Çfarë ishin Kanunnametë?

September 18, 2016 11:36

Çfarë ishin Kanunnametë?

I nderuar lexues!

Kanunnametë ishin përmbledhje ligjesh të Perandorisë Osmane që përmbanin normat themelore për rregullimin e regjimit feudal-ushtarak e të marrëdhënieve ekonomiko-shoqërore dhe që vlenin për gjithë shtetin, ose vetëm për krahina të veçanta. Gjatë shek.XVI u nxorën kanunnametë për sanxhakët e Shkodrës (1529, 1570), Vuçiternit (1530), Vlorës (1583), Elbasanit (1570), Prizrenit (1591) Ohrit (1613) etj. Këto konsakruan gjendjen e pronësisë tokësore, marrëdhëniet klasore midis spahinjve dhe fshatarëve, detyrimet feudale në dobi të spahinjve dhe të shtetit etj. Kanunnametë përmbanin edhe dispozita mbi rregullimin ushtarak dhe politik të sanxhakëve, mbi çmimet e prodhimeve bujqësore, mbi regjimin doganor etj.

September 18, 2016 11:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*