Çfarë ishin argatët?

April 9, 2016 16:37

Çfarë ishin argatët?

I nderuar lexues!

Argatët ishin punëtorë krahu, kryesisht fshatarë të varfër që detyroheshin të punonin me mëditje sipas stinëve ose në mënyrë të përhershme, zakonisht në bujqësi dhe ndërtim. Në Shqipëri, në kushtet e sundimit osman, argatët shkonin për të gjetur punë brenda vendit ose në provinca të Perandorisë Osmane. Vinin sidomos nga trevat malore të varfra dhe pa burime ekonomike. Argatët organizoheshin në grupe të vogla dhe mëditjen e merrnin në natyrë ose në monedhë. Me lindjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve kapitaliste në trojet shqiptare, puna e argatëve u zgjerua më tej. Ata morën tiparet e proletarëve të fshatit dhe të qytetit.

 

April 9, 2016 16:37
Komento

3 Komente

  1. maks April 9, 16:49

    argatet jane te gjith punetoret qe punojn ne te zeze dmth gjysem skllever e njejta gjendje si esht sot ne shqiperi

    Reply to this comment
  2. Sulo April 10, 01:21

    Mos bre….i bere argatet proletare, marksiste, leniniste, bolshevie….ahhaahahah

    Reply to this comment
  3. Z/K April 10, 01:32

    Cdo pune e rende e pakualifikume asht pune ordinere.
    Argat ka te baje me profesionin e kerkuesit per pune ordinere sa mund te nxjerrin krahu i punes ne dite.Njikohesisht me termin argat matet dhe volumi i punes.Psh.per kositje duhen 10 argat te fort per ta kosite livadhin per 1 jave.Ose,A mune punove se ishte pune e veshtire.E kam nxjerr argatin hak.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*