Çfarë i premtoi pornopolitikani shqiptar Kombëtares sonë nëse fiton me Rumaninë

June 17, 2016 22:00

Çfarë i premtoi pornopolitikani shqiptar Kombëtares sonë nëse fiton me Rumaninë

 

Menjëherë pas valës së premtimeve joshëse që disa pornostare kanë bërë për lojtarët e kombëtareve të tyre, që të dalin me sukses në ndeshjen e fundit kualifikuese në grupe, një premtim i ngjashëm ka ardhur edhe nga Shqipëria për kombëtaren e De Biazit.

Gojët e Liga thonë se pornopolitikani më i shquar shqiptar i ka premtuar ekipit kombëtar, që nëse fiton me Rumaninë, do t’u ofrojë çunave një leksion dy orësh mbi pornopolitikën. Në mesazhin që thuhet se i ka dërguar Kombëtares, dekani i pornopolitikës shkruan se “Kënaqësia që do të merrni nga unë, do të jetë më e madhe se vetë shija e fitores me Rumaninë”.

Vazhdon Mjeshtri: “Për shembull ty Xhani, do të të mësoj si t’i ndash në klane çunat dhe t’i vësh në sherre me njëri-tjetrin, pastaj do ndërhysh për të vendosur paqen duke imponuar rregullat e tua. Do kuptosh nga unë, si të ndërtosh dosje për secilin, me përgjime e video, me thënie ndaj njëri-tjetrit, me të bëra e të pabëra, që t’ja tundësh para surratit sa herë hedh vickla”.

Në vijim, pornopolitikani i drejtohet Lorik Canës: “Fitoni, Lorik, dhe unë do të të shpjegoj sesi duke patur vetëm tre-katër shokë e miq, të sundosh mbi 23-shen e ekipit. Mund të caktosh edhe një kapiten falso, që vetëm qesh dhe ndonjëherë trash zërin, por në fakt komandanti do jesh përsëri ti”.

Gojët e Liga mësojnë se pavarësisht mesazhit inkurajues dhe ofertës bujare, pornopolitikani ka vënë bast edhe për fitoren e kombëtares, edhe për humbjen e saj.

“Rëndësi ka të mos humbasësh asnjëherë shijen e fitores”, mësohet se është shprehur kryepushti i politikës.

 

***

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Ngjarjet dhe situatat janë të sajuara, mesazhi jo gjithmonë.

June 17, 2016 22:00
Komento

6 Komente

  1. Shaqja June 18, 00:44

    Paska qen i sinqerte. Ka premtu fiks ato gjona qe e cojne ne orgazem

    Reply to this comment
  2. DRENICAKU June 18, 09:58

    a hala po leh qeni a?!!!

    Reply to this comment
  3. Shoku Rrok i Druve, ne Londer June 20, 11:27

    PornoPORDHOTIKANI eshte bere si Pal Vata, po te keqen e Palit, para ketij Perbindshi, qe edhe diten, kur ta marre zoti ose robi, do t’i çojne rrasen e varrit nese ka vdeke apo jo, 1 ose 2 dite para te enjtave qe i perdhosi si gjithçka tjeter ne kete Shqiperi!

    Reply to this comment
  4. Dashamirwsi i jo tw tillwve June 20, 13:38

    S’mw besohe se Ai njeri do tw binte kaqw poshtw.
    Keq mw vjen njohur rininw e tij mes bjeshkwve..
    Mw mirw tw hestie sa bwrw gazi i botws-Be.-.bisha..

    Dashamirwsi i jo tw tillwve.

    Reply to this comment
  5. Tregu June 20, 15:40

    Sali Berisha i premtoi shqiptarëve që në rast fitoreje, vajza tij Arrita Berisha do të dalë topless me gjoksin jashtë.
    Në vend ka pllakosur trishtimi pas skenave makabre që shqiptarët që ju duhet të durojnë me premtimet e berishajve.

    Reply to this comment
  6. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... June 20, 19:33

    Salehi ka ne dore t’u coje cunave te kombetares per gojore Virgjereshen Armine dhe anetarin e LGBT per b*** se i jane trashur shume Shkerdhenin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*