Çfarë ishin kongreset arbëreshe për gjuhën?

April 8, 2015 15:26

Çfarë ishin kongreset arbëreshe për gjuhën?

I nderuar lexues! Kongreset arbëreshe për gjuhën ishin kongrese të arbëreshëve të Italisë në fund të shek.XIX për t’i shërbyer bashkërendimit të punës për problemet e gjuhës shqipe. Kongresi I u mblodh më 1.10.1895 në Koriliano Kalabro, me nismën e Jeronim de Radës. Në kongres u vendos të formohej një “Shoqëri kombëtare shqiptare”, e cila do të botonte një gazetë arbëreshe dhe do të lidhej me Shqipërinë. Kryetar i Shoqërisë u zgjodh Jeronim de Rada. Kongresi II u mblodh më 20.2.1897 në Ungër të Kalabrisë. Në kongres u vendos të kërkohej nga qeveria italiane që të hapej një degë e shqipes në Institutin Oriental të Napolit, të njihej zyrtarisht gjuha shqipe për arbëreshët dhe të përkrahej puna e atdhetarëve shqiptarë për përhapjen e arsimit e kulturës kombëtare në Shqipëri, duke bashkëpunuar për këtë me veprimtarët e Shqipërisë dhe të kolonive shqiptare në Rumani, Misir etj.

April 8, 2015 15:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*