehur nen sedilje tregon se ai ka qene i pashprese dhe asgje qe mund te benin ata mund ta ndohmonte, pervec se mbylljes ne nje qender reabilitimi. Por edhe ne perendimin e perparuar, njerez si ky qe arrijne ne gjendje te tille te varur nga droga sa nuk funksionojne ndryshe, nuk kane shume shance per tu kuruar dhe perfundojne shpesh ne vetevrasje.

    Fatkeqesisht, ky ka bere vetevrasje duke vrare kater te tjere.Mjere ata qe kane nje problem te tille me femijet,

    e mjere ata qe humben femijet per shkak te nje dragomani.

    Reply to this comment
  21. arif November 8, 18:20

    MIRA TE PARAGRAFI I FUNDIT E.KW PRISHE ARTIKULLIN.

    Reply to this comment
  22. mira November 8, 18:25

    Popull i Shqiponjave
    Eshte fare e thjeshte
    Ish shoket vrasin njeri tjetrin
    Per pazare droge
    Mos te derdrllise kot asnji familjar
    Po te ulin kokat
    Se jan te dhim
    Apo ne vendin e shqiponjave
    Te dhim po krenar

    Reply to this comment
    • Pirro November 8, 22:17

      Ti duhet jeshe me i/e dhjeri(a) perderisa e di mire kete punen me te dhime
      Mos te thojn gje shpesh ty qe te vjen era sikur te jeshe permjerrur?

      Reply to this comment
  23. e November 8, 18:54

    Ky edhe ne gjimnaz skicofren ka qene, skishte si shkonte ndryshe kjo pune.

    Reply to this comment
  24. eliot November 8, 19:24

    Sic del dhe nga shkrimi kjo eshte dava drogaxhinjsh.
    Secili prej tyre mund te kishet vrare njeri tjetrin.
    ketu nuk ka vrases dhe viktima, jane te gjithe te marre fund

    Reply to this comment
  25. ened November 8, 19:36

    Kjo puna e familjeve Xhuvani dhe Demiraj duhet ndjekur ne vijimesi nga policia se ka rrezik.
    Per te shmangur ndonje hakmarrje te mundshme.
    Gazetarja ka te drejte ne kete pjese.
    une qe po shkruaj nuk shkruaj kot.
    Dicka degjova tek varrimi i atij djalit Arberit.
    Pra kujdes policia

    Reply to this comment
  26. Ilir toronto November 8, 20:14

    Shkrim shume i mire, i mbushur me detaje dhe pershkrime
    Faleminderit Mira, je me e mira sot per sot

    Reply to this comment
  27. MERIMANGA E KUQE November 8, 20:18

    GABIMI I PARE UFALQE U BE GJEMA E MADHE KUSH E FALI DUHET TE KERKOJE FALJE FAMILJAREVE TE VIKTIMAVEPUBLIKISHTE

    Reply to this comment
  28. kokpalari i 21 janarit November 8, 20:28

    Para Ninos ka patur shume vikitma.
    Pas tij do vazhdoje te kete.
    Kjo tregon se eshte Shqiperia qe prodhon Ninot, jo Ninot si perjashtim ne Shqiperi.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi November 9, 03:22

      Po “kokëpalari i …”? Ninoja nuk është përjashtim,është dukuri? Sistemi i vlerave është i ndotur keq në Shqipëri !? Sistemi i vlerave ka dalë jashtë kontrollit te familjeve,të shoqërisë dhe të shtetit? Ne notojmë në një shumicë të tmerrëshme antivlerash!? Nderime!

      Reply to this comment
  29. treporti November 8, 20:56

    Po mire,te gjithe merren me nenen e ketij pse ka rol publik,po baba nuk ka ky djale?Ajo duhet te mbaje peshen e edukimit te te birit,peshen e vrasjeve,te droges,prostitucionit?.Familja shqiptare eshte familje patriarkale,jo matriarkale.Djalin,qe vjen vone ne shtepi e dredh edhe nje veshtrim i te jatit,jo me nje shpulle.Ku ka qene gjithe kete kohe ky xhuvani baba,ky regjisori, ne emigracion?Merreni me nje cope grua,qe fundja detyren e saj ne drejtim te vajzes e ka kryer.

    Reply to this comment
  30. vijesti November 8, 21:18

    ja dhe nja dy dite sa te ndodhi hataja e radhes…

    Reply to this comment
  31. gjermani i fundit November 8, 22:57

    Mesa di une,”Nino” ne spanjisht i thone kalama.Ka njerez qe mbeten kalamaj te llastuar e nuk rriten kurre.Cuditem me viktimen-djalin e ish prokurorit,dhe ai posedonte pistolete,me c’pune merrej? Per mua eshte e qarte se nino-kalamau vuan nga shqetesime psiqike,ka rene pre e raptusit; eshte tjeter gje qe familja ka dashur ti mbuloje kete dopio personalitet,por shto ketu varesine nga droga ky njeri ka pasur nevoje urgjente qyshkur e sidomos per prinderit.Te gjithe njerezit bejne sakrifica,sa baballare flakin ambicjet dhe i dedikohen familjes,sa gra-yje lene karrieren dhe lidhen fort me edukimin e familjes!Kur e di qe femija bie kollaj pre e raptusit dhe shqetesimeve psiqike mos e ler te trashet zullumi.

