Çfarë ishin kuvendet e Sinjës?

June 24, 2015 14:58

Çfarë ishin kuvendet e Sinjës?

I nderuar lexues! Kuvendet e Sinjës (1911-1912) ishin kuvende të çetave të Shqipërisë së Jugut ku u miratuan kërkesat kombëtare të kryengritjeve antiosmane. Kuvendi i korrikut 1911 shprehu solidaritetin me kryengritësit e Malësisë së Mbishkodrës dhe miratoi memorandumin e Greçës. Ai i korrikut 1912, në kohën kur kryengritja e përgjithshme antiosmane kishte përfshirë gjithë vendin, hartoi një memorandum në frymën e atij të Greçës, i cili iu dërgua sulltanit dhe Fuqive të Mëdha. Në të paralajmërohej Porta e Lartë se luftëtarët do të vazhdonin luftën në mal nëse nuk plotësoheshin kërkesat e tyre. Karakteri kombëtar i kërkesave të Sinjës dëshmonte se lëvizja në Shqipërinë e Jugut ishte ndarë tanimë nga opozita ushtarake turke me të cilën atdhetarët shqiptarë kishin bashkëpunuar për përmbysjen e qeverisë xhonturke.

June 24, 2015 14:58
Komento

1 Koment

  1. Shqipe September 21, 14:38

    Delegati me I ri I ketij kuvendi ka qene Muco Kapinova,
    Patriot e deshmor, I vrare nga tradhetari Zog.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank