Çfarë ishin SMT-të?

September 1, 2014 20:24

Çfarë ishin SMT-të?

I dashur lexues! Stacionet e makinave dhe traktorëve ishin ndërmarrje shtetërore në regjimin komunist, që u ofronin kooperativave bazën e mekanizuar për punimet bujqësore, traktorë, kombajna etj, dhe gjithashtu mirëmbanin këto makineri. SMT-të e para u ngritën në vitin 1947 në zonat fushore të vendit si Fier, Durrës, Shkodër, etj, dhe u shtrinë në gjithë vendin, paralelisht me kolektivizimin e bujqësisë nga regjimi. Në fillimet e veta, një SMT ndihmonte jo vetëm kooperativat por edhe ekonomitë individuale bujqësore të dëmtuara nga lufta, për t’i bindur “kokëfortët” që nuk donin të hynin në kooperativë për epërsinë e kësaj të fundit. Përgjithësisht, makineritë dhe pjesët e këmbimit importoheshin nga vendet e lindjes dhe Kina.

September 1, 2014 20:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*