    Reply to this comment
    • ARUSHA November 9, 08:44

      sakte

      Reply to this comment
    • plaku November 9, 12:41

      gjermani i fundit,
      Jam dakord me ty, por, mendoj se nuk duhet harruar edhe ana ekonomike e problemit, sidomos ne Shqiperi. Ne se do lesh punen ose do kthehesh nga emigracjoni per tu kujdesur per nje femije me probleme, a do te ishte kjo e drejte per femijet e tjere qe jane ne “rregull” dhe per pjesen tjeter te familjes, sepse ne fund te fundit “barku bosh” sjell edhe probleme te tjera.

      “Gjermani i fundit”, filosofi grek Platoni nuk u martua kurre dhe nuk kishte femije. Ne lidhje me femijet ai shkruan :

      ” Pozicjoni ne shtet nuk duhet te trashegohet, por jepet sipas performances personale ne procesin e shkollimit. Per kete qellim femija i porsalindur do tju merret prinderve dhe do tju jepet edukatoreve, dhe ketu nuk duhet te kete asnje ndryshim midis vajzave dhe djemve. Nga kjo do te krijohet nje bashkesi e madhe ne te cilen femijet nuk duhet te zhvillojne asnje lidhje me kushurinjte e tyre biologjike. Shteti planifikon dhe drejton riprodhimin, lejojne ose e ndalojne, me qellim qe te rrisin numurin e lindjeve nga familjet e shendeteshme ( Eugenik ) si dhe per te mbajtur konstant numurin e popullsise. Edukimin e femijeve do ta bejne vetem institucjonet shteterore.”

      Me sa kam degjuar ose lexuar, nuk e mbaj mend, edhe Engelsi ishte i ketij mendimi.
      Kuptohet se une personalishte nuk do te isha dakord por ta thashe si kurjozitet.

      Pershendetje

      Reply to this comment
  32. katarakti November 8, 23:36

    E pra ne ate kohen e mallkuar te diktatures nuk kishim pare ndonjehere droge as ne enderr. Ne ora 10 te darkes ishim ne shtepi. Nuk kishte prostitucion. Ktheheshin grate dhe vajzat nga puna pas turnit te dyte vetem ne shtepi dhe nuk i gjente gje. Nuk i grabisnin nxeneset kur shkonin ne shkolle sepse edhe kufiri ishte i mbyllur dhe nuk i transportonin dot me gomone per ne Itali. Gjakmarrja nuk ekzistonte. Shikonim me sy hapur serite me Katanin tek Oktapodhi dhe nuk i besonim qe ndodhnin me te vertete. çudi pra. Paska pasur disa gjera te mira edhe ajo kohe. Por jane disa sot qe me çdo kusht duan te na bindin se ajo kohe ka qene ferr dhe se tani kemi arritur ne parajsen demokratike!!! Kam vene re se ata qe kane perfituar me shume nga ajo kohe dhe i kane sherbyer me me devotshmeri xhelatit Hoxha jane sot me te terbuarit kunder saj.

    Reply to this comment
  33. DEGJO November 9, 01:01

    Nje cope ylli ky djale ! Gjynaf shume ca i beri atyre 4 te shkreteve por edhe cfar i beri vetes e familjes.

    Reply to this comment
  34. kimi November 9, 10:01

    AI VRAU ATE QE SI SHITI DROG?? TE GJITH NJESOJ SI AI QE ESHT GJALL DHE ATA QE VDIQEN BILES ATA QE VDIQEN NUK SHOHIN GJE DHE U VEN NJERZIT NE SHPI DHE U THON TE RONI VET PO LUIZA E SHKRETA E MERZITUR PER PIS DJAL SE NGUSHELLON NJERI??KESAJ I THON ME DJAL DHE PA DJAL

    Reply to this comment
  35. doda November 9, 10:43

    Po, po shume nga komentet jane te verteta dhe tregojne gjendjen e sistemit qe po perpiqemi te ndertojme. Kjo ngjarje nuk duket se eshte ashtu si e ka deklaruar prokuroria. Ndoshta jane fshehur fakte me dashje dhe deshiren e disave qe jane pjese e kesaj historie te dhimbshme. E dina ata, e din prokuroria qe mbyll cdo dite ceshtje te tilla ???????

    Reply to this comment
  36. Lea December 9, 01:30

    Ky djale kaq i bukur qe nen kujdesin qe presupozohet ti kushrontei ati,duhej te ishte ylli i ekrqneve tona…Por jo ai eshte viktime e sistemit tone te mbrapshte me antivlera,ku femijeve u jepen leke qe te vegje
    l dhe nuk mesojne si nxirre. Te ne ku femijet llastohen e nuk edukohen

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*