Çfarë ishin Kolonitë Shqiptare?

December 17, 2013 13:27

Çfarë ishin Kolonitë Shqiptare?

I nderuar lexues! Kolonitë shqiptare ishin ngulime shqiptarësh të mërguar jashtë Shqipërisë për arsye ekonomike dhe politike. Mërgimi ekonomik jashtë trojeve shqiptare, i filluar që para shek.XIX, mori përmasa gjithnjë e më të mëdha pas mesit të shek.XIX e në fillim të shek.XX dhe preku sidomos fshatarët e varfër të Shqipërisë së Jugut. Vendet ku u vendosën më shumë shqiptarë të mërguar, jashtë kufijve të Perandorisë Osmane, ishin në fillim Egjipti, Rumania, Bullgaria etj., e sidomos Shtetet e Bashkuara. Në këto vende ku numri i kurbetlinjve shqiptarë arriti në disa mijëra e dhjetëra mijëra veta, u krijuan me kohë kolonitë shqiptare.

December 17, 2013 13:27
Komento

1 Koment

  1. Ismail December 17, 22:54

    Jam i interesuar te di per eklipset e plota te diellit ne Shqiperi. Sidomos datat e ndodhjes se tyre ne shekullin 20.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